Akuza e Wenger: Anglezët, mjeshtrat e simulimit

February 8, 2018 19:25

Akuza e Wenger: Anglezët, mjeshtrat e simulimit

 

Arsenali dhe Tottenhami do të përballen këtë të shtunë në një derbi emocionues të Londrës, me dy skuadrat e futbollit anglez që synojnë një vend në renditje, që iu mundëson pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por, si për të shtuar rivalitetin në vigjiljen e sfidës, ka menduar trajneri veteran Arsene Wenger.

Tekniku francez i Arsenalit mendon se, tani futbollistët anglezë janë kthyer në mjeshtra të simulimeve në fushë dhe të aktrimit.

Komentet e teknikut transalpin vijnë pak ditë pasi dyshja sulmuese e Tottenhamit, Dele Alli dhe Harry Kane, u akuzuan për simulim në barazimin ndaj Liverpoolit. Dele Alli u ndëshkua pasi shpiku një faull në sfidën e fundit.

“Na duhet ta nxjerrim simulimin jashtë kësaj loje të bukur. Më kujtohen raste flagrante, kur futbollistë të huaj aktronin në fushë, por tani them me bindje se futbollistët anglezë kanë mësuar shumë mirë simulimin, e ndoshta janë kthyer në mjeshtrat e këtij fenomeni negativ”, tha trajneri i Arsenalit.

“Unë nuk i inkurajoj lojtarët që të mashtrojnë, por nëse shikon situatat, ka raste kur rrëzimet provokohen shpejt”, shtoi më tej Wenger.

a.s/dita

February 8, 2018 19:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*