Akuzat e opozitës për blerje votash, L. Rama: Shpifjet, në gjykatë

May 23, 2015 13:22

Akuzat e opozitës për blerje votash, L. Rama: Shpifjet, në gjykatë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për blerje votash nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një dalje për mediat, z. Rama tha se LSI do të ndjekë rrugën ligjore në gjykatë. Ai i ka kërkuar opozitës se nëse ka prova dhe fakte t’i dorëzojë pranë organit ligjor.

“Në përpjekje për t’i paraprirë humbjes së ndëshkimit qytetar në zgjedhjet e 21 qershorit opozita është kaq e çoroditur, sa që fyen e poshtëron votuesit e mbështetësit e saj, duke i trajtuar ata si mall që shitet apo blihet, çka dëshmon krizën e thellë të besimit dhe mosfunksionimin e ndërveprimit mes SHQUP dhe atyre që me shpirt e zemër kanë qenë dhe kanë votuar, apo mbështetur PD-në. Për të gjitha shpifjet do të ndjekim rrugën ligjore në gjykatë, dhe i nxisim ato duke i mbështetur pa asnjë rezervë që të ndëshkojnë atë që rezulton i implikuar në përpjeke për të manipuluar zgjedhjet”, deklaroi Rama.

Sipas tij, LSI është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për një proces zgjedhor të ndershëm, dhe nuk do të lejojë askënd të kontaminojë procesin zgjedhor.

May 23, 2015 13:22
Komento

5 Komente

  1. superman May 23, 15:54

    seshte nevoja te shkosh ne gjykatat e kerruptuara nga jy. gjykata dhe gjykatesi do jete vota e popullit me 21 qershor, atehere do ju dalin mashtrimet tuaja, atehere do ta kuptoni edhe ju por do jete teper vone, ky popull nuk mashtrohet me me deklarata boshe.

    Reply to this comment
  2. vili May 23, 16:01

    luani i metes del e ben si mace e shtirur duke hedhur balte mi faktet te pa kontestueshme, por keta te lsi nuk e kane shume problem se fetyra e tyre