Aktori arrestohet për “skemë mashtrimi”, mori 690 milionë dollarë për 5 vjet!

April 7, 2021 18:37

Aktori arrestohet për “skemë mashtrimi”, mori 690 milionë dollarë për 5 vjet!

Aktori hollivudian, Zach Avery është arrestuar të martën nën akuzën e mashtrimit për të siguruar fonde për kompaninë e tij të shpërndarjes së filmit.

34-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Zachary J. Horwitz, u mor në paraburgim nën akuzën e mashtrimit në lidhje me skemën Ponzi me kompaninë 1inMM Capital LLC.

Ai është akuzuar për mbledhjen e më shumë se 690 milion dollarë për pesë vjet, duke gënjyer investitorët se kishte marrëveshje me kompani të mëdha, përfshirë HBO dhe Netflix.

Horwitz dhe 1inMM u kishin premtuar investitorëve kthime më të mëdha se 35 përqind.

Aktori, i cili ka luajtur në “The Devil Below”, “You’re Not Alone” dhe Last Moment of Clarity” filloi kompaninë e tij të shpërndarjes së filmave në vitin 2013 për të blerë dhe shpërndarë filma artistikë në gjuhën angleze në tregun e Amerikës Latine.

Marrëveshjet përmbanin nënshkrime të falsifikuara të Netflix ose HBO.

c.r. / dita

April 7, 2021 18:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim