Aksioni i ujit/ Kontrollohen 1400 biznese, nga 1 marsi kontrolli edhe për familjarët

February 18, 2018 12:26

Aksioni i ujit/ Kontrollohen 1400 biznese, nga 1 marsi kontrolli edhe për familjarët

Dy javë nga nisja e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit, në të gjithë kryeqytetin janë verifikuar më shumë se 1400 subjekte private biznesi.

Grupet Task-Force me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë vijuar aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Çdo ditë grupet e Task-Forcës kryejnë një numër të madh verifikimesh në terren, ndërsa në 25 raste subjektet shkelëse të ligjit janë shoqëruar në polici.

Falë këtij aksioni që për Bashkinë e Tiranës ka nisur që në muajt e verës, por edhe fushatës sensibilizuese në sportelet e UKT-së lidhen afërsisht 2500 kontrata të reja çdo muaj.

Ndërkohë ajo që ka rëndësi për konsumatorët familjarë është se mbeten afërsisht edhe 10 ditë që ata të mund të bëjnë lidhjen e kontratës me UKT duke formalizuar kështu lidhjet e paligjshme të ujit.

Kjo pasi prej datës 1 Mars do të nisë aksioni i verifikimit edhe për të gjithë abonentët privat familjarë dhe të gjithë ata që kanë një lidhje të paligjshme uji përveç prerjes së saj, do të përballen dhe me masat ligjore.

o.j/dita

February 18, 2018 12:26
Komento

1 Koment

  1. info analitike February 18, 16:44

    Kete radhe KLSH duhet te kontrolloje UKT-ne dhe Bashkine per rritjet e pajustikueshme te ujit. Kush paguante rreth 12 mije leke te vjetra fature uji ne 2015 sot paguan mese 20 mije leke te vjetra per te njejtat sherbime ku nuk eshte bere asnje permiresim. Shto ketu shitjen abuzive te matesave te ujit gjysme polesh te vilet kushtojne 3-4 dollare me shumice nderkohe qe keta ia shesin abonenteve me 42mije leke te vjetra. Punojne hajdutet e lali Dhjerit nderkohe qe ai ben show me mbjedhje pemesh qe ti hedhe hi syve ndonje budallai si Neti qameti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*