Aksidentoi këmbësorët i dehur, SHKB prangos policin

April 1, 2014 08:57

Aksidentoi këmbësorët i dehur, SHKB prangos policin

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi mbrëmë punonjësin e policisë të rolit bazë, Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Rrogozhinë. Zeqo akuzohet për veprat penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Efektivi dyshohet se mbrëmjen e 29 marsit, në aksin rrugor Pompat-Çermë Sektor, Lushnjë, duke drejtuar automjetin me targë DR4134B, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur një grup këmbësorësh prej 5 vetash, duke dëmtuar dy prej tyre, D. M., dhe A. D. Pas marrjes së njoftimit për aksidentin e ndodhur është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore-proceduriale.

Pas kryerjes së alkool-testit rezultoi se Zeqo kishte konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara.

Materialet u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për hetime të mëtejshme

April 1, 2014 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim