Aksioni për mbjelljen e pemëve në fazë intensive, i bashkohen nxënësit e shkollave dhe banorët e lagjeve
Nga Arkiva
Aksioni për mbjelljen e pemëve në kryeqytet ka hyrë në një fazë intensive.
Kur mbeten edhe më pak se 1 muaj nga 21 marsi, Dita Botërore e Pyjeve, këtij aksioni i janë bashkuar tashmë thuajse të gjitha institucionet arsimore duke filluar që nga kopshtet e deri te gjimnazet ashtu edhe qytetarë të ndryshëm që kanë vendosur që ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë.
Kështu, fëmijët e shkollave të ndryshme të qytetit i janë bashkuar aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e fidanëve të rinj, duke krijuar jo vetëm një mjedis më të shëndetshëm në shkollat e tyre, por njëkohësisht edhe duke edukuar me një mentalitet të ri për t’u kujdesur për mjedisin dhe për pemët.
Paralelisht në zona të ndryshme të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me administratorët e zgjedhur të pallateve dhe banorët po shtojnë gjelbërimin edhe në hapësirat mes lagjeve ashtu edhe në rrugët e reja.
a.s/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento