AKU bllokon 10 tonë miell gruri në doganën e Kapshticës

July 29, 2018 13:39

AKU bllokon 10 tonë miell gruri në doganën e Kapshticës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri në doganën e Kapshticës i cili vinte nga Greqia.

Shkak për ketë janë bërë dokumentet shoqëruese të cilat nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.

“Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullësi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg,  por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u  bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

l.h/ dita

July 29, 2018 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim