Një aktore e re shqiptare zhduket mistershëm në Los Anxhelos

March 2, 2018 23:09

Një aktore e re shqiptare zhduket mistershëm në Los Anxhelos

 

Quhet Adea Shabani aspirantja për aktore, e cila është zhdukur në mënyrë të mistershme në Los Angeles.

Rasti i 25-vjeçares shqiptare ka mobilizuar autoritetet dhe qytetarët atje, të cilët po ndërmarrin një fushatë për gjetjen e vajzës.

E reja u zhduk pa lënë gjurmë një javë më parë, diçka që sipas familjareve dhe miqve të saj është e pazakontë.

Shabani u largua nga Maqedonia 2 vjet më parë për të studiuar aktrim në Los Angeles. Shqetësimet u ngritën pasi vajza mungoi në një leksion të rëndësishëm në akademinë e aktrimit Stella Adler.

Dyshime ngjalli edhe mungesa e postimeve në rrjetet sociale, ku zakonisht ishte shumë aktive.

Mesazhi i fundit i dërguar prej saj fliste për qirinj të kuq, por nuk ofroheshin të dhëna mbi vendndodhjen.

Miqtë e 25-vjeçares po shpërndajnë postera të Adeas, e kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale.

Për herë të fundit, ajo u pa në Wilcox Avenue në Hollivud e datën 23 shkurt.

Nëna e vajzës që udhëtoi nga Maqedonia drejt Los Angelesit në përpjekjen për gjetjen e të bijës ka punësuar një hetues privat për rastin.

a.s/dita

March 2, 2018 23:09
Komento

2 Komente

  1. Investigators March 3, 13:25

    Me vjen keq, po do kete perfunduar keq e shkreta … zor se do e gjejne, keto tragjedi ne Amerike jane te perditshme.

    Reply to this comment
  2. Agron March 3, 17:22

    Edhe ne zoti me comentin Investigators,enderojme dhe perpiqemi te behemi si Amerika me keto tragjedi,vrasje te perditshme neper shkolla,rracizem.Por ketu ka nje ndryshim.
    Kur te behemi nje “shtet” qe nuk di kush eshte vendas si Amerika edhe te pushtojme shtete te tjera per gaz apo burime te tjera,atehere do jemi ne pozita te barabarta.
    Por kam mendimin se nje shtet si joni qe nuk ka fuqi,i vogel dhe i bastarduar ethnikisht do jete nje shtet qe nuk do mbaje breket e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*