Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer për herë të tretë

September 10, 2018 18:13

Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer për herë të tretë

Aktorja e njohur australiane Olivia Newton-John është diagnostikuar sërish me kancer.

Kjo është hera e tretë në tre dekada që ajo diagnostifikohet me këtë sëmundje.

Aktorja ka treguar në një intervistë për CNN se po e trajton sëmundjen me mjekime natyrale, konkretisht me vaj kanabisi.

“Bashkëshorti im është gjithmonë me mua duke më përkrahur dhe besoj që do ta mposht sërish, ky është qëllimi im”, ka thënë më tutje 69-vjeçarja.

Hera e parë që u diagnostikua me kancer gjiri ishte në 1992. Ajo u diagnostifikua sërish në 2013-n me kancer gjiri, por kësaj radhe të shpërndarë edhe në kraharor.

Olivia Newton-John njihet më së shumti nga filmdashësit për rolin e saj në filmin “Grease”, ku ka aktruar pranë John Travoltës.

s.a/dita

September 10, 2018 18:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*