“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të virusit″, kreu i Urgjencës: Shkalla e infektimit është rritur, vjeshta është në disfavorin tonë

September 27, 2020 10:41

“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të virusit″, kreu i Urgjencës: Shkalla e infektimit është rritur, vjeshta është në disfavorin tonë

“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19″, kështu është shprehur kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Në një intervistë për TvKlan, mjeku ka thekson se këto mutacione vërtetojnë se infeksioni nuk ka ndryshuar, por fatmirësisht vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë.

“Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6% nga 6.2 % që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm”.

Brataj ka theksuar më tej se grumbullmet nëpër shkolla dhe ardhja  e vjeshtës janë në favor të virusit dhe në disfavorin tonë, prandaj  dhe duhen forcuar masat.

“Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimit të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi”.

Nga 1600 thirrje në 24 orë në rang vendi drejtuar 127, vetëm 250 thirrje janë për Covid.

Mbi 95 % e tyre e kalojnë me shenja të lehta, temperaturë 37.5 deri në 38 për tre katër ditë, apo edhe me diarre për disa ditë.

j.l./ dita

September 27, 2020 10:41
Komento

6 Komente

  1. Arben September 27, 14:26

    Po ik o mashtrues

    Reply to this comment
  2. Lili September 27, 18:09

    Po ku e di ky cfare virusin eshte ne Shqiperi? Edhe sa mutacione ka… ? Cfare analiza na paska bere? Apo vetem na rifut leximin e tij per virusin ne Marseille qe nuk eshte si ne Pariz?e lere me si ne Shqiperi! Variacionet e virusit jane aq te vogla sa konsiderohet se eshte i njete!

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini September 27, 19:42

    Pse ne sfond mbahet nji ish parlamentar turk-osman e nuk mbahet nji shqiptar qe ka luftu me shqiptart kundra turqve osman?
    DEGJENERIM

    Reply to this comment
    • Arben September 28, 07:47

      Do mbajmë majen Terezë, që nuk dinte ku binte Shqipëria, edhe nja dy herë që tha se ishte shqipëtare, me gjysëm zëri

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim