Akti final i Helsinkit dhe pika që u hartua enkas për Shqipërinë në 1975

June 8, 2018 13:37

Akti final i Helsinkit dhe pika që u hartua enkas për Shqipërinë në 1975

 

 

Si një njohës shumë i mirë i historisë së marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, Prof. Micheletta u bën një analizë interesante dhe ka një mendim të qartë për ata që e udhëhoqën Shqipërinë komuniste deri në rrëzimin e atij regjimi. Sipas tij, rënia e regjimit komunist në Shqipëri ishte i pashmangshëm, pasi ra perandoria komuniste në lindjen evropiane.

Profesori i La Sapienza-s mendon se Enver Hoxha megjithëse ishte një komunist dhe diktator, ishte një politikan i mprehtë dhe gjatë regjimit të tij janë shënuar arritje që nuk duhen mohuar. Në këtë prizëm ai vlerëson edhe rolin e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, fundin e të cilit e quan enigmatik dhe ngre disa pikëpyetje. Opinioni i tij për pasardhësin e Enverit, Ramiz Alinë, si njeriun që udhëhoqi tranzicionin nga diktatura në demokraci, që shmangu gjakderdhjen dhe që ishte njeriu që vuri i pari në tavolinën e italianëve çështjen e Kosovës në vitin 1991… Për Sali Berishën thuajse nuk thotë asgjë, duke u mjaftuar me fjalët se “ai është botë tjetër”, por gjesti që bën kur shqipton këto fjalë, tregon se opinioni i tij është negativ për të dhe nuk e zgjat.

Ai mendon se Jugosllavia u shpërbë si rrjedhojë e një lufte të përgjakshme. Shqipëria, nga ana tjetër, ka përjetuar një fazë më pak të dhimbshme, por shumë më problematike, në të cilën Italia luajti një rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve liberale e demokratike. Me këtë rast Prof. Micheletta, ndërsa evidenton përparimet që janë bërë gjatë këtyre viteve, flet edhe për arsyet e vonesës së integrimit të vendit në BE.   

Ai evidenton sjelljen shumë miqësore të Italisë ndaj Shqipërisë pas vitit 1990 dhe ndihmën e shumanshme që ajo ka dhënë për rimëkëmbjen e institucioneve demokratike, të ekonomisë dhe të stabilitetit në vend. Në këtë studim analizohen sjelljet e qeverive, të opinionit publik dhe të forcave politike italiane drejt eksodit, luftërat e dhunshme, si dhe skandalet e polemikat që karakterizuan tranzicionin e Shqipërisë e cila ishte në kërkim të lirisë dhe demokracisë.

Intervistuan Entela Resuli dhe Xhevdet Shehu

(Vijon nga numri i kaluar)

Prof. Luca Micheletta

– Profesor Micheletta, ju thatë se pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe largimit të sovjetikëve nga baza e Vlorës, siguria e Shqipërisë i është besuar perëndimorëve. Sa i argumentuar është ky arsyetim?

– Ua thashë që Perëndimi mori frymë i lehtësuar pas largimit të sovjetikëve nga Vlora. Ne harxhonim miliarda dollarë për të përballuar një luftë të mundshme.  Italia ndodhej më pranë rrezikut. Unë them se pas prishjes me rusët, Shqipëria “filloi të rrëshqiste” nga Perëndimi. Për Shqipërinë rreziku më i madh në atë kohë vinte nga Bashkimi Sovjetik që drejtohej nga Brezhnjevi. Prandaj dhe theksova se siguria e Shqipërisë në atë kohë i është besuar perëndimorëve. Hoxha dhe Shehu e dinin shumë mirë këtë këtë fakt, pavarësisht  gjuhës së ashpër që përdornin kundër Perëndimit. Në vitin 1968 Shqipëria denoncoi Traktatin e Varshavës dhe doli nga ai traktat. Ky ishte një gjest i madh, por duhet ta dini se kjo ndodhi nga që Tirana kishte mbështetjen e Perëndimit.

– Po pse atëherë Perëndimi dhe sidomos Italia nuk bënë më shumë për Shqipërinë, ashtu sikurse bënë me Jugosllavinë, kur Titoja u prish me Stalinin?

– Për këtë ka shumë arsye dhe problemi është shumë kompleks. Ne si Itali kishim marrëdhënie normale diplomatike me Shqipërinë por… vetëm kaq. Nuk mund të bënim më shumë për shkak të ligjeve të vendit, për shkak të izolimit të Shqipërisë komuniste. Pastaj Shqipëria preferoi të lidhte një miqësi të ngushtë me Kinën e Maos dhe pastaj u prish me të kur Kina u afrua me amerikanët. Kjo ndodhi pas vitit 1968-‘69 kur kinezët filluan të afrohen me amerikanët. Pas këtij viti kinezët kanë filluar të kenë raporte shumë të mira gjithashtu me Jugosllavinë dhe me Rumaninë, gjë që nuk u pëlqente shqiptarëve. Kinezët dhe amerikanët donin të mbështesnin vendet që ishin kundër Bashkimit Sovjetik: Rumania, Jugosllavia etj. Kjo, natyrisht ndryshon pozicionin e Shqipërisë, pasi nuk është më vendi i vetëm ku shkon vëmendja e Kinës, si më përpara, pasi Kina bën një politikë evropiane. Ka marrëdhënie diplomatikë me Italinë në vitet 1970, marrëdhënie diplomatike me Greqinë në vitin 1972  dhe kështu Shqipëria nuk është me vendi i vetëm nga ku kinezët shohin, pasi tashmë në Mesdhe kanë shumë raporte. Dhe këtu çfarë bëjnë shqiptarët? Qëndrojnë të izoluar. Pranojnë një realitet i cili është i vështirë për t’u pranuar, që siguria e tyre vjen nga ana e NATOS.

– Po Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu ishin të ndërgjegjshëm për këtë, e kuptonin këtë situatë?

– Unë nuk e di, por mendoj që po. Mendoj se ishin mjaft inteligjentë, dinakë dhe të aftë në politikë për të kuptuar këtë gjë, edhe pse nuk mund ta pranonin, pasi ishte që armiqësi ideologjike me perëndimin.

