Aktori shqiptar do të luajë krahë Jennifer Lawrence në filmin hollivudian

June 11, 2017 16:19

Aktori shqiptar do të luajë krahë Jennifer Lawrence në filmin hollivudian

Aktori Gent Bejko është një djalë me fat! Në fakt jo vetëm me fat por edhe i talentuar sigurisht sepse jo më kot, emri i tij qëndron në listën e aktorëve që përbëjnë kastin e filmit ‘Mother!’ në të cilin protagonistë janë aktorët e mirënjohur Jennifer Lawrence, Javier Bardem, Ed Harris dhe shumë të tjerë.

Ky film është i zhanrit thriller psikologjik dhe horror e është shkruar e drejtuar nga Darren Aronofsky.

Filmi pritet që të lançohet në 13 tetor të këtij viti ndërkohë që shpresat se ky do jetë një film që do të marrë shumë bujë dhe komente janë të mëdha.

Në përgjithësi filmi do të flasë për lidhjen e një çifti e cila do të testohet e vihet në provë menjëherë pasi në shtëpinë e tyre të vijnë disa persona të paftuar të cilët do t’ju vënë në pikëpyetje ekzistencën.

Xhirimet e filmit kanë mbaruar në gusht të vitit të kaluar dhe gjithçka është thuajse gati për finalizimin nga produksioni i ‘Paramount Pictures’.

June 11, 2017 16:19
Komento

1 Koment

  1. Mos e beso po deshe June 11, 21:02

    E forte nga “Portokallia” ne kar-agjoz,…. ne Hollywood.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*