Për koncesionet e shëndetit

Arben Duka January 25, 2016 11:14

Për koncesionet e shëndetit

Te koncesionet e shëndetit,
Albana Vokshi gishtin vuri,
i prishi rehatinë pushtetit,
dhe rehatinë e atij burri!

Ndryshe Palokja dhe Ristani,
që hodhën nga një gur në det,
Vokshi nuk flet përgjithësisht,
po sjell një koncesion konkret!

Gjykatë e Lartë këtë rast,
është e pamundur ta gjykojë,
nëse për “shpifjet” e Albanës,
prokuroria s’do hetojë!

Ka dhe të tjerë-që koncesionet,
aty i sheh si një skandal,
ndaj qeveria-të pastrohet,
tani ka rastin ideal!

Dy koncesionet-që flet Vokshi,
këtu kanë ngjallur shumë dyshim,
ndaj të vërtetën do mësojmë,
nëse për ta do ketë hetim.

Në fakt të gjitha koncesionet,
kanë qenë mbuluar plot me mjegull,
për dy të paktën do mësojmë,
nëse janë bërë me ligj e rregull!

Dy koncesionet që përmendëm,
janë të një lloji të veçantë,
ku shteti fal dhjetëra mjedise,
dhe miliona euro grant!

Sot s’po e jap mendimin tim,
po veç një pyetje shtroj unë,
dhe ngre si Vokshi një dyshim:
“Pse s’e bën shteti këtë punë?!”

Njerëzit i ka-fondet i ka,
dhe gjithë ambientet e çe-kapit,
dhe si të jetë shtet “budalla”,
të gjitha ja kalon privatit!

Privati s’investon asgjë,
asnjë qindarkë nuk rrezikon,
dhe “koncesionin” që u bë,
nuk ka kopil që e kupton?!

Siç nuk kupton për TVSH-në,
që një i huaj do ta mbledhi,
dhe “Bletë e Artë” në tatime,
vetëm zinxhirin do të dredhi!

Një çupkë që punon te Cani,
më mbushi plot me mallëngjim,
na tha se s’ishte koncesion,
po grumbull termash pa kuptim!

Na tha ky është partneritet,
që shqip kuptohet bashkëpunim,
ndaj dhe po pyes: “Ndonjë punë,
a do bëjë vetë shteti im?!”

Kur e dëgjova post-sqarimin
m’u dhimbs vërtetë çupa e gjorë,
që në kuptim të moskuptimit,
këmbës për dreq i thoshte dorë!

Edhe për punë të TVSH-së,
i huaji do tregojë talentin,
njëlloj si CEZ-i i Çekisë,
që menaxhoi këtu korentin!

Gjithmonë na japin të hamë sorrën,
kur vetë këtu e kemi pulën,
tani me Vokshin kemi rast,
që ta kuptojmë të gjithë formulën!

Arben Duka January 25, 2016 11:14
Komento

3 Komente

  1. N.VJOSA January 25, 14:17

    E drejte!
    PD-ja ka thene shume shpifje, por midis tyre, duhet dalluar ne se ka te verteta!
    Po shpif Vokshi, te denohet Vokshi, ose gjoben le ta paguaje PD-ja, ne se flet ne emer te PD-se!
    Por ne se Vokshi ka te drejte dhe akuzon realisht, Mazhoranca duhette terheq koseguencat dhe te denoje fajtoret!
    NJE NGA TE DY KA TE DREJTË!…
    Por, marr shkas nga ky rast te ngre nje problem tjeter te madh!
    Degjoj qe shpesh mazhoranca justifikohet se ka krijuar vende pune, nepermjet investimeve!…
    Gje qe nuk eshte e vertete.
    NË SHQIPERI KA PAPUNESI TE MADHE!… E dime, mund te thone qeveritaret. Por ka raste skandaloze.Isha ne Tirane para nje muaji dhe kisha parkuar me Wohnmobilin tim, prane shtepise se motres.Ne darke, shkova te nderrohesha te makinen dhome…, kur ne gjysem erresire me afrohet nje i ri rreth 30 vjeç, shtatlarte dhe pak i turpshem…Me shume droje, me afrohet dhe me ngadale, me thote:
    – Jam nga Skrapari, pa pune, nuk kam para per ne hotel, por as dhe per te blere diçka te ha…Po ke mund te me falesh 50 leke te reja…, sa te blej dicka per te ngrene…
    Nipi im, nje dentist i ri, aty per aty ju pergjigj ashper:
    – Nuk kemi, i tha dhe deshi ti mbyllte deren…
    – Jo i thashe nipit, mos i fol ashtu, ….Dhe iu drejtova te riut:
    – Nuk eshte turp te kerkosh kur ke uri, vetem mos vidh dhe mos thyej…Hajde ketu…
    Dhe i zgjata nje 1000 lekshe te re…Me falenderoi me perzemersi dhe u largua ne erresire….
    Ja , i dashur Arben, ky eshte nje realitet i dhimbshem.Sa e sa te rinj ne moshe pune, duane te punojne, por nuk gjejne mundesi…Me se te ushqehen?!…
    SHOQERIA SHQIPTARE, DUHET KERKOJE FORT, ME TE GJITHA MUNDESITE P U N E S I M I N….
    E DREJTA PER PUNE ESHTE E DREJTA ME ELEMENTARE, SEPSE KA TE BEJE ME EKZISTENCEN!…
    Me beri te mendoje shume ky fakt qe pershkrova….
    Keta qeveritaret tane, le te mendojne per nje sekonde se çfare mund te benin ne se nuk do kishin mundei jetese, te pakten, të ushqeheshin tre here dita….!
    Medet, medet, hendeku midis supertepasurve dhe Supertevarferve, ne Shqiperi po thellohet ne menyre katastrofike!….
    Te kerkova dhe ty Arben, ne Redaksine e gazetes, por nje gazetar qe ngriti telefonin, mu pergjigj thate dhe ftohte:
    – Aben Duka eshte i paralizuar, me tha, nuk del…!
    Sigurisht, une mund te takoja, kam njerez qe per gjysem ore te me binin tek ty, por kohen e kisha teper tekufizuar dhe po rezervoj nje here tjeter,qe te kem me shume kohe te ne dispozicion per Poetin tone te talentuar….!

    Reply to this comment
  2. Sulo kapedanio January 25, 19:53

    Po kjo eshte e drejte dhe realiteti shihet me sy,Nuk duhen zmadhuar gjerat por ai qe drejton duhet ta shikoje vehten mire ne pasqyre ne te gjitha dtejtimet.Z.Duka nuk gabon kur shkruan vargjet sepse i ka pare te gjitha gjerarat ,edhe projeksionet e te tjereve ne pasqyren e te vertetes.Respekte edhe komentuesit N.Vjosa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*