Akuzat e Nokës, Rama: PD si qeveri në mërgim, jo si opozitë në vendin e vet

August 23, 2014 17:09

Akuzat e Nokës, Rama: PD si qeveri në mërgim, jo si opozitë në vendin e vet

Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave që vijnë nga selia blu në lidhje me emërimet në administratë. Kreu i qeverisë iu përgjigj sot akuzave të deputetit Flamur Noka, i cili e akuzoi Ramën se, drejtorinë e Lojërave të Fatit ia ka besuar një trafikanti droge.

Sipas Ramës, Partia Demokratike reagon si qeveri në mërgim dhe jo si opozitë në vendin e vetë.

PD si qeveri në mërgim, jo si opozitë në vendin e vetë! Deklarata kundër një regjimi imagjinar dhe vrer në veshët e çdo të huaji që u jep takim”, shkruan Rama në rrjetet sociale Twitter e Facebook.

Më herët deputeti i PD lëshoi akuza ndaj emërimeve në administratë.

Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç. Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit. Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jaçaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit. Nalton Jaçaj ishte tregtar konfeksionesh, dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë”, akuzoi më herët Flamur Noka.

August 23, 2014 17:09
Komento

12 Komente

  1. nastradini August 23, 17:21

    CILI ESHTE NDRYSHIMI APO KU ESHTE DICITURA?

    Edvini i emeron trafikanet e droges shefa te lojrave te fatit, Saliu i dekretonte si ambasadore ne dhe te huaj. Flamur Noka kete pyetje duhet t’i beje vetes dhe te gjeje DICITUREN qe ka brenda edhe PD-ne komuniste te Sali Berishes edhe PS-ne enveriste te Edi Rames. Sa ambasadore jane kapur si korriere te droges ne per kufinjte e Botes dhe i kane shpetuar burgut vetem nga pasaportat e tyre dipllomatike. Po a e ka harruar Noka ministrin famoz te Gerdecit Fatmir Mediu qe i shpetoi prangosjes ne Itali kur ne makinen e tij u gjend nje sasi e konsiderueshme heroine te paster? Prandaj t’i thuash miletit:

    BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!

    eshte nje propagande mjaft e vjeteruar per ata shqyptare qe kane pak intelekt.

    Reply to this comment
  2. lutfi August 23, 17:24

    200 kg heroine dhe ai nuk eshte ne burg? Edhe drejtesia turke qenka si kjo e Gjin Gjonit.

    Reply to this comment
  3. makth-i August 23, 18:48

    -Rama eshte i sakte ne perkufizime,por Muli nuk ka radare te kape ate qe i percjell Rama me filozofine dhe pushtetin e filozofise se tij ne lidhje me kuadrin dhe perspektiven,…sepse kur u ndane kaq i rane.Vini perball kryepolic Mulin dhe Tahirin…Muli nuk pati as deshiren dhe as pergatitjen e qenve te droges e jo me te rezultateve te Tahirit ne polici.Si njeri ndoshta eshte me i mire se une, por si kuader i ka bere dem vendit.

    Reply to this comment
  4. lulimiri August 23, 18:55

    Rama t’i lere lojrat e fjaleve dhe t’i pergjigjet ose ta pergenjeshtroje. Lojrat e fjaleve duket se tregojne qe kjo eshte e vertete dhe ky eshte i denuar. Turp

    Reply to this comment
    • beni August 24, 05:55

      Rama as te mos denjoje te merret me injorante si Noka. RAMA duhet te vazhdoje reformat dhe te coje krimonelin Berisha dhe mijte e tij si puna e Nokes para drejtesise.

      Reply to this comment
  5. Sqepari August 23, 22:09

    O Edo mos bej skorpionsin kot me kot dhe vend e pa vend. Vertete ne jemi te pafat qe kishim nje kryeminister te semure dhe Doktor nderkohe qe kemi nje kryeminister pa pigment dhe Piktor, por nuk do te thote qe do ti durojme gjate pordhet e tua. Ti nje te mire e ke se ngrefesh shpejt dhe shkrefesh me shpejt akoma,nderkohe qe maloku ka harru me u shkref sot e kesaj dite. Sidoqofte le ti presim zgjedhjet lokale se ju genjen mendja qe populli do votoje mes plerave te PD-PS. Dihet qe ne Shqiperi cdo ndryshim vjen mbasi ka mbaruar xhiron e botes ashtu si ndodhi edhe me ngjarjet e viteve 90. Sidoqofte DITA vjen dhe ti je nga ata qe nuk ke bythe te perballesh me pasojat .

    Reply to this comment
  6. alfade August 24, 02:19

    Sondazhi e mesiperm,82 perqind ”asnjendjesit” deshmon qarte se populli eshte i lodhur
    nga shpifjet,genjeshtrat dhe mashtrimet e bandes mafioze te Sali Fas,lic Milloshit ……..!!!

