AKU vijon kontrollet; Gjobiten marketet në zonat rurale, bllokohet furgoni me 100 kg midhje

August 13, 2018 14:56

AKU vijon kontrollet; Gjobiten marketet në zonat rurale, bllokohet furgoni me 100 kg midhje

AKU ka kapur sot në flagrancë dy markete në  Përmet e Berat duke tregtuar produkte të skaduara, si dhe një furgon në Vlorë që po transportonte 100 kg midhje pa dokumentacion shoqërues dhe kushte frigoriferike.

Subjekti në fshatin Memaliaj të Përmetit tregtonte produkte të skaduara si:birra, reçel, kos, salcë kosi, etj. Ndërsa subjekti në fshatin Duhanas të Beratit tregonte produkte të skaduara si: sallam, mish pule, salçiçe, etj.

Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, AKU është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme.

Për këtë arsye, AKU është në vazhdimësi edhe të kontrollit të furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin.

Trupa inspektuese e DRAKU,Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues.

Sikurse ndaj dy subjekteve të sipërpërmendura, edhe shtetasi Kristo Veizi ka marrë gjobë, si dhe i është asgjësuar menjëherë produkti.

 

s.a/dita

August 13, 2018 14:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*