AKU apel qytetarëve për të konsumuar ushqime të sigurta dhe të kontrolluara

April 7, 2015 16:14

AKU apel qytetarëve për të konsumuar ushqime të sigurta dhe të kontrolluara

Në ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  si institucioni që garanton me ligj, sigurinë ushqimore, u bëri apel qytetarëve për të konsumuar ushqime të sigurta dhe të kontrolluara.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj gjatë një konference për shtyp tha se, “AKU ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Inspektorët tanë janë në cdo cep të territorit, duke filluar që nga bizneset e mëdha , në PIK , në markete e deri në dyqanet më të vogla në zonat më të thella”.

Bakaj  garantoi se “ ushqimi që konsumojnë shqiptarët është i sigurt , duke kontrolluar  në mënyrë rigoroze që nga origjina deri tek konsumatori”., duke shtuar se  “cdo shkelje e ligjit nga ana e bizneseve ushqimore, si për falsifikim të etiketave ,  ashtu edhe për mungesë kushtesh higjieno –sanitare , do të gjobiten  pa tolerancë”.

“ Gjobat për bizneset që shkelin ligjin, variojnë nga 300-500 mijë lekë , dhe deri tani janë bllokuar 576 subjekte në të gjithë vendin”, tha Bakaj.

Në ditën ndërkombëtare të Shëndetit , Drejtori i AKU-së, i ka bërë thirrje  qytetarëve që të denoncojnë në numrin e gjelbërt 08007575  për cdo problem që të kenë në lidhje me ushqimet, duke i siguruar qytetarët, që për të gjitha denoncimet e tyre, merren masa direkte dhe brenda 24 orëve inpektorët tanë janë në vendin , nga ku vjen denoncimi, për të kontrolluar dhe marrë masat e duhura konform ligjit.

April 7, 2015 16:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*