Aksidentoi për vdekje fëmijën, arrestohet shoferi

September 25, 2016 11:19

Aksidentoi për vdekje fëmijën, arrestohet shoferi

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar për vdekje një fëmijë 8-vjeç, njofton sot policia e Elbasanit.

Sipas policisë, në pranga është vënë Xhevat Sula, banues në fshatin Thanasaj Lushnje.

“Duke drejtuar mjetin tip “Benz“ Kamionçinë me targa LU 6826 B, në fshatin Gjocaj Peqin, ka aksidentuar me pasojë vdekje S.B., 8-vjeç, banues në këtë fshat”, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

September 25, 2016 11:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*