Akuza ndaj Mustafajit, Topallit dhe Patozit, ish-nënkryetari i PD: Ja pse shpërthyen ndaj Bashës

July 25, 2017 09:45

Akuza ndaj Mustafajit, Topallit dhe Patozit, ish-nënkryetari i PD: Ja pse shpërthyen ndaj Bashës

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ish-minister i Berishes, Jemin Gjana shpërthen ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demorkatike.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.

Kryetari i Komisionit Qendor Elektroral për Zgjedhjet në Partinë Demorkatike, dhe një themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe pesë herë deputet tha: “Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë”.

Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qenë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrisnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë.

Gjana e cilësoi procesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vetmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë.

Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.

Për Besnik Mustafajn:

“A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teseren e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambassador, Berisha i propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teseren. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutin e Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD”.

Për Jozefina Topallin

“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam ëshumë contribute, amdje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti ktehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?

Për Arben Imamin

“Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministri Berisha për çështje pune dhe befas hynë në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz”?

Për Astrit Patozin

“Në vitin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemin Gjana? Ka patur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarte për të njëtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha I bindur që kjo ishte më e mira. i kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne”.

 

July 25, 2017 09:45
Komento

9 Komente

  1. hason gjana July 25, 10:00

    Jemin Rubineti, eshte amullia ne PD.Ne kukes pseudonimi “rubineti” lidhej me kete person, s ahere qe vinte ne kukes ,bylte rubinetin e ujit! per te dal njerzit ne proteste!

    Reply to this comment
  2. Demi July 25, 12:35

    Miu i gjirizeve, Zgjana, ka qene nje nga ata shpifesirat qe benin be per koke te Saleh Plehut, dhe nese do te vesh re, prape ka frike te flase per Salehun, sepse ka nje fakt e argument, Listat e Deputeteve ne PD nuk i bente, Balta e Kavajes, Astrit Patozi, por i bente cjapi, Vucidolsi.
    Te shtirur, te shpifur, nivel nen mesataren, te paafte, blepires, zemer keqinj, te poshter, te mbledhur e te zgjedhur si me lupe, i gjithe qelbi i ketij kombi, rreth kanserit Saleh Plehu..
    -Dum Baben-ngjiren akoma, sepse mendojne qe baba ka akoma edhe ndonje dhemb ne goje, por nuk e kane kuptuar qe baba ka kohe qe ka ikur per lesh, dhe po ha paret qe vodhi se bashku me keta hileqaret dhe femijet e tij hajdute e kriminele…
    Dum Baben edhe pas fiks 100 viteve…Sa perpara kemi ecur…

    Reply to this comment
  3. demo July 25, 12:40

    Topallicen e ka persekutuar PP,se ja dha kenaqesine te xhvishte llapushkat e misrit per zhelesh perjashta.Vuajti PD sa e gjeti kete bucore,perfaqesuese e denje e rraces SALLHANES.

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri July 25, 13:32

    Hahaha, ky e ca te tjere miope politike e servile deri ku s’mban me e moren ne qafe PD, force e krijuar kunder komunizmit por me Jemin e si puna e ketij u be me puniste se punistet.Jemin, Rrofte Saihu’Padishahu i Pardise, o ngrihu gur e bjer ne koke qe te marri vesh se ky ka per te vdekur injorant por beri para si shumica e hajduteve dhe njerezve pa personalitet.A foli baba je ne rregull..Shifeni kur te behet prape sekretar partie ky idioti.PD nuk ngrihet me perfundimisht ka vdekur si parti politike, jeton vetem swi parti primitive.

