Aktori francez nën hetim, akuzohet për përdhunimin e një aktoreje 20-vjeçare

August 31, 2018 20:53

Aktori francez nën hetim, akuzohet për përdhunimin e një aktoreje 20-vjeçare

Aktori francez Gerard Depardieu do të jetë subjekt i një hetimi për përdhunim.

Ky informacion është zbuluar nga disa media franceze, si “Bfm Tv” dhe “Le Parisien”, të cilat kanë cituar disa burime gjyqësore.

Denoncimi përkundrejt aktorit francez është bërë më datë 27 gusht në një qytet universitar të bregut jugor nga një aktore e re 20-vjeçare.

Sipas denoncimit, abuzimi ka ndodhur më 7 dhe 13 gusht në një nga rezidencat e aktorit 69-vjeçar.

I kontaktuar nga “Rtl”, avokati i Gerard Depardieu i ka përcaktuar akuzat kundër klientit të tij si “budallallëqe”. Avokati Hervé Temime ka bërë të ditur se paditësi konteston absolutisht çdo akuzë për sulm e përdhunim.

Sipas asaj që ka mësuar “Le Parisien” nga një mik i aktorit, Depardieu kishte kohë që i ofronte vajzës 20-vjeçare këshilla rreth profesionit. Po i njëjti burim pohon se vajza ka qenë viktimë e abuzimeve të ardhura në formën e një provimi joformal për vendosjen në skenë të një shfaqjeje teatrale.

Hetimet rreth çështjes në fjalë i janë besuar tashmë policisë gjyqësore të Parisit.

s.a/dita

 

August 31, 2018 20:53
Komento

4 Komente

  1. hë për hë August 31, 21:39

    Nje njeri problematik qe ka ardhur ne kinematografi nga rruga eshte dhe do te mbetet i tille deri ne fund. Nga nje provincial qe u sherbente homoseksualeve me pagese fati e çoi qe te ngihej deri ne majat e kinematografise boterore. Por ironia eshte dhe qendron ne faktin se ky aktor luajti ne nje film para disa kohesh rolin e Dominik Shtrausit ish shefit me te larte te fondit monetar pikerisht ne skandalin e tij ne nje nga hotelet amerikane. Tani po ndeshet pikerisht me nje problem te tille tipik per perversitete te perdhunimit. Histori karagjozesh qe ngrihen nga hiçi e perfundojne ne nje hiç te tille. E denoj veprimin e tij.

    Reply to this comment
  2. Fale Zot se nuk din se cfare ben. September 1, 02:16

    “he per he” nuk ka asnje fakt per perdhunim……kurva me deshiren e saj ka shkuar ne nje nga rezidencat e kurvarit Depardieu,
    Ne nje rezidence private pervese te pallohesh, per cfare ka shkuar kjo kurvica……
    Nuk mund te kete persona “he per he” qe te bejne vleresmin e aktorit gjigand G. Depardie, ai nuk eshte nje hic, talenti dhe puna e kane cuar ne majen e Olimpit te kinematografise.
    Bej ndonje koment per Depardieu si kurvar dhe jo per Aktor, je nivel poshte dyshemese….ku rrjedhin ujerat e zeze apo me mire me thene fek….

    Reply to this comment
  3. Ansi September 1, 12:59

    Prandaj iku ne Rusi ky derri dhe mori nenshtetesi se e di ca ka bere ne jeten e tij dhe kishte frike.

    Reply to this comment
  4. ganiu September 1, 14:46

    Nuk është e para herë për tu habitur. Po se rrasën brënda, nuk do jetë e fundit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*