Por nga këndvështrimi i sigurisë dhe politikës ndërkombëtare, nuk ka dyshim dhe nuk është e vështirë të nënkuptohet që dalëngadalë Shqipëria rrëshqet drejt perëndimit. Mbi të gjitha kur kinezët, në gjysmën e viteve ’70 nuk kanë më raporte të privilegjuara më Shqipërinë. Kush e mbron Shqipërinë në këndvështrimin ndërkombëtar?  Perëndimi, NATO, edhe pse nuk janë aleatë me Tiranën, medje janë si të themi armiq. Pse e bëri Perëndimi këtë? Sepse edhe perëndimi kishte interes që rusët të mos vinin në Adriatik. Frika e tyre më e madhe në atë kohë ishin rusët, sovjetikët. Kishin frikë se sovjetikët ndërhyjnë në Shqipëri duke kaluar nga Jugosllavia.

Nëse Jugosllavia shkatërrohej, për shkak të kroatëve, serbëve, luftës… rusët vinin në Kosovë. Ndaj kjo ishte frika që kishin shqiptarët. Kështu që në këtë periudhë, në vitet ’60-’70 italianët,  shqiptarët, kinezët dhe amerikanët bashkëpunojnë për të mbështetur Jugosllavinë. Jugosllavia duhej të ekzistonte. Pasi nëse shkatërrohej Jugosllavia, vijnë rusët, për ne italianët vijnë në Trieste. Për ju shqiptarët vijnë në Kosovë. Dhe kjo zgjat deri në fund të Luftës së Ftohtë. Edhe për Shqiptarët ishte e rëndësishme që Jugosllavia të qëndronte në jetë edhe pse sipas saj janë të këqij, dhe pse Enver Hoxha urren Titon, por qëndrimi i saj duhet pasi ekzistonte një rrezik më i madh nëse ajo shkatërrohej, që ishin rusët.

– Pra me këtë mund të “justifikohen” bunkerët për t’u mbrojtur nga armiqtë?

Natyrisht. Ndaj regjimi shqiptar, në fund e dinte që për sigurinë e Shqipërisë, jo vetëm që janë të nevojshëm bunkerët, një ushtri e mirë, por duhet të ketë një mbrojtje apo siguri ndërkombëtare, që nuk mund të vij veçse nga NATO-ja. Po, roli i bunkerëve që u ndërtuan gjatë regjimit ka qenë për të mbrojtur vendin nga të gjithë armiqtë potencialë. Por duhet ditur që në politikën ndërkombëtare kanë rëndësi fuqitë e mëdha, ka rëndësi NATO. Kështu që Shqipëria mund të mbrohet me ushtri, por ka nevojë për një ndihmë të fortë ndërkombëtare. Dhe kjo ndihmë ishte NATO. Edhe pse Shqipëria fliste kundra imperialistëve, për diplomacinë italiane është e qartë që pas vitit 1968, armiqtë e Shqipërisë ishin rusët, jo amerikanët, amerikanët ishin vetëm armiq ideologjikë. Edhe italianët kishin frikë nga rusët, pasi nëse rusët vinin në Shqipëri, vinin në Vlorë që ishte pikë strategjike dhe e rëndësishme për Italinë. Të gjithë dukeshin të kënaqur që Shqipëria qëndronte e izoluar, që nuk kish me marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik, pasi kjo ishte garancia e sigurisë për perëndimin.

-Sipas jush, sa e pranonte Enver Hoxha këtë situatë?

– Unë mendoj që e kuptonte. E pranonte apo jo, nuk e di, por e kuptonte, pasi ishte një burrë me eksperiencë politike dhe dinte të bënte politikë.

-E keni studiuar figurën e Enver Hoxhës, si e vlerësoni atë?

– E kam studiuar nga raportet që shkruajnë diplomatët italianë apo gazetarë të ndryshëm, ka gjithashtu edhe dokumente interesante nga amerikanët për të. Pasi amerikanët e ndiqnin Shqipërinë dhe kishin informacion nga CIA, nga Ambasada Amerikane e  Beogradit, nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe kishin informacione nga Konsullata Amerikane në Hong Kong. Sepse amerikanët nuk kishin marrëdhënie diplomatike me Kinën deri në vitin ’78, por ata kishin konsullatën.

-Çfarë thonë këto të dhëna?

– E dinë dhe e pranojnë që Enver Hoxha është një komunist, pasi kemi realitetin e luftës së klasave. Ishte një diktator. E pranojnë këtë realitet. Dënojnë diktaturën. Por dua të nënvizoj se për perëndimorët ishte më mirë Enver Hoxha se sa rusët në Shqipëri. Pasi Shqipëria garantonte mbrojtjen e perëndimit. Kjo është e rëndësishme, pavarësisht se nuk thuhet me zë të lartë.

-Kishte ndonjë gjë pozitive Hoxha?

– Në dokumentet italiane kam lexuar që regjimi shqiptar ka qenë i aftë t’u japë shqiptarëve një shpirt atdhetar, duke organizuar ushtrinë shqiptare. Janë të gjithë të bindur që, nëse do të kishte ndonjë sulm apo luftë, shqiptarët do të luftonin kundër pushtuesit, me disiplinë, kjo është një përshtypje që dokumentet japin. Regjimi ka shumë pika negative, por ka organizuar dhe disiplinuar popullin shqiptar duke vendosur kulturën apo etikën e shtetit dhe shpirtin nacional. Janë shënuar arritje të konsiderueshme në atë kohë dhe ju i dini se cilat janë ato. Ato arritje nuk duhen mohuar, edhe pse ndodhën në kohën e diktaturës.

– Si e konsideroni “vetëvrasjen” e Mehmet Shehut në vitin 1981?

– Nuk e di. Nuk kam asnjë ide të saktë dhe përfundimtare. Nuk e di ç’ ka qenë, vrasje, vetëvrasje apo asistim në vetëvrasje!