    Reply to this comment
  5. Demokrati i vertete July 25, 14:27

    Z. Gjana, të lexova dhe në këndvështrimin tuaj, lidhur me sa analizon për tre a katër persona je i qartë dhe bën mirë që u a përplas në fytyrë. Deri këtu jemi në linjë.
    Por z. GJANA në këndvështrimin politik, ideologjik, moral dhe demokratik Partia demokratike ka 27 vjet që ka hyrë në historinë e Shqipërisë. Nëse analizojmë me qetësi, pa anësi punën dhe ecurimë e kësaj partie, pa dorashka rezulton se mungojnë serizisht vlerat që duhej të shpaloste kjo parti, vlerat e vërteta demokratike, vlera të cilat i kanë munguar këtij vendi prej fillimi. Si rrjedhojë e invaliditetit të kësaj Partie, Shqipëria dhe populli i saj i shumë vuajtur, pësoi një zhgënjim të thellë dhe vazhdon të vuajë me të këqiat e teje tranzicionit, duke ringritur luftën e klasave të ish diktaturës me 30% të deklasuar, në një ndarje të re : “demokratë” dhe “jo demokratë”, “të majtë” dhe të djathtë”, “veriorë” dhe”jugorë”, marrëzira të cilat varfëronin të gjithë popullsinë, herë në dëm të njërës palë, herë të palës tjetër. Në katër vjet hanin bukë familjet e majta dhe në katër vjetët e tjera hanin bukë familjet e djathta, pra partia juaj dhe si motra juaj i keni thënë këtij populli që njëherë në katër vjet duhet të hanë bukë, ndërsa për katër vjet të tjera duhetvtë agjërojnë! Ja këto janë ato që sot juve keni sherre brenda dhe jashtë vetes. Ju nuk keni parësorë parimet demokratike, por ju ka gëlltitur pasuria e fituar padrejtësisht, militantizmi, nepotizmi, paaftësia, kontrabandat, korrupsioni, veset më të këqia që i ndodhin pushteteve anti popullorë.
    Z. Emon ju tregova disa padrejtësi që janë bashkëshoqëruese tek partia juaj, ashtu si dhe e partive të tjera, për tu kujtuar se analiza që ju i bëni kolegëve tuaj, nuk kanë asnjë vlerë ndaj mosvlerave që shfaq partia e juaj dhe jo vetëm. Duhen parë gjërat jo me optikën e partisë që ju i dedikoheni, por përdorni optikën e shoqërisë shqiptare në tërësi.
    Përfundimisht e kam të qartë se ju dhe shumë si ju nuk mund të dilni jashtë vetëvetes, pasi kapaciteti mendor, dijet dhe tolerancat nuk mund të kapërcehen me nivele të njerëzve të zakonshëm. Ato kërkojnë nivele shumë të larta, kërkojnë.liderë, që fatkeqësisht na mungojnë, ose më saktë rolin e tyre sot e luajnë mediokërit.
    Demokrati I vërtetë

    Reply to this comment
  6. Endrit July 25, 14:56

    Ky eshte felliqesira me e madhe e vendit tone. Nje skuth i keq. Spiun, servil, manjak seksual dhe ligesire e keqe. Me keqardhje per ata qe u persekutuan ne ate regjim por ketij mire ja kane bere.

    Reply to this comment
  7. Tirana July 25, 15:29

    Te gjithe – ti Gjana, edhe ata qe ti permend, jeni skutha te piketuar neper skutat e ish Komitetit Qendror te PPSH per t’u paraqitur si “alternativa e djathte” e Shqiperise, me qellim qe te mos mbetej asnje asnje hapesire per te djathten historike shqiptare te konkuronte sic do t’ia donte interesit perendimor te Shqiperise.
    Ketu qendron krimi ndaj demokracise, jo te kacafytjet midis jush. Midis jush nuk mund te kishte dhe as nuk ka per te patur kurre unitet, sepse e tille eshte krimberia dhe orientimi juaj.

    Reply to this comment
  8. VLORA July 25, 17:13

    Kur dinte te bente dhe Emin NJE PELLEMBE E GJYSMA
    seks dhe tja u kerkonte femrave mos plas .Gjarper me syze ti MUT

    Reply to this comment
  9. neseba July 26, 00:10

    Po, more, po, PD ju ka bërë milionerë, njërëz pa një vlerë, që vetëm keni dhjerë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*