Aksioni i Policisë Rrugore, 1000 gjoba në dy ditë

January 14, 2018 14:39

Aksioni i Policisë Rrugore, 1000 gjoba në dy ditë

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të shpejtësisë sidomos në qendrat e banuara, por edhe në autostradën Tiranë – Durrës e anasjelltas, për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për ata që drejtojmë mjetin pa Leje Drejtimi.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në përdorimin e rripit të sigurimit, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në përdorimin e kaskës mbrojtëse për motoçikletat, në automjetetet me xhama të errësuar, parakalimet e gabuara, lëvizjet në sens të kundërt, apo mangësi të tjera.

Në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:

37 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur si dhe 1 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 994 masa administrative, nga këto:

• 68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit.

• 95 masa për parakalim të gabuar

• 107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit

• 6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit

• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse

• 659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.

Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë me të njëjtin intensitet kontrollet me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, duke bërë më të sigurt rrugën për përdoruesit e saj.

January 14, 2018 14:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*