Aktorët dhe arkitektët: Nuk do ta lejojmë shembjen e teatrit

March 26, 2018 19:05

Aktorët dhe arkitektët: Nuk do ta lejojmë shembjen e teatrit

 

Kryetari i Sindikatës së Artistëve dhe Punonjësve të TKOBAP, Rudi Sata, ka bërë thirrje që kryeministri Edi Rama të ndiqet penalisht, ndërsa ka deklaruar se nuk do të lejohet që të shembet Teatri Kombëtar.

Gjatë dëgjesës me artistë dhe qytetarë pasditen e sotme në ambientet e jashtme mes Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental ishin të pranishëm edhe arkitektë.

Kreshnik Merxhani dhe Arben Biçoku janë solidarizuar me artistët duke kërkuar më shumë transparencë.

Merxhani u shpreh se “ideja se restaurimi i godinave është më i shtrenjtë se ndërtimi nga e para është një mit. Nuk mund të shfuqizohet godina e TK pa transparencë”, tha ai.

Shkrimtari Behar Gjoka tha se “një qytet pa teatër është si një njeri pa gojë. Si ka mundësi që ministrja Kumbaro nuk di që ka projekt, kur ai është prej vitesh në kokën e Ramës”.

Regjisori Bujar Kapexhiu ftoi Ramën që të tërhiqet nga vendimi për të shembur teatrin.

“Miku im, tërhiqu thuaj s’do të shembet. Tërheqja është zemërgjerësi, të presim”.

Aktori Arben Derhemi është shprehur se artistët nuk do të lejojnë që të shembet teatri.

“Teatri Kombëtar nuk do të shembet”, tha ai.

a.s/dita

March 26, 2018 19:05
Komento

4 Komente

  1. Une,Lubonja March 26, 19:21

    Beni kujdes o aktore te deshtuar shqiptare! Merruni me artin jo me politiken saliniane! Deklarata te tilla jane idiotizma!

    Reply to this comment
  2. Ohoooo March 26, 19:33

    Dolen Pepe Grillot e Shqiperise…..
    Keta jane Bebe Gorrilat e Shqiperise ne fakt
    Arben Derdimeni ben si cub
    Bullgar Kapeshkaxhiu po dihet lepires I Berishes
    Pale ata te tjeret qe ste thone gje…..
    Futi rruspen Z Rama dhe ketyre gangestereve futju drune e halese……..
    Parazite ,,,,,,militante partie

    Reply to this comment
  3. Kris 1 March 26, 20:29

    Kulla e barit nuk do te digjet dhe kulla te tjera nuk do te ndertohen

    Reply to this comment
  4. Mon Kukaleshi March 26, 22:42

    Mbas nja dy muajsh, keta do te shpallin “Pricipaten e Ish aktoreve” dhe tek territori i ish Teatrit do ngrene Republiken e Re.
    Po prania e ketyre dy arkitekteve e ben skenarin me te rrezikshem, mbasi ate arkitektin Danez e ka zene frika.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*