Aksionet “offshore”, Cameron: Fajësomëni mua!

April 9, 2016 13:50

Aksionet “offshore”, Cameron: Fajësomëni mua!

I ndodhur nën një presion të madh politik, mediatik por edhe nga publiku vendas, kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se “ai është fajtor për mënyrën sesi trajtoi çështjen e  aksioneve  në një fond offshore”, pronë e babait të tij, aksione që ai i kishte shitur përpara se të bëhej kryeminister në 2010.

Cameron deklaroi në një forum të konservatorëve britanikë se do të duhej ta kishte përballuar më mirë krizen e shkaktuar nga skandali i taksave të “Panama Papers”.

“Nuk ka qenë një javë e mirë dhe nuk duhet fajësuar askush tjetër veçse unë. Do të publikoj shumë shpejt dokumentat e pagimit të taksave, jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet pararendase, duke u bërë i pari kryeministër dhe lider politik që bën një gjë të tillë, që është gjëja e duhur”, tha Cameron.

Ndërkohë udhëheqësi laburist i opozitës, Jeremy Corbyn deklaroi se “kryeministri ka gënjyer publikun dhe ka humbur besimin e britanikëve”. Sondazhet tregojnë se sot shumica e britanikëve nuk i besojnë më si një javë më parë kryeministrit Cameron.

Një protestë u zhvillua  në Londër përpara ndërtesës së Kryeministrisë në Doëning Street.

Edhe pse ky skandal e ka dëmtuar rëndë imazhin e shefit të qeverisë britanike, besohet se ka pak gjasa që kjo të ndikojë në vazhimin e mandatit të tij si kryeministër. Gjithçla ndodhi për të në një kohë të gabuar, të cilën ai dështoi ta administrojë siç duhet në marrëdhëniet me publikun.

April 9, 2016 13:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*