Ndoshta duhet bërë një biografi për Mehmet Shehun, i cili ishte një emër i rëndësishëm i regjimit,  po aq sa Enver Hoxha e ndoshta edhe më shumë se sa ai. Pasi është Shehu që ka qeverisur dhe drejtuar vendin. Ai ka qenë krahu i djathtë i Enver Hoxhës dhe ka pasur një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe politike. Ka qenë në luftën civile të Spanjës bashkë me komunistët italianë dhe ka qenë komandant batalioni. Ka qenë udhëheqësi më i suksesshëm i njësive ushtarake në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ka qenë kryeministër për 28 vjet. Ju mbase e dini më mirë të vërtetën e eliminimit të Shehut…

– Pas vitit 1990 kemi një etapë të marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë dhe me Perëndimin. Si e shikoni ecurinë e këtyre marrëdhënieve deri më sot?

– Është e vërtetë. Kam parasysh këtu edhe operacionet ushtarake dhe për ndihma humanitare si Alba dhe Pelikan. Italia i është ndodhur shumë pranë Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Edhe duke prindur mijëra refugjatë në Itali, të cilët tashmë mendoj se janë natyralizuar. Pas fundit të Luftës së Ftohtë, fillon miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë. Më përpara kishin një raport të afërt politik dhe armiqësi ideologjike. Nga një anë demokracia, kapitalizmi dhe nga ana tjetër komunizmi. Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë lindi nga ndihma që dhanë italianët, që do të thotë perëndimi apo anëtarët e NATOS. Ka një pikë ku italianët dhe shqiptarët nuk janë dakord dhe ky është problemi i Kosovës, por kjo, jo sepse italianët nuk mendojnë se shqiptarët dhe kosovarët nuk duhet të kenë autonominë, por sepse janë kundër luftës. Problemin e Kosovës e hap Ramiz Alia, i cili vjen në Romë në vitin 1991 dhe u shpjegon italianëve që, nëse Jugosllavia shpërbëhet, Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë. Për këtë italianët kanë frikë, pasi sipas tyre vendet duhet të bashkohen të gjitha në Bashkimin Evropian. Kjo është një pikë ku italianët dhe shqiptarët nuk bien dakord. Dua të them që Ramiz Alia ishte i pari që erdhi në Itali dhe vendosi në tavolinë problemin e Kosovës. Bëri një politikë kombëtare.

-Keni ndonjë opinion për Alinë?

– Po, nga ajo që rezulton nga dokumentet italiane, gjykimi është pozitiv. Është një burrë që ia doli të udhëhiqte tranzicionin drejt demokracisë pa grusht shtetit apo ndërhyrje ushtarake. Ndaj u përshtat kushteve të reja në tranzicion. Shmangu një gjakderdhje të mundshme.

-Çfarë mendoni për Sali Berishën?

– Qëndrojmë më mirë te Ramiz Alia, pasi Berisha është botë tjetër. Edhe pse janë komunistë të dy, e dimë këtë, por kanë ndryshuar kohërat dhe ata janë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri.

– Po për integrimin e Shqipërisë në BE, ç’mendoni?

– Është i pashmangshëm. Kanë kaluar kaq vite që flitet, janë kaluar shumë vështirësi, por kjo do të ndodhë. Shqipëria është pjesë e Europës dhe Europa ka nevojë për Shqipërinë. Italia e mbështet fort këtë integrim dhe unë jam optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Koha se kur do të bëhet vend anëtar i BE-së varet më shumë nga shqiptarët, por edhe nga qëndrimi i disa vendeve të BE-së që janë kundër zgjerimit.

***

Aleanca e heshtur mes Italisë dhe Shqipërisë

Pas pushtimit të Çekosllovakisë dhe shpalosjes së doktrinës Brezhnjev, shtetet komuniste si Rumania, Jugosllavia dhe Shqipëria “disidentë” ndaj Bashkimit Sovjetik i frikësoheshin një pushtimi nga ana e shteteve të Paktit të Varshavës.

Regjimi komunist shqiptar kishte frikë ndaj kërkoi ndihmë nga Kina, por Kina e cila edhe vetë i frikësohej Bashkimit Sovjetik u afrua me SHBA-në dhe vende të tjera të NATO-s. Vihet re një hapje e Kinës ndaj SHBA-së dhe në 1972 presidenti Nikson zhvilloi një vizitë në Pekin. Gjithashtu Kina forcoi raportet e saj me vende të tjera europiane, anëtare të NATO-s: me Italinë lidhi marrëdhënie diplomatike në 1970, me Turqinë në 1971, me Greqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë Perëndimore në 1972. Pra Kina po bënte politikë në Europë dhe në Mesdhe.

Politika e Kinës në Europën Komuniste pas 1968 kishte si synim të forconte gjithë vendet komuniste që kundërshtonin Moskën, pra jo vetëm Shqipërinë, por edhe Jugosllavinë dhe Rumaninë. Shqipëria nuk ishte më miku i vetëm i Republikës Popullore Kineze. Studimet interesante të Ylber Markut tregojnë se ishin kinezët që e shtynin Enver Hoxhën drejt çtensionimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe Greqinë.

Gabimi politik i Enverit

Pas vitit 1968, Kina ndoqi në Ballkan të njëjtën politikë që kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara dhe Italia pas prishjes së marëdhënieve mes Titos dhe Stalinit në vitin 1948: ruajtjen e status quo-së për të mos i dhënë mundësi BS të zgjeronte përsëri ndikimin e tij në Ballkan dhe në Adriatik, duke vënë sërish nën kontroll regjimet komuniste të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Pas 1948 Titua përfitoi nga situata e krijuar duke u shndërruar në një klient të Perëndimit dhe duke përfituar ndihma të shumta ekonomike megjithëse vazhdonte të ishte një vend komunist. Ndërsa Enveri pas prishjes së marrëdhënieve me BS në 1961 e la veten në duart e Kinës. Edhe  kur raportet me Kinën u ftohën nuk pati aftësinë të përfitonte nga situata për të kaluar në bllokun perëndimor, ku në fakt u gjend, megjithëse qëndroi komunist siç bëri Titua në 1948. Ky qe një gabim i madh, nëse do ta kishte bërë do të kishte ndryshuar sadopak historinë e shqiptarëve. Do të ruante diktaturën komuniste, por do të përmirësonte kushtet e jetesës së shqiptarëve me ndihmën e Perëndimit. Kjo mund të shpjegojë edhe luftën brenda PPSH-së mes Mehmet Shehut dhe Enverit.

