Akuza të tjera për Polanskin, aktorja: “Më përdhunoi kur isha 15 vjeç

October 4, 2017 11:15

Akuza të tjera për Polanskin, aktorja: “Më përdhunoi kur isha 15 vjeç

Një akuzë e re për përdhunim të miturish është ngritur ndaj regjisorit të njohur Roman Polanski.

Aktorja gjermane Renate Langer është shprehur se regjisori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15-vjeç.

Sulmi i shkurtit të vitit 1972 është akuza e fundit, pas një varg akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i martuar me 2 fëmijë.

Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej.

Regjisori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me Amerikën.

E pyetur nga New York Time përse nuk kishte treguar më parë 61-vjeçarja Renate është shprehur:

“Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm.”

October 4, 2017 11:15
Komento

1 Koment

  1. vera e nxehte October 4, 14:53

    Bota e kurvave !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*