Aktori shqiptar në BBC

January 3, 2018 16:24

Aktori shqiptar në BBC

Një aktor shqiptar bëhet pjesë e telenovelës më të madhe dhe më të vjetër të BBC-së, “Eastenders”, që ka 33 vjet që transmetohet në gjigantin mediatik britanik.Orli Shuke, që jeton prej 20 vjetësh në Londër, luan në episodet e transmetuar në tre ditët e para të Janarit, ndërkohë që producentët e BBC-së i kanë ofruar vazhdimin e rolit të Robertit në episodet e ardhshme, madje me aktorin kryesor të telenovelës së famshme britanike, duke filluar xhirimet në 15 Janar.

Orli Shuke, djali i aktorit të ndjerë Agim Shuke, i njohur për rolin e tij të spikatur në komedinë “Shi ne plazh”, ka një karrierë të suksesshme në kinematografinë britanike, e vështirë për të penetruar, duke luajtur në 6 filma deri më sot, si dhe në disa vepra teatrale siç ishte së fundmi në Teatrin e Manchesterit.

Orli Shuke është produkt i Akademisë shqiptare të Arteve në Tiranë, përpara se të vendosej në Londër. Orli Shuke ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me aktorin me famë botërore, yllin e Hollyëood-it, Brad Pitt në filmin “War Machine” apo edhe në filmin Hyena-t !Ndër filmat që ai ka luajtur janë edhe “Big Dog”, që ka fituar çmim në festivalin e filmit BFI në Londër.

Orli Shuke i tha Top-Channel në Londër se “ roli im në këtë telenovelë emblemë të BBC-së është padyshim roli më i madh në industrinë britanike të filmit dhe më interesanti, duke pasur parasysh shikueshmërinë e saj, një telenovelë që ndiqet në BBC nga mbi 6 milionë shikues çdo mbrëmje”.

 

January 3, 2018 16:24
Komento

1 Koment

  1. Feniks January 3, 17:12

    Te lumte Orli edhe me teper respekt si djali i aktorit dhe njeriut te madh Agim Shuke!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*