Për Italinë dhe NATO-n ishte një fat i madh që Enveri i largoi sovjetikët dhe forcat e tyre ushtarake nga baza e Pashalimanit në 1961 dhe për ta ishte e rëndësishme që sovjetikët të mos ktheheshin më  për të vënë nën kontroll Shqipërinë. Ja pse lindi një marrëdhënie e cuditshme mes Italisë dhe Shqipërisë që unë e kam quajtur aleanca e heshtur. Italinë dhe Shqipërinë i ndante kujtimi i të shkuarës dhe pushtimi fashist, ishin dy sisteme politike të ndryshme, njëra demokraci liberale dhe tjetra diktaturë socialiste, Italia ishte në kampin e imperialistëve filo-amerikanë, ishte anëtare themeluese e NATO-s por nga ana tjetër Italinë dhe Shqipërinë i lidhte pas 1961 interesi i përbashkët për të luftuar Bashkimin Sovietik dhe sic dihet interesi i përbashkët nganjëherë është më i fortë se miqësia.

Enveri kishte dy armiq ideologjikë, SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik. Por pas 1961 armiku I vërtetë do të ishte BS dhe komunistët sovjetikë. Hoxha kishte frikë nga komunistët sovjetikë pasi I njihte mirë metodat e tyre të paskrupull dhe mënyrën e tyre të të menduarit ndaj kundërshtarëve. Ishin të njëjtat metoda dhe e njëjta mënyrë të menduari si të tijat.Për këtë arsye kishte më shumë frikë prej tyre sesa prej amerikanëve apo italianëve.

Italia dhe Shqipëria bashkëpunuan për të konsoliduar Jugosllavinë, e cila prej 1968 përjetonte një krizë të brendshme të rëndë për shkak të përplasjeve mes kombësive. Në 1968 ngritën krye edhe shqiptarët e Kosovës  dhe në 1971 u arrit në të ashtuquajturën pranvera e Zagrebit, që është kryengritja e komunistëve kroatë kundër Beogradit dhe regjimit të Titos.

Italia (dhe NATO-ja) kishin frikë se nëse Jugosllavia përfshihej nga një luftë civile mund të ndërhynin trupat e Paktit të Varshavës për të rivendosur rendin. Italianët (dhe NATO) do të gjendeshin me sovjetikët në kufijtë e tyre (Trieste). Hoxha kishte të njëjtën frikë. Nëse do të shpërbëhej Jugosllavia dhe do të vihej nën kontrollin ushtarak të Paktit të Varshavës, sovietikët do të arrinin tek pragu i shtëpisë e ndoshta edhe do tw hynin brenda….

Për këtë arsye, mes 1968 dhe 1975, edhe pse Titua dhe Hoxha sulmonin shpesh me fjalë njëri tjetrin, edhe pse urreheshin dhe nuk i zinin besë njëri tjetrit, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u përmirësuan dhe u përmirësua edhe gjendja politike dhe kushtet e jetesës së shqiptarëve të Kosovës.

Italia dhe NATO-ja kërkojnë siguri për Enverin

Italia, pas vitit 1968 u përpoq të nxiste Shtetet e Bashkuara të interesoheshin për sigurinë e Shqipërisë. Ajo bëri propozime të ndryshme në Uashington dhe insistoi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Amerikanët u përpoqën, por Hoxha gjithmonë ua përplasi  derën në fytyrë. Edhe të mërguarit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara u përpoqën të sensibilizonin administratën e presidentit Xhonson për problemin e sigurisë së Shqipërisë në raport me Bashkimin Sovjetik.

Ky shqetësim ishte i pranishëm edhe gjatë negociatave për Konferencën mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe Aktin Final të Helsinkit të 1 gushtit 1975.

Dhjetë pikat e para të Aktit Final të Helsinkit kishin të bënin me rregullat e bashkëjetesës paqësore ndërmjet të gjitha shteteve evropiane pjesëmarrëse (të Paktit të Varshavës dhe NATO-s), në mënyrë të veçantë u ra dakord që çdo shtet pjesëmarrës në konferencë të njihte si të paprekshme kufijtë e shteteve të tjera dhe zotohej të mos ndërhynte në cështjet e brendshme të të tyre.

Pa pjesëmarrjen e Shqipërisë në konferencë i gjithë rajoni i Ballkanit do të mbetej jashtë këtij sistemi sigurie. Diplomacia italiane, në marrëveshje me atë Jugosllave dhe Greke, dhe atë të vendeve perëndimore, kërkoi një zgjidhje për faktin se Shqipëria nuk mori pjesë në konferencë dhe nuk e nënshkroi Aktin Final. Ata donin t’i jepnin siguri regjimit shqiptar se nuk do të kishte shkelje të kufijve nga Italia, Greqia, Jugosllavia, por sidomos nga Bashkimi Sovjetik dhe Bullgaria, të cilat ishin shtetet nga të cilat Hoxha kishte më tepër frikë pas 1968 dhe pushtimit të Çekosllovakisë .

Për këtë arsye u përfshi një fjali, enkas për Shqipërinë, në parimin e III-të të Aktit Final të Helsinkit:

III. Paprekshmëria e kufijve

Shtetet pjesëmarrës i konsiderojnë si të paprekshëm të gjithë kufijtë e njëri-tjetrit, si dhe kufijtë e të gjitha shteteve në Evropë, prandaj ata heqin dorë tani dhe në të ardhmen nga sulmi ndaj këtyre kufijve, nga çdo kërkesë ose akt i marrjes dhe pushtimit të një pjese ose gjithë territorit të cilitdo shteti pjesëmarrës.

Në këtë mënyrë edhe BRSS-ja dhe Bullgaria morën angazhimin për të mos shkelur kufijtë e Shqipërisë.

Përveç kësaj, para nënshkrimit të aktit final, italianët, grekët dhe jugosllavët shqyrtuan mundësinë e bërjes së një deklarate publike se të treja këto shtete do të respektonin ndaj Shqipërisë, të dhjetë parimet për bashkëjetesën paqësore për të cilat u ra dakord në Aktin e Final të Helsinkit.

