Aksion i Interpol, arrestohen disa vrasës të huaj të fshehur në Prishtinë

July 18, 2018 21:55

Aksion i Interpol, arrestohen disa vrasës të huaj të fshehur në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë pasditen e së mërkurës në Prishtinë pas informatave se disa persona të huaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje janë fshehur në kryeqytet.

Sipas mediave në Kosovë, operacioni është duke vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa raportohet për disa të arrestuar.

Disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria”, ndërsa sipas policisë, operacioni ka për qëllim prangosjen e disa të huajve në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

“Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do të njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit”, tha më tej Hoxha për mediat kosovare.

a.s/dita

July 18, 2018 21:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*