Aksioni antiinformalitet, Ahmetaj: Barazi në treg

October 1, 2017 15:48

Aksioni antiinformalitet, Ahmetaj: Barazi në treg

Një ditë para fillimit të aksionit antiinformalitet, ministri i Financave u ka kërkuar autoriteteve tatimore të mos tolerojnë asnjë shkelje të ligjit.

“Është detyrë e administratës fiskale, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e Inspektoriatit të Punës që të reflektojnë në terren zbatueshmërinë shumë këmbëngulëse të ligjit, e një modesti maksimale në përqasje me qytetarët dhe me sipërmarrjen”, deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Kreu i Financave tha se qëllimi i aksionit nuk është të mbledhë më shumë parà në buxhetin e shtetit, por t’i shërbejë biznesit duke krijuar barazi në treg.

“Aksioni antiinformalitet ka kryesisht korsinë e edukimit dhe të komunikimit me tatimpaguesit dhe sigurisht të sondimit të zbatueshmërisë së ligjit në sektorë të ndryshëm, të cilët dalin në platformën tonë të menaxhimit të riskut, me risqe më të larta”, u shpreh më tej ministri Ahmetaj.

Ndaj, sipas tij, qeveria do të ndëshkojë çdo nëpunës të administratës fiskale, që penalizon pa të drejtë biznesin ose qytetarët.

October 1, 2017 15:48
Komento

8 Komente

  1. Luani56 October 1, 15:54

    Cdo transaksion duhet kontolluar e vertet. Qe nga veprimet ekonomike te bizneseve te medha e te vegjel deri tek individi dhe konsumatori final. Informaliteti duhet luftuar ne cdo qelize te tij. Suksese zoti minister.

    Reply to this comment
  2. Ana October 1, 15:55

    Kjo puna e burokracive eshte nje gje shume ebesdisur. Sa me shume te lehtesohen keto aq me mire do jet. Rrofsh qe po merr parasyshe edhe kete pike zoti Ahmetaj.

    Reply to this comment
  3. Miri October 1, 15:56

    Keshtu vashdo zoti Minister. Bravo

    Reply to this comment
  4. Elona October 1, 15:57

    Eshte koha qe cdo gje te shkoje ne vendin e saj dhe secili te paguaj aq sa I takon. Bravo Beni.

    Reply to this comment
  5. Arben October 1, 17:17

    O VLLA, MIRE KUQ E ZI-JA, KE BERE

    NDONJE PLACKE TE RULETA E TAIWANIT.

    Reply to this comment
  6. Fatjoni October 1, 17:37

    Sa me mire ta beje punen administrate aq me shume do jete gjate zhdukjes ky fenomen, prandaj keni bere nje pune goxha te mire qe I keni vene ne dijeni. Suksese nr luften kunder informalitetit.

    Reply to this comment
  7. Besjani October 1, 17:40

    Barazia ne treg do te thote zhdukje e informalitetit. Suksese minister

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*