Aksioni opozitar, Basha bën thirrje nga Fieri për protesta

January 6, 2018 12:48

Aksioni opozitar, Basha bën thirrje nga Fieri për protesta

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Fier me rastin e 27-vjetorit të themelimit të degës. Lideri demokrat ka deklaruar se beteja e opozitës do të vijojë, pasi e gjitha qeveria është e kapur nga krimi. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestat që opozita pritet të nisë në fillim të këtij viti.

I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetarëve t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se të nesërmen do ta ndërtojmë në vend.

Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22 vjecarin që ndërpreu jeteë për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin” deklaroi ai.

Basha akuzoi se Tahirit iu kthye pasaporta dhe Sota u lirua, menjëherë pasi Rama zgjodhi kryeprokuroren e re Arta Marku. “Menjëherë pas emërimit të Ramës Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij.

Rama bëri fushate 1 vit duke akuzuar opozitën se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kanë jetike pengimin e reformës së vërtetë në drejtësi. Por ne nuk do ta lëmë vendin peng të korrupsionit, të krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete” deklaroi Basha.

January 6, 2018 12:48
Komento

2 Komente

  1. Toger Lukashi January 6, 14:54

    Po pse ore legen prokuroria e kthen pasaporten apo gjykatat e Saliut!?
    Me dizinformim do ua hidhni shqiptareve?
    Ku kerkon ti terheqesh shqiptaret? Tek interesat e Rusise sty ku jeni falur ju plehrat qe i trembeni reformes ne drejtesi?
    Provuat nje here destabilitetin me cadren dhe nuk e arritet dot!
    Provuat me Sali Lushen destabilitetin per te realizuar skenarin maqedonas per te penguar zgjedhjen e kryeprokurores se perkohshme per te ruajtur Llallen me cdo kusht se ju sherbente dhe nuk e arritet dot!.
    Akoma nuk keni hequr dore nga destabiliteti i vendit nga frika e reformes dhe jeni ne nje linje me ruset te cilet kerkojne te njejten gje ne Ballkan vetem qe mos bjere nen influencen e SHBA dhe NATO.
    Nuk eshte rastesi qe te gjitha portalet prane opozites dhe media e kazanit botojne deklaratat e ministrit te jashtem rus.
    Jeni ne nje linje me ta kunder interesave te shqiptareve per integrim.
    Jeni kthyer ne te keqen me te madhe qe pengon hapjen e negociatave. Sebashku me bushtren Monike vetem per ti shpetuar drejtesise nga zullumet 25 vjecare te qeverisjes suaj.
    Por askush prej shqiptareve nuk i bashkohet thirjes suaj antishqiptare.
    Me gjithe difektet e kesaj qeverie jeni opozite pa kauz dhe mbi te gjitha pa moral.

    Reply to this comment
  2. Jimi January 6, 19:13

    Duhet degjuar ky drejtori PD-s!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*