AKU bllokon thertoren e mishit pranë Institutit Bujqësor

May 10, 2016 12:08

AKU bllokon thertoren e mishit pranë Institutit Bujqësor

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar të martën thertoren e mishit pranë Institutit Bujqësor Kamez, në periferi të kryeqytetit, pasi dyshohet se drejtuesit e tij kanë futur për therje një viç të ngordhur me qëllim tregtimin e tij, fakt që është publikuar në një emisionin televiziv investigativ.

Burime nga AKU, bëjnë të ditur se pas kontrollit në këtë thertore është bllokuar edhe një sasi e konsiderueshme mishi pa vulë, ndersa AKU ka dërguar për ndjekje penale veterinerin e thertores, i cili është edhe drejtuesi teknik i kësaj qëndre dhe kontrollonte kafshët para therjes.

AKU i ka propozuar sot ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti revokimin e liçences për këtë thertore, ndërsa fton mediat e qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi.

May 10, 2016 12:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*