AKU bllokon thertoren, mishi pa vulë dhe subjekti i pa regjistruar në QKB

March 16, 2018 14:14

AKU bllokon thertoren, mishi pa vulë dhe subjekti i pa regjistruar në QKB

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në një pikë therje ilegale një sasi mishi pa vulë.

Subjekti ushtronte aktivitetin si njësi tregtimi mishi por nuk rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Gjithashtu, ambienti në të cilin tregtohej produkti i mishit, ishte jashtë çdo standardi minimal të Sigurisë Ushqimore, duke përbërë kështu rrezik të vazhdueshëm për konsumatorin.

Shkelësi ishte Pëllumb Kaziu dhe aktivitetin e kundra ligjshëm e kryente në katin e parë të banesës se tij në Lagjen Spitallë, në qytetin e Durrësit.

Gjatë momentit të inspektimit të subjektit nga DRAKU Durrës u gjendën 5 karkasa qingji pa dokumentacion shoqërues. AKU mori menjëherë masën urgjente për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë me vlerën 200 mijë lekë.

Gjithashtu u sekuestruan 42 kg mish qengji, 6 kg plënc, lëkura (5 copë), thika, çengel dhe mjetet e tjera të punës që përdoreshin për therjen e kafshëve.

Në këtë aksion Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bashkëpunuar ngushtësisht edhe me Drejtorinë e Hetimit Tatimor./tch

l.h/ dita

March 16, 2018 14:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*