Aktivistja e armëve qëllohet aksidentalisht nga i biri 4-vjeçar

March 10, 2016 22:33

Aktivistja e armëve qëllohet aksidentalisht nga i biri 4-vjeçar

Aktivistja pro armëve Jamie Gilt është qëlluar aksidentalisht me armë nga djali i saj 4-vjeçar.

gilt2Autoritetet kanë deklaruar se Gilt po ngiste kamionin e saj, në Florida të SHBA dhe djali ishte ne pjesën e pasme të automjetit. Fëmija kishte marrë dhe mbante armën në dorë në sendiljen e pasme, kur e qëlloi të ëmën aksidentalisht. Ajo ndodhet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme.

gilt1Ligji në Florida parashikon që pronarët e armëve t’i mbajnë në ato në vende të sigurt. Ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar se si arma ra në duar të fëmijës.

March 10, 2016 22:33
Komento

1 Koment

  1. info analitike March 11, 04:58

    Arma nuk eshte as loje per femije e as mjet per te rriturit qe te duken me “macho”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*