Aktivistja iraniane vdes 2 muaj pasi mbërriti në kampin e Rinasit

May 15, 2014 18:51

Aktivistja iraniane vdes 2 muaj pasi mbërriti në kampin e Rinasit

Para 3 ditësh u regjistrua vdekja e 4-rt në kampin e iranianëve që janë strehuar në Rinas. Burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit thanë për gazetën “Dita” se Razieh Kermanshahei ndërroi jetë më 13 maj, disa javë pas transferimit të saj në një spital në Tiranë, për kirurgji urgjente. Zonja Kermanshahei është e katërtja anëtare e MEK që ka ndërruar jetë menjëherë pas transferimit në Shqipërisë. Kermanshahei, 57 vjeçe, ja kishte kushtuar jetën e saj që nga mosha 19 vjeçe luftës kundër diktaturave të Shahut dhe mullahëve në Iran dhe ishte arrestuar, burgosur dhe torturuar. Vëllai i saj, anëtari i MEK Gholamreza Kermanshahei, u arrestua në vitin 1975 dhe u martirizuar nën tortura nga SAVAK-u (policia sekrete e Shahut). Razieh Kermanshahei u transferua në Shqipëri në mes të marsit 2014 me një grup të anëtarëve të MEK. Ndërsa në një gjendje kritike për shkak të trajtimit të gjatë mjekësor, menjëherë pas ardhjes së saj në Shqipëri, Kermanshahei ishte nën kujdesin mjekësor. Pas disa javësh, ajo i’u nënshtrua një operacioni, por pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e mjekëve, ajo vdiq në mbrëmjen e 13 majit, duke u bërë e katërtja anëtare e MEK që vdes menjëherë pas transferimit në Shqipëri.

May 15, 2014 18:51
Komento

2 Komente

  1. Korbi shkodran May 16, 00:34

    ngushéllime pér kéte zonjen,,,,,por mé vjen keq té them se shumica e doktor’ve jane çoban deleve

    Reply to this comment
  2. drejtesi May 16, 01:41

    ah po ata mut doktorash qe jane ne shqiperine time e jane me universitete priva te sali shpellarit moj e shkrete..
    im ate ishte me kancer ne pankreas ata i benin skanim zemre per te marre 100 mije leke me shume…ishalla ne femijet tuaj ju dalte o qafira

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*