Aksioni për uji/ Verifikohen 105 biznese dhe shoqëron 3 persona. Masa për tre punonjës të kapur në shkelje

February 6, 2018 18:37

Aksioni për uji/ Verifikohen 105 biznese dhe shoqëron 3 persona. Masa për tre punonjës të kapur në shkelje

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kanë vijuar në terren aksioni për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm nga bizneset, me synim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

 Nga puna e bërë në terren vetëm në datat 5 dhe 6 shkurt, Task-Forca ka mundur të bëj verifikimin për 105 subjekte që ushtronin aktivitet biznesi. Nga verifikimet e kryetar të kontratave dhe ujëmatësve janë konstatuar disa raste shkeljesh. Për rrjedhojë është bërë shoqërimi i tre personave për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në matësa.

 Burime pranë Task-Forcës kanë bërë të ditur se gjatë aksionit të këtyre dy ditëve janë marrë masa edhe ndaj tre punonjësve të kapur në shkelje. Këta punonjës faturonin ujin në mënyrë abuzive dhe duke anashkaluar detyrimin për të pajisur subjektet me ujëmatës.

 Aktualisht procesi i verifikimit të lidhjeve të paligjshme nga grupet e Task-Forcës po vijon në të gjithë qytetin, me qëllim ndalimin e abuzimeve me ujin e pijshëm në kryeqytet. Ndërkohë, konsumatorët familjarë kanë afat deri më 28 shkurt për të vendosur lidhje të ligjshme dhe për të nënshkruar kontratat e reja me UKT. e.k/dita

February 6, 2018 18:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*