Akuza të reja: Michael Jackson drejtonte rrjetin më të madh të prostitucionit të fëmijëve në botë

September 15, 2016 11:57

Akuza të reja: Michael Jackson drejtonte rrjetin më të madh të prostitucionit të fëmijëve në botë

Wade Robson, një koreograf i famshëm i Hollivudit, ka ngritur një padi kundër këngëtarit të ndjerë  Michael Jackson. Sipas Robson këngëtari ka përdorur kompanitë e tij si fasadë për një rrjet prostitucioni fëmijësh, raporton revista “Hollywood Reporter”, shkruan Dita.

Siç shprehet Robson, që u njoh me Jackson, kur ishte pesë vjeç, kompanitë “MJJ Productions” dhe “MJJ Ventures”, të dyja në pronësi të mbretit të popit, kishin një “qëllim të dyfishtë”. “Këto biznese kanë qenë një fasadë e leverdishme për të fshehur që nëpërmjet tyre operonte një rrjet i abuzimit seksual të fëmijëve, i projektuar për të gjetur, tërhequr, dhe joshur fëmijët që përfundonin si viktimat e tyre”, thotë dokumenti, i cili do të paraqitet nga avokati i Robsonit, Vince Finaldi.

57cd75ccc46188a71a8b45f5Koreografi 33 vjeç akuzon edhe asistenten personale të këngëtarit, Norma Staikos, se koordinonte të gjitha veprimet e organizatës, qe sipas tij “u bë rrjeti më i madh dhe më i sofistikuar i prostitucionit të fëmijëve që bota ka njohur ndonjëherë”.

Kjo nuk është hera e parë që Robson është i përfshirë në një betejë ligjore me Jackson, i cili  vdiq në vitin 2009. Sipas tij, ai është abuzuar seksualisht nga këngëtari që  kur ishte 7 vjeç deri në pubertet. Megjithatë, në vitin 2005 gjatë gjykimit ai i mohoi pretendimet e tilla. Në vitin 2013 ai e paditi sërish mbretin e popit duke thënë se pas disa viteve terapie psikologjike e kishte kuptuar se abuzimet kishin qenë reale.

Dy muaj më parë Robson ndryshoi kërkesën e tij të fundit dhe arriti të rihapë çështjen që do të mbahet më 13 mars 2017 në Nju Jork. Deri më tani avokatët e kompanisë Jackson nuk janë shprehur në lidhje me këtë.

/DITA

 

September 15, 2016 11:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*