Akuza për përdhunim ndaj Assange, Suedia heq dorë pas 7 vitesh

May 19, 2017 15:43

Akuza për përdhunim ndaj Assange, Suedia heq dorë pas 7 vitesh

Suedia ka hequr dorë nga hetimi i themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange, i akuzuar për përdhunim.

Pas 7 vjetësh, mandat-arresti i lëshuar në emër të tij tërhiqet dhe Assange mund të marrë frymë lirisht.

Për të shmangur dërgimin në Suedi, 45-vjeçari u strehua në 2012-n në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, e që atëherë nuk ka dalë më prej andej nga frika e prangosjes dhe ekstradimit.

Assange kërkohej nga Stokholmi për t’u marrë BE pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga dy gra për krime seksuale, të cilat ai i mohon me forcë.

Kryeprokurorja Marianne Ny, vendosi të ndërpresë hetimet ndaj Julian Assange”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e saj.

Praktikisht, me Suedinë, tani ai nuk ka më asnjë problem. Por telashet nuk përfundojnë këtu. Nëse Assange tenton të largohet nga selia diplomatike e Ekuadorit, do të arrestohet nga forcat britanike të rendit.

Policia londineze ka një urdhër arresti ndaj 45-vjeçarit për mosparaqitje në gjykatë 29 korrikun e vitit 2012, të cilin është e detyruar ta zbatojë. Një shkelje e tillë dënohet deri në një vit burg ose gjobë të rëndë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka bërë sakaq asnjë koment nëse ka marrë apo jo një kërkesë për ekstradimin e shefit të “WikiLeaks” në Shtetet e Bashkuara, ku Assange mund të përballet me gjyqin për publikimin e mijëra dokumenteve sekreteve të ushtrisë dhe diplomatëve amerikanë.

May 19, 2017 15:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*