Aksion në një nga zonat më problematike të Tiranës, 83 shoferë të gjobitur

March 7, 2018 11:59

Aksion në një nga zonat më problematike të Tiranës, 83 shoferë të gjobitur

Policia Rrugore e Tiranës, duke iu referuar ankesave dhe telefonatave të qytetarëve në numrin 112, thotë se shumica e tyre janë për vështirësitë e hasura në trafik, për shkak të parkimeve të gabuara.

Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën “Medar Shtylla”, zonë e njohur si Komuna e Parisit, e cila është një zonë problematike sa i përket vendeve të parkimit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

s.a/dita

March 7, 2018 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*