Por italianët arritën në përfundimin se kjo deklaratë publike së pari nuk do t’i pëlqente Enver Hoxhës, pasi qeveria shqiptare mund ta interpretonte atë si një lloj protektorati dhe së dyti nuk do të ishte e dobishme për shkak se ajo nuk ishte një angazhim i Bashkimit Sovjetik që ishte problemi dhe frika e vërtetë e qeverisë shqiptare. Për këtë arsye hoqën dorë nga deklarata publike dhe së bashku me vendet e tjera të NATO-s dhe Jugosllavinë kërkuan të përfshijnë në fund të dhjetë parimeve të Aktit Final të Helsinkit një fjali që u krijua enkas për Shqipërinë, edhe pse emri i saj nuk përmendej. Kjo fjali e detyron Bashkimin Sovjetik të respektojë të dhjetë parimet e dakordësuara në Helsinki edhe në raport me Shqipërinë:

Shtetet pjesëmarrëse deklarojnë synimin për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre me të gjitha shtetet e tjera në frymën e parimeve të përfshira në këtë Deklaratë.

Para nënshkrimit të Aktit Përfundimtar të Helsinkit, Ambasada Italiane informoi Qeverinë Shqiptare për atë që ishte rënë dakord dhe përse.

E gjithë kjo tregon se Italia dhe vendet e tjera të NATO-s si dhe Jugosllavia e kishin shqetësim të tyre garantimin e sigurisë së Shqipërisë nga rreziku sovjetik dhe se Enveri e dinte se nuk duhet të kishte frikë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë që një njeri si Enver Hoxha mos t’i besonte askujt dhe të vazhdonte të mendonte se të gjithë ishin armiq. Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, mendoj se kolegët e mi historianë shqiptarë mund t’i përgjigjen më mirë se unë.

June 8, 2018 13:37
Komento

16 Komente

  1. Epo kjo pune! June 8, 14:06

    hajde te mos i thuash burre shteti, nje vend i vogel, mes gjithe atyre gjeopolitikave te medha, ta kishte Anglia e Franca do e kishin monument ne qender te kryeqytetit dhe ditelindjen do e kishin dite pushimi… po hajde se e di demokrati qe shiti det qe nuk ishte burre i mire se rrinte dhe tek oxhaku dhe mbante zjarrin ndezur apo ne varke e mbante balancen se ndryshe permbysej… mallkimi yne quhet PD e ketyre plehrave se 30 vjet!!!!!! dhe prape me dylbi BE!

    Reply to this comment
    • ELIOT June 8, 18:13

      MOE KOQE KATNARI … FRANCA ANGLIA KSHIN CHURCHILLIN .DH GENERAL DE GAULLE QE ISHIN ZOTER …QE I BENE VENDET TE PASURA …. NE FRANCE MBAS LUFTE QE GJERMANA ALEATET E BOMBARDUAN VENDIN …. POPULLI KURRE S HENGRI ME TULLONA SI ME HITLERIN ENVER KOQE IDIOTTI … DHE I MADH WISTON CHURCHILL …I BERI VOTIMET E LIRA ..DHE POPULLI NE MANDATIN E DYTE MBAS LUFTE SE ZGJODHI PREMIER MINISTER …. DHE DEMOKRATI I MADH CHURCHILL NUK FUTI NE BURGJE SIC E BENTE ENVERI NUK SHAJTI POPULLIN E SE ZGJODHI POR THA FITOI DEMOKRACIA FITOI POPULLI …..ENVERI TE VRISTE PER KAPRICOT E VETA PREJ COBANI …ENVERI JA THITHTE SERBEVE .DHE JA LA KOSOVEN SI DHURATE …ENVERI ISHTE STALINI HITLERI NJE KRIMINEL DEMOKRACISE ..NJE SOCIOPAT I LIBERTESE I PROGRESIT …. ENVERI NA LA VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE ..COPE DEBILI .MESO HITORINE PSTAJ ZHGARRAVIT …PUNE MUTI … DHE GENERAL DE GAULLE NUK KISHTE SHERBEORE N SHTEPI SI ENVER PASHAI ..DHE NE PENSION I MADHI GENEARL DE GAULLE SE MORRI PENSIONIN ..THA JO POPULLI KA ME NEVOJE SE MUA …JEPJANI ATIJ …PO TE SHTE NE FRANCE NE ANGLIE ENVERI DO TA VARNIN NE LITARE SIC E BENE ME ROBESPIERRIN … SE NE FRANCE SKA COBANE SI TY SI NE SHQIPERI …SK ANALFABETA SI COBANET NE SHQIPERI .. CJANE KETO ANALFABETA QE SHKRUAJNE NE KETE GAZETE …… KA SHANSIN QE S ESHTE EN FRENGJISHTE ..SE DO TA BESHTYNIN NE SURRAT KETE SPIUNIN E QELBET ..KETE TRADHETAR TE POPULIT ..ENVERI BURRE SHTETI ….HA HA HA HA HA EDHE NJE LOPE ESHTE ME E ZGJUAR S KY TRAPI …

      Reply to this comment
      • ZHAK QIRAKU June 8, 19:43

        Nuk dua te ofendoj ELIOT se nuk e kam edukate por ti mos u bej me francez se Fracezet dhe mos na na fol per De Golin (Charles André Joseph Marie de Gaulle ) sikur te jete hypsi i sateme.Se sa engjellore jane keto pordhendimoret e perendimit njihu me Krimet e Tyre te Perbindeshme

        Gjatë kohës së kolonializmit francez në vendet e Afrikës, qysh prej fillimit të shekullit 19-të, shume vende arabe të Mesdheut u pushtuan nga Franca dhe u mbajtën në sundim për afër dy shekuj. Një fat të keq të robërisë kolonialiste, përveç popujve të tjerë afrikano-veriorë, kanë pësuar sidomos algjerianë, vendi i të cilëve ishte nën dominim dhe pushtin e Francës prej vitit 1830 e deri në vitin 1962.

        Algjerianët kanë bërë përpjekje të pareshtura për t’ u çliruar nga regjimi kolonial, por deri në vitin 1962 kur Franca ua njohu pavarësinë, ata kanë kaluar në një periudhë të rëndë të luftërave për çlirim, të cilat janë pasuar me luftime, masakra të tmerrshme e të përgjakshme dhe me humbjen e qindra mijëra jetë njerëzish.

