Aksidentohet për vdekje fëmija 4 vjeç, makina largohet nga vendngjarja

March 8, 2018 17:38

Aksidentohet për vdekje fëmija 4 vjeç, makina largohet nga vendngjarja

 

Një fëmijë i mitur ka humbur jetën në një aksident tragjik në lagjen “Nr.13 Plazh” të qytetit të Durrësit.

Një automjet ka përplasur për vdekje fëmijën 4 vjeç me iniciale B.B., teksa ky i fundit po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Policia thotë se makina që përplasi 4-vjeçarin është tip Opel me targa zvicerane BE767006, ndërsa shoferi i saj është identifikuar me inicialet K.D. dhe është shpallur në kërkim.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Njoftimi paraprak i Policisë së Durrësit:

Më datë 08.03.2018, në lagjen Nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.s/dita

March 8, 2018 17:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*