Aktorët kundër prishjes së ndërtesës: Teatri të rikonstruktohet

March 8, 2018 15:31

Aktorët kundër prishjes së ndërtesës: Teatri të rikonstruktohet

Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thirri një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe Transparencën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Sot, ata thonë “që ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjore dhe Bashkia refuzon transparencën për projektin e TK”.

“Nga data 22 që kemi dërguar letrat në ministri dhe bashki, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për kërkesat tona. Të kërkosh transparencë nuk është histeri”, u shpreh Alert Celoaliaj.

Sindikata e Artistëve deklaroi që është për rikonstruktimin, qoftë edhe kthimin në muze, dhe jo shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Madje propozoi që çdokush mund të kontribuojë për këtë.

Duke theksuar që nuk do të tolerojnë aspak ngushtimin e territorit të teatrit.

“Nuk thotë që do ndërtohen kulla, nuk thotë që do ndërtojmë teatrin poshtë kullave. Nuk thotë që territori i TK nuk duhet të preket. Po a nuk kemi të drejtë ne si qytetarë të Tiranës të kërkojmë të drejtat për këtë territor të këtij qyteti. Shumë shpejt brenda javës do të lidhim gjithë institucionin e nevojshëm për të hapur një numër llogarie për rikonstruktimin e TK kombëtar dhe për donacione nga gjithë shqiptarët”, tha Arben Derhemi.

Artistët kërkuan edhe rikthimin e qendrës së artit, statusin e artistit, si dhe ruajtjen e autonomisë.

“Nuk është argument që të mbyllësh një institucion, sepse ka punuar keq drejtori. Siç nuk është produktive që nga 30 milion lekë që ka qenë fondi i qendrës në dispozicion të projekteve private, sot të katandisemi në 10 milionë lekë. Nuk është decentralizim siç pretendon ministrja ky ligj, por është centralizim i skajshëm”, u shpreh Kastriot Cipi.

Në mbështetje të artistëve ishin përfaqësues të Shoqërisë Civile por edhe deputetët opozitës, nga PD dhe LSI.

a.s/dita

March 8, 2018 15:31
Komento

8 Komente

  1. # March 8, 16:00

    kur s’kan cfar te luajn mbi skene ,
    gjejne Alibi e tundin deren e Teatrit

    Reply to this comment
  2. Diana Malasi March 8, 16:06

    Ju doni mejhane dhe telebingo, te rrufisni ekspresin dhe ndonje dopio raki me qofte qe te qelbni Tiranen dhe gjithe Shqiperine nga era e hudhres.

    Reply to this comment
  3. MH March 8, 16:13

    Ju nostalgjiket e teatrit merrni zahmet e bani nganji selfie skut m’skute ane e kand teatrit.Mbajeni si kujtim relike apo vlere muzeale.Shembeni vjetersinen dhe ndertoni te rene moderne bashkohore.Keshtusi veproni artista arti jeni ne profesion.Po ama kenkeni teper konservator ne te tuajen vjetersin.

    Reply to this comment
  4. beni art dhe jo llogje kavaje March 8, 16:32

    a eshte perzier edhe shyqyriu civil i opozites?po nuk qe grupi sazangurist dhe kalaist nuk quhen.intelektuale te vertete qe rrojne me dy premiera surrugato ne vit.prona eshte shteterore dhe brenda parametrave dhe kompetencave ligjore duhet te behet.kujt nuk i pelqen te kaloje ne kompani private,te marin salle me qera.po te kene para te ndertojne te tyren.nuk jane keta qe bejne historie e artit skenik.shembull i kesal historie jane tjeter brez,ata qe i mbyti kanceri i puplitit dhe asbestit.,ata qe i dhane vertet art popullit.

    Reply to this comment
  5. Ohoooo March 8, 17:19

    Jane kunder keta mender aktore se ju prishet streha e kurverise ,e pijetores,
    Po te kishte shtet duhej rruspa ,dhe atje te ngrihet nje biblioteke ,,,
    Dhe jo te rrine keta parazite.
    Duan dhe buxhet me te larte pa pike turpi
    Keta sduhet.te kene fare buxhet ,por paret qe marin keta te shkojne per te ndihmuar te varferit dhe te rriten pensionet
    Shporrini keta.parazite te peshtire ,,,,

    Reply to this comment
  6. Pensionisti March 8, 17:46

    Prap ju aktoret me ndertesen e vjeter?!Ju duhet te ishit te paret qe te kerkonit ndertese te re per teatrin.Me siguri qe nuk kini me ndertesen ! Ndonji gje tjeter ju mundon. Hiqni dore nga ajo qe ju mundon ! ne duam ndertese te re te teatrit , te e
    jubukur , te kohes . Ju duam edhe juve , nuk jam me ata qe ju fyejne , ndoshta e bejne nga kokfortesia juaj dhe qe ju nuk bindni asnjeri me kembenguljen per te qndruar ne ate godine qe eshte shndruar ne bezdi per shikusit . Nuk na vjen te hyjme ne ate godine !Na dhimseni edhe ju!

    Reply to this comment
  7. Pensionisti March 8, 17:48

    Prap ju aktoret me ndertesen e vjeter?!Ju duhet te ishit te paret qe te kerkonit ndertese te re per teatrin.Me siguri qe nuk e kini me ndertesen ! Ndonji gje tjeter ju mundon. Hiqni dore nga ajo qe ju mundon ! ne duam ndertese te re te teatrit , te
    jubukur , te kohes . Ju duam edhe juve , nuk jam me ata qe ju fyejne , ndoshta e bejne nga kokfortesia juaj dhe qe ju nuk bindni asnjeri me kembenguljen per te qndruar ne ate godine qe eshte shndruar ne bezdi per shikusit . Nuk na vjen te hyjme ne ate godine !Na dhimseni edhe ju!

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA March 9, 03:57

    VETEM AKTORE ME TRU ME ARNA
    KERKOJNE TEATER TE ARNUAR !

    Arti i vertete gjithnje sheh, kerkon dhe shkon nga e reja !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*