        Në masakrën e njohur dhe shumë të përgjakshme, të majit të vitit 1945, me ç rast sipas burimeve të Francës janë vrarë 10, 000 qytetarë dhe revolucionarë algjerianë, (sipas burime algjeriane 37000), fillon edhe lëvizja për pavarësi e këtij populli të robëruar në shekuj, fillimisht nga romakët, pastaj, vandalët, arabët e turqit.

        Masakrat në Setif, Guelma dhe Kherrata janë regjistruar si formë e represionit të përgjakshëm të Qeverisë franceze të asaj kohe, për t’ i shuar demonstratat nacionaliste, për pavarësi dhe qëndresë anti-kolonialiste që ndodhi në maj të vitit 1945 në Konstandinia.

        Më 8 maj të vitit 1945, forcat kolonialiste franceze ishin tubuar në një paradë për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren e aleatëve kundër forcave fashiste, gjermane e italiane të Boshtit.

        Atë ditë një algjerian i ri, i quajtur Saal Buzid, ishte duke valëvitur një flamur të Algjerisë, me ç’ rast është vrarë nga një polic francez. Vrasja e tij kishte shkaktuar një revoltë të përgjithshme të qindra mijëra njerëzve, në shesh. Forcat franceze kishin urdhëruar zjarrin me qëllim për të shtypur demonstruesit. Forcave policore u kishte shkuar në ndihmë edhe Ushtria, e cila kishte përgjakur tërë sheshin duke vrarë mijëra algjerianë. Sipas burime zyrtare, në mesin e forcave franceze e evropiane ishin vrarë102 veta, ndërsa ishin plagosur shumë të tjerë. Numri i viktimave algjeriane asnjëherë deri tani nuk është saktësuar dhe debati për numrin e e tyre ka arritur deri në ditët tona. Autoritetet franceze, pas masakrës kishin dhënë numrin e vdekjeve, që thuhej se përafërsisht arrinte në 1.165. Qeveria algjeriane ka të dhëna për masakrimin e 45.000 algjerianëve. Kjo ditë martirizimi përkujtohet çdo vit në Algjeri. Ambasadori i Francës në Algjeri, në një fjalim zyrtar, në Setif në shkurt 2005, e përshkruar masakrën si një “tragjedi të pafalshme” të regjimit të Francës kundër algjerianëve paqësorë.

        Një masakër tjetër çnjerëzore e forcave franceze kundër algjerianëve ka ndodhur edhe më 17 tetor të vitit 1961, në Paris. Demonstrata e algjerianëve ishte organizuar nga Federata e Francës e Fronit Nacional Çlirimtar. Shkas për këtë protestë masive ishte bojkot i orës policore gjatë natës, të aplikuar, jo për të gjithë qytetarët, por vetëm për afrikano-veriorët, në radhë të parë për algjerianët.

        Fronti kishte ftuar në manifestim algjerianët, burra, gra e fëmijë, por iu kishte ndaluar bartjen e armëve. Marshi i zemërimit popullor gjatë natës, në rrugët kryesore të kryeqytetit, çoi në konfliktin e protestuesve dhe policisë, e cila hapi zjarr duke përgjakur të gjitha rrugët dhe sheshet. Represioni brutal policor që kishte vazhduar edhe përtej natës së 17 tetorit të atij viti, pati për pasojë mijëra të ndaluar dhe të burgosur nga radhët e demonstruesve algjerianë dhe mijëra të tjerë të vrarë nëpër rrugët e Parisit. 17 tetori i vitit 1961 dhe pasojat, janë perceptuar si njëra nga ngjarjet më të dhunshme që lidhen me luftën në Algjeri. Kjo dhunë e shfrenuar e autoriteteve kundër algjerianëve çoi më në fund edhe në çlirimin e Algjerisë nga kolonializmi qindra-vjeçar i Francës, në vitin 1962.
        .
        Nuk po flasim per te semurin seksual Zhak Shirakun se qelbet gazeta…

        Reply to this comment
  2. pse e bete enverin shenjtor ! June 8, 14:09

    Zhgenjim total dhe nga ky artikull i dyte i ketij ‘ITALIONIT”
    .Eshte genjeshter kriminale qe kete trimeri kozmike te Enverit ne 1961 e me mbrapa tja faturoni faktit se Enverin e mbronte Perendimi..
    .
    E pame pas 1991-shit qe me urdher te dyshes Rajerson Biberaj pit bulli i tyre Saleh Berishaj qe jo vetem i perdhosi vorrin por e masakroi si familje neper burgje.
    .
    Edhe ne vitin 1961-1964 Perendimi me Ameriken nekrye i lane shqiptaret te hanin bar dhe thelluan embargon…boll me genjeshtar kriminale vete komentshkruesi e provoi situaten ne prag urie ne kete periudhe jo vetem nga bllokada sovjetike por dhe nga embargo e “shenjtoreve” te perendimit leshit

    Nqs ka ne ngjarje me spektakulare ne historine boterore ajo eshte dueli Enver-Hryshov ne vitet 1960-1961..Bile Hryshovi ne kujtimet e tij thote se nga Shqiperia ikem si pula dhe me vone ishte e pamundur per intervenim se futeshim ne nje lufte te trete.
    .
    ,Deri sa arriti Nikita tejet I nevrikosur ne Kremlin duke thene qe Enver Hoxha na mbuloi me mut nga koka koka te kembet dhe ja ..cifsha nenen dhe perkthyesi e perktheu pak ndyshe se ishte skandal nese perkthehej fjale per fjale

    Shume pak komentues dhe analiste përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.

    Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.
    .
    Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë.

    .
    Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.

    Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit. Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.
    .
    Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.

    PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke.

    Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit.

    Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë.

    Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
    ***
    Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
    ***
    Keq ardhje per shume shqipfoles si ky perkthyesi,por dhe nje pjese e lexuesve qe nuk marrin parasysh faktorin NR 1 qe spjegon pse Enver hoxha hyri ne beteje me ruset..ishte Venizellos me Titon pas kraheve..
    ***
    Ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.
    .
    Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente..

