Akt-marrëveshja për zgjedhjet vendore 2015, Duka kërkon zbatimin e saj nga PD brenda dhjetorit

December 10, 2015 14:47

Akt-marrëveshja për zgjedhjet vendore 2015, Duka kërkon zbatimin e saj nga PD brenda dhjetorit

Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, njëherësh deputet Agron Duka, i shoqëruar edhe nga dy nënkryetarët e PR-së Alfred Deshati dhe Arian Madhi zhvilluan një takim me drejtuesit lokalë të Partisë Republiknë në Shkodër.

Gjatë takimit në fjalë drejtuesit vendore ngritën shqetësimin për riorganizimin partisë për tju përshtatur edhe ndarjes së re territorial.

Kryetarët e degëve u shprehen gjithashtu se nga viti në vit rezultati zgjedhor i Partisë Republikane ka shënuar rritje, por sipas tyre duhet punuar më shumë në drejtim të orgazimit të të rinjve dhe grave.

Po ashtu ata u shprehen se duhet vijuar bashkëpunimi me Partinë Demokratike, duke parë edhe zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes palëve për zgjedhjet vendore por edhe duke kërkuar të tjera pika të përbashkëta për përmirësimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas dëgjimit të analizës së barë nga drejtuesit lokalë, në një përmbledhje të konkluzioneve, kryetar i Asamblesë së Partisë Republikanëve, Agron Duka tha se “Duhet të fillojë menjëhetë aktivizimi forumit të të rinjve dhe grave. Kjo është një pika shumë e fuqishme ku duhet të mbështetemi. Dhe këto organizma duhen vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë. Gjatë kësaj mbledhje doli problem i organzimit. Edhe unë mendoj po kështu si ju. Nuk duhet të këte funksione të mbivendosura”.

Gjatë fjalës së tij, Duka tha se brenda këtij muaji do të zhvillojë një vizitë në bashkinë Shkodër sëbashku me një deputet të Partisë Demokratike për të parë nivelin e realizimit të marrëveshjes parazgjedhore.

Partia Republikane është forcë e dytë më e madhe opozitare në vend, një aleat i fuqishëm i Partisë Demokratike. Si e tillë ne jemi të hapur si forcë politike për prurje të reja dhe solide. Siç edhe mund të kuptohet ne po mundohemi t’i japim një frymëmarrje. PR është e hapur të jetë në gjirin e saj profesionistë, biznesmenë, dhe ekspertë të fusha të ndryshme”, tha Duka.

December 10, 2015 14:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*