    Reply to this comment
  7. SADIKU August 24, 11:09

    E KUR U PASKA KAPUR ME 200 KG. DROGE KY ”DROGAGJI” SI NUK E PASKA ARRESTUAR SHTETI TURK??? E QUDITESHME SE UNE NJOH NJI DJALE QE POLICIA TURKE E KA MBAJT 6 VJET NE BURG VETEM SE E KANE KAPUR NE NJI KLUB ME NJI ME DROGE NE NJI TAVOLINE. KURSE JAQEN ME 200 KG E PASKAN LESHUAR.

    Reply to this comment
  8. XUME PROTOPAPA August 24, 11:53

    MERGIMTARET TE VARIN ME ARTISTLLEK

    E ka me mergimtaret kaçorri i pedofileve vllaho-çamore. Blushqupeve qe ka rreth e rrotull, po i tregon “ate qe nuk kishin pare akoma”, kur interesat personale i perplasen me te tyret, sepse ne fund te fundit siç deklaroi pak dite me pare “i kemi numurat”.
    Po ka nje gje per te cilen nuk i ka numurat, perditesimin e te huajve me poshtersite e tij.
    Nese blushqupet e bejne te nisur nga qellimet e tyre te felliqura, per vazhdimesine e shkaterrimit, vjedhjes, masakrimit te ketij vendi, mergimtaret e ndjejne gabimin qe bene sivllezerit e tyre me besimin qe i dhane ne 23 qershorin e 13-tes.

    Andaj edhe goditjen dermuese, me dorashka, here here edhe fare hapur, me “Kodin e Heshtjes” mafjozo-kriminal, çuni i artistit te popullit Kristaq Rama, ja ka mireorkestruar atyre miliona mergimtareve qe lane perkohesisht vendlindjen e tyre per te mbijetuar me therrimet e bukes ne tokat e huaja.

    Gjithe ligjet dhe vendimet e vulosura pas fletushkave shkarravine-defryese te tij, jane te orientuara drejt çvatjes pa mbarim te mireqenjes se krijuar ne vite, me gjak e sakrifica te mergimtareve. Sepse ne fund te fundit per kete nuk i duhen numurat, ndihet i lire ne masakrimin monstruoz te tyre, duke e ditur mire qe atdhedashuria e tyre, ndjenja e krenarise e te qenurit shqiptar, ja lejon ate.

    Eshte e vertete qe prej dekadash jane ngritur e shuar me dhjetra te ashtuquajtura “qeveri ne mergim”, qe ne vitet e para te shekullit te kaluar e deri ne ditet tona. Shume syresh edhe pse jo aq te organizuara dhane kontributin e tyre ne dermimin e sistemit enveroxhist, per ti hapur rrugen qelepirxhinjve e kodosheve te shumengjyruar per te shkaterruar kete vend te mallkuar.

    Harron i plotfuqizuari i turnit se kohet kane ndryshuar me te tepert me te kaluaren, sot “qeverine e mergimit” e bejne me miliona shqiptare, pa strapacime e takime sterkuze, thjesht duke qendruar pas nje skrivanie apo duke vrapuar me toch-screen-et ne dore.

    Ashtu siç firmosen varjen e poeteve baballaret shpirtkeqij te viteve qe lame pas, progresi na dha ne dore edhe ne mergimtareve mundesine te rivarim “artistikisht” me pasoja shume me dermuese pinjollet e tyre qe na nxitin te behemi spurdhjake vares.

    Eshte mire ta beje dushin me akull miku i Kokedhjerit te Himares çdo dite, qe kur te perballet me te huajt, te mos bjere ne depresion per peshtirjen qe do i dhurojne, duke qene te mireinformuar nga “qeverite e mergimtareve” te milionfishuara per pedofiline, hajduterine, drogen e vrasjet qe ka ngritur ne sistem.

    Reply to this comment
  9. Kris August 24, 15:03

    Ky nuk ka ndermend te punoje dhe ti pergjigjet popullit por u kthye ne nje kopje te Saliut.Lum ne ,iku Sali Rama erdhi Edi rama.

    Reply to this comment
  10. labinot August 25, 02:23

    @Agim -Keto enigmat halucinante me sigurimin e jashtem e me ilir hoxhen i ka luajtur sali berisha ne filmin “Demokracia ,malokeve”.Nuk arrij te kuptoj cfare heroizmi kane bere 22 sigurimsat e tu.I ka dale boja qe ne 1991 ketij filmi.Ato dy vellimet nxirri tek ura Lanes dhe shiti me cmime gabi,se nuk te kap kush per bishti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*