    Reply to this comment
  3. Alban June 8, 14:19

    Nje interviste me shume te verteta.
    E para thote qe izolimin e Shqiperise nuk e bete ju, por e deshi dhe Perendimi, qe Shqiperia si gjithmone te perdorej si tampon ndaj influences ruse.
    E dyta , bunkeret perdoreshin per mbrotje te popullit dhe ishin shume llogjike qe i keni. Sepse ne raste sulmi Shqiperine e merrte lumi.
    E treta, Enveri kishte perkrahjen e Perendimit per qendrimet ndaj Rusise. Pra nuk ja fuste kot.
    E katerta, ne kohe te diktatures u formua ndergjegja e thelle kombtare.

    Reply to this comment
  4. NNP June 8, 14:50

    Enver nuk ben me nena

    Reply to this comment
  5. Illyria-Shqiperia June 8, 15:07

    “Regjimi ka shumë pika negative, por ka organizuar dhe disiplinuar popullin shqiptar duke vendosur kulturën apo etikën e shtetit dhe shpirtin nacional”. Faleminderit professor, se ne shqipot smbajme mend asgje.

    Reply to this comment
  6. Shane June 8, 15:30

    Mjere ata student qe mesojne politiken nderkombetare tek ky palo professor. Interpretim me idiot te histories se afert nuk ka si te behet. Marreveshja e Helsinkit eshte frut I nje pune disavjecare I nisur nga Nixon e Kissinger dhe firmosur nga Ford. Marreveshja kishte dy shtylla kryesore; Njohjen e kufijve ashti sic u krijuan pas luftes se dyte boterore, pra kufijte e pushtuar nga BS nuk do te cenoheshin. Perendimi pra nuk do te hyje ne punet e brendeshme te kampit socialist. Dhe shtylla e dyte Njohja e te drejtave themelore te njeriut ne kampin socialist. Pra mocenimi ikufijeve nuk kishte te bente aspak me Shqipreine per me teper me “punen” e palodhur te italise, greqise dhe Jugosllavise per te mos cenuar kufijte e Shqiperise. por per te siguruar BAshkimin Sovjetik se perendimi I njihte zonen e tij te influences ashtu sikunder rezultoi pas perfundimit te LUftes se Dyte Boterore. Nga kjo pikepamje Marreveshja e Helsinkit ishte pranimi zyrtar I kufijve te vendosur pas Luftes se Dyte Boterore. Ky ishte kompromisi, jua njohim kufijte po ju te ushtroni lirite njerezore ne kufijte e pushtuar. Dhe e gjithe kjo, pra keto dy shtylla ishin pas bisedimeve per carmatimin te njohura si SALT I dhe SALT II

    Reply to this comment
  7. cezari ballkanit June 8, 15:51

    Dy here Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes luajti ne skenen boterore si fuqi e madhe dhe fitoi me superfuqite:
    Hera e pare kur u perlesh me Kryshovin ne 1960 ne strofullen e tij ne Moske qe me vone u pasua nga debimi i flotes ruse nga Vlora dalja nga traktati Varshaves dhe denimi i pushtimit te Cekosllovakise..Dhe ajo qe me habit pa mase eshte nje “menefrego” nje injorim deri ne poshtrim i ketij akti nga me brilantet ne historine njerzore..
    ..
    Hera e dyte 1970-1971 eshte perballja ne OKB-New York me shtetin amerikan me dy rezoluta per Kinen njera shqiptare dhe tjetra amerikane dhe fitorja e Shqiperise sot stjudohet nga dipllomate dhe institute qe merren me politikat boterore..Mos harrojme se atehere ishte ne OKB Xhorxh Bush qe ishte me vone jo vetem drejtor i CIA-S por dhe President i SHBA…qe si duket nuk e harroi “inatin” e viteve 70′

    Në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.

    Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.

    Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.

    KONTRIBUTI REAL I SHQIPËRISË

    Ashtu sikurse edhe e pamë, kontributi i Shqipërisë nuk konsiston në pranimin e Kinës. Duhet të theksohet se në këtë kohë SHBA-ja, Presidenti Nikson dhe Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, ia kishin dalë të riformulonin politikën amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Njëra nga garancitë që iu dha kryeministrit të atëhershëm kinez, Çu En Lai, ishte edhe (ri)pranimi i Kinës në OKB.

    Pyetja e mbetur pezull ishte statusi i Republikës së Kinës në Tajvan. Kishte mbështetje të vazhdueshme për teorinë kineze të dy Kinave në shumë kryeqytete të botës. Por akoma, numri i anëtarëve të OKB-së që nuk ishin dakord me rezolutën “Çështje e rëndësishme” shkoi në ngritje nga 4,.2 për qind në vitin 1961, në 57,4 për qind në vitin 1971.

    INTERPRETIM JURIDIK PERFEKT

    Megjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje -(edhe një herë duhet të përmendim zbutjen e pozicionit diplomatik të SHBA-së në raport me Kinën në vitet 1970-1971) – menjëherë të bie në sy, padyshim, edhe suksesi i papritur i diplomacisë shqiptare. Ajo çfarë duket më interesante në pozicionin e Tiranës, nëse do të linim jashtë trajtimit tonë argumentet dhe konkluzionet historiko-politike të kohës, është interpretimi juridik perfekt i të ashtuquajturës “vexata quaestio” (çështje e rëndësishme).

    Ndërsa Nesti Nase, asokohe ministër i Jashtëm i RPSSH-së dhe kreu i delegacionit shqiptar bënë vërejtjet e tyre në seancën e 18 tetorit 1971. “Ajo me çfarë ne po merremi tashmë, nuk është as pranimi i një anëtari të ri dhe as përjashtimi i një shteti tjetër. Ne po trajtojmë çështjen themelore të përfaqësimit të një shteti, i cili është prej kohësh anëtar i OKB-së dhe kjo çështje duhet të përcaktohet qartë nga një shumicë e thjeshtë në Asamblè […] ndryshimi i emrit të një vendi të caktuar nuk ka të bëjë fare me statusin e tij të anëtarësisë. Ka shembuj të shumtë nga çështje të ngjashme në historinë e Kombeve të Bashkuara”.

    PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON

    Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.

    http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/
    …..
    Jo si sot qe nje ambasador anonim me emrin Donald Lu ka vene ne rrjesht parine e Tiranes si adoleshente dhe arrin deri atje sa i tha shqiptareve para dy muajsh se ne Janar do kapen PESHQ TE MEDHENJ….dhe kapi leshin e Monikes…dhe nje perbindesh me emrin USALI SERBIBERISHA deklaroi para nje muaji qe do vrisja Kryeopozitarin si vrava 4 kokpalare sipas Kanunit Leke Dukagjinit duke perdhosur dhe dipllomatin e Obames dhe shurruar viktimat e tij
    cfare duhet te themi sot:
    Ju dhjefsha ne kete demon-kraci dhe kete regjim ambasadorial qe pa deshiren tone po e bejne Enver Hoxhes si PROFET ME PERMASA BOTERORE

    Reply to this comment
    • Illyria-Shqiperia June 8, 17:00

      Dhe e treta fitore, ka qene Kanali I Korfuzit, pavarsisht, qe anglezet me dredhi ia dolen te vjedhin floririn tone. Atehere Shqiperia ishte shtet! Per sa I perket Kines, pse mos t’ia kujtojme keto ndere Kines tani?!

      Reply to this comment
  8. Çika June 8, 17:01

    Kjo është një temë e gjërë , por do mundohem të shprehem shkurt .
    1. Shqipëria ishte vëndi më prosovjetik në botë deri para vitit 1960 . Shqipëtarët kërkuan vetë ngritjen e bazës ushtarake në Pashaliman për të qenë Shqipëria dhe Kampi Socialist , më të mbrojtur .
    2. Si ndodhi që dashuria e madhe dhe e stërmadhe për BS u kthye në urrejtjen më të madhe ?!
    Cenohej liria dhe pavarësia e Shqiperisë ?!
    Natyrisht jo !
    Partitë komuniste , veçanërisht ato perëndimore , sidomos italianët dhe francezët , kërkonin një socializëm me “ fytyrë njeriu “ dhe jo atë gjakatar stalinist . Duheshin dënuar metodat staliniste që largonin popujt nga rruga socialiste . Komunistët shqipëtarë më shumë se të tjerët kishin bërë thyerje flagrante të normave komuniste që duheshin rivlerësuar . Ky rigjykim vinte në pikpyetje fronin e Enverit , Mehmetit , Hysniut etj
    3. Kjo treshe etj e identifikoi veten me Partinë dhe Atdheun . Pa këta s’ka Shqipëri , s’ka socializëm , këta janë mbrojtësit e Biblës e Kuranit ( marksizmit ) …..
    Këtu filluan aventurizmat e sharlatanizmat pasojat e të cilave po i vuajmë dhe sot …….
    4. Krerët aventurjerë në një shoqëri analfabete e bëjnë historinë si t’u leverdisë , sikur të drejtojnë një kope me dele .
    Për fat të keq , edhe sot dele jemi !

    Reply to this comment
  9. alphade June 8, 18:07

    Komandanti mbetet unikal ! Prandaj urrehet shume nga
    brenda dhe jasht sepse nuk arrijne te behen ” Shqiponja”
    dhe kane mbetur “pula te zgjebosura” !
    Nje “shqiponjee plagosur” mund te fluturojr ne lartesine e
    “pules” por “pula” kurre nuk mund te fluturoje ne lartesine
    e “Shqiponjes” ! Komandanti ishte realisht nje Burre
    Shteti i padiskutueshem dhe mbetet si i tille perjetesisht
    ne memorien historike te popullit dhe kombit shqiptar..!
    Ata qe e sulmojne sot Komandantin, vec te tjerave ,e kane nga zilia dhe cmira qe nuk arrijne dot as te maja
    e thembrres se Kollosit Shqiptar..,

    Reply to this comment
  10. mbushni njerezit me.... fjale te kota . June 8, 18:31

    Si shkrimet e kota, per gjera, qe mund t,ja futesh pordhes si te duash . gjera qe i di c,do njeri dhe mund te mbash c,do pozicion . si psh . qerosi fevzo, qe mer miliona, per librin mbi enverin, ku s,ka asgje te pa njohur, per vec vrerit hedhur mbi te, ushqyer nga injoranca dhe shpirti kriminal…..t’a zeme sabri godo, ose uran butka and co.

    Reply to this comment
  11. demo June 8, 20:43

    Te gjithe ishin te tronditur.Si ata qe ishin te rreshtuar rreth PP,si ata qe moren persiper ndryshimin RADIKAL.Me te mancurit kishin hallin e Ekonomise.Si do te mbijetonte populli?C`do te behej me pronen e perbashket?Cdo te behej nme industrine,,bujqesine,ushtrine?Gramoz Pashko perpinte Librat e Ekonomise Kapitaliste.Hartonte programe,bisedonte me ekonomistet perendimore me experience..Vetem nje njeri ishte i qete SIGURTE,STRATEG,I GJITHEDITUR.Ky ishte Sali Berisha.Dy nga dy ngjiste shkallet dhe me GARANCINE E TIJ PROVERBIALE e terbonte popullin.I hodhi minatoret,trenistet,kooperativiste,studentet,ne greva urie,qe te kerkonin rrezimin ne cast te Qeverise,se,…E BEJ UNE! Cfare dinte ky qe te tjeret nuk e dinin.
    DINTE TURQINE.Jo Turqine e Stambollit,se edhe ata e kishin nje fare shteti,Ky dinte mire ato 6 muaj qe Haxhi Qamili me shallvarexhijt e Shijakut qeverisi Shqwipnine e mesme.Kaq e kishte studiuar mire Sali Berisha,prandaj ishte nje hap para te gjitheve..

    Reply to this comment
  12. miq apo armiq ? June 8, 21:31

    Dy Çika per Çiken

    i nderua nuk eshte problmei se Enveri ishte “brutal” apo “i eger”..Problemi eshte se ka nuk rast ne historine moderne ndonje shtet qe te jete sulmuar kaq mizorisht nga miqte e sotem (armiqte e djeshem) duke na sulur jo vete serbin dhe grekun por dhe zogjte e kurvave qe zog kurvari sot ka nje derr lapidari

    >>
    Mos doni ju qe Enveri ti priste me lule keto agersore ?

    Plani Cia-Tito-Zogu për kryengritje në Shqipëri

    Dokumenti i dytë që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*