Akuza e fortë e Braçes për Dritan Ginën, ish-prokurorin e Elbasanit

January 17, 2018 12:41

Akuza e fortë e Braçes për Dritan Ginën, ish-prokurorin e Elbasanit

 

Debatet për kryeprokuroren Arta Markun kanë përfshirë sot edhe Komisionin e Ekonomisë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se socialistët synojnë të mbyllin dosjen e Saimir Tahirit dhe se shkarkimet e prokurorëve janë të paligjshme, por kreu i Komisionit, Erjon Braçe i mbrojti shkarkimet e prokurorëve.

Braçe deklaroi se gjatë kohës si drejtues i organit të akuzës në Elbasan, Dritan Gina ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes.

Braçe tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen, nëse Dritan Gina ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

“Nëse kryeprokurori i Elbasanit, ky i famshmi, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes, ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen, patjetër çohem unë dhe ik nga ky vend”, deklaroi Braçe.

Braçe iu referua një nga dosjeve më të nxehta në Elbasan, ajo që prek familjen Çapja.

Bëhet fjalë për ngjarjen për të cilën u akuzua Ardjan Çapja, pronari i hotel “Univers” në Elbasan dhe shoku i tij Bledar Muça.

Ngjarja ndodhi në 8 qershor 2016, rreth orës 18:50, kur mjetit tip ”Mazda” në të cilin udhëtonin dy efektivët e policisë të Forcave Operacionale, i është bërë shenjë me drita që të ndalonte.

Kur efektivët e policisë u bënë gati të dalin nga makina u qëlluan me plumba pistolete. Fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar.

Si autorë të ngjarjes u dyshuan Ardian Çapja dhe Bledar Muça.

Të dy u arrestuan nga RENEA në qershor 2016, pasi sulmuan me armë dy efektivë policie, që ishin caktuar me shërbim vëzhgimi pranë lagjes së tyre.

Çapja deklaroi gjatë fazës hetimore se nuk ka qenë në vendngjarje por në shtëpi, dhe për pasojë çështja kundër tij u pushua.

Ndërsa Muça pranoi se kishte qëlluar dy efektivët e policisë, por kishte menduar se ishin njerëz që donin ta vrisnin.

Është ky momenti, të cilit i referohet Erjon Braçe, për ndryshimin e akuzës nga “Vrasje me paramendim ndaj dy punonjësve të policisë” të mbetur në tentativë në “Vrasje së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimet u pushuan nga prokuroria për Ardjan Çapjan dhe vazhduan për Bledar Muçën, për të cilin u kërkuan 2 vite burg.

 

January 17, 2018 12:41
Komento

2 Komente

  1. Petro January 17, 17:34

    Ky ,Gina ,ka bere edhe xhevaire ,kur ka qene prokuror ne Durres ,ka shkelur ligjin ,duke mbojtur kunatin e tij firme ndertimi .

    Reply to this comment
  2. Lili January 18, 12:04

    Na lodhet me fjale te kota, e me “shperthime po aq te kota!
    Ka nje prokurori ne qofte se nuk e dini ju deputetet e Albanistanit, po, po, edhe ne Albanistan ka nje Prokurori qe paguhet me taxat e qyqareve t’albanistanit: pra per hater te rrogave qe merrni, te paguara nga taxat e qyqarevet’Albanistanit( qe halla qytetare nuk jane), kurseni “shpethimet” edhe drejtonu Prokurorise!
    Bile na kurseni tash e mbas nga show-et e akuzave kot fare.
    Pra, just do it ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim