Aksioni i Policisë Rrugore

August 7, 2016 13:04

Aksioni i Policisë Rrugore

Policia Rrugore ka nisur këto ditë një aksion i cili synon të rrisë sigurinë në rrugë.

Gjatë 48 orëve të fundit nga efektivat e policisë të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke ushtruar kontroll me Dragera dhe Radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor dhe konkretisht:

Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e akoolit.

11 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë dërguar në OASH, 24 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, xhama të zinj, shkelje semafori, kontroll teknik, lëvizje në sens të kundërt etj.

Janë bllokuar 6 automjete për mungesë të dokumentacionit dhe për mos shlyerje të mbi 5 masave administrative.

Janë vendosur 67 masa administrative për rrip sigurimi dhe përdorim celulari, etj.

Gjithashtu po gjatë fundjavës janë këshilluar shumë drejtues mjeti për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Aksioni do të vijojë dhe në ditët në vazhdim.

August 7, 2016 13:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*