Aksion antidrogë në Mirditë, dy në pranga dhe dy në kërkim

November 13, 2015 12:24

Aksion antidrogë në Mirditë, dy në pranga dhe dy në kërkim

Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata u arrestuan pasi u kapën me 15 kg drogë e llojit kanabis sativa.

Në pranga përfunduan Albert dhe Ded Mikeli, 25 dhe 59 vjeç nga Mirdita, ndërsa u shpallën në kërkim  27 vjeç dhe Algert Mikeli 22 vjeç.

Burime policore bënë me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas po kryenin  tregtimin e lëndës narkotike e cila ishte e paketuar dhe e presuar në 3 pako  gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan një automjet, 2 telefona, peshore si dhe mjete të tjera në interes të hetimit. Operacioni i koduar “Buon Giorno” u zhvillua në Mirditë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Dita/

November 13, 2015 12:24
Komento

1 Koment

  1. fteri November 13, 16:57

    *****Buon Giorno -Mirdite e kuqe ,droge dhe patate te suqura.Raki manaferre dhe mish ciapi me spece te kuqe , droge te mbjelle nga zabeli,te gjitha prodhime vendi ,jeta shume e lumtur kur te prangos polici.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*