Aksioni në Dukagjin në ditën e dhjetë, arrestohet një tjetër kryeplak, korren 12410 rrënjë hashashi

August 31, 2014 08:57

Aksioni në Dukagjin në ditën e dhjetë, arrestohet  një tjetër kryeplak, korren 12410 rrënjë hashashi

Aksioni i policisë hyri dje në ditën e tij të dhjetë, ndërsa është shtrirë që në orët e para të mëngjesit me kontrollin në disa zona të thella të komunës Pult, Shalë dhe në një zonë të komunës Shkrel. Gjatë ndërhyrjes u ndalua Marash Martini, 64 vjeç, kryeplak i fshatit Nicaj, komuna Shalë, për akuzën “shpërdorimi detyre” dhe “moskallëzim të krimit”, pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë për identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis. Dje janë angazhuar 4 grupe kontrolli, në përbërje të të cilëve janë 75 punonjës policie të forcave operacionale. Transporti i këtyre forcave për në vendet ku do të kontrollohen, është bërë me 7 automjete. Deri tani janë arrestuar në Dukagjin 3 kryepleq fshatrash në Bruçaj, Plan dhe Nicaj, si të dyshuar dhe 3 anëtarë të grupit të zjarrit, që sulmuan policinë dhe helikopterët me armë. Terreni i operacionit mbetet ende i vështirë, por sipas policisë kanë mbetur edhe fare pak zona për monitorim. Ditën e djeshme u bë i mundur identifikimi i 34 parcelave, në të cilat ishin kultivuara 12410 rrënjë hashashi. Në total janë asgjësuar në këtë qark mbi 130 mijë bimë kanabisi.

August 31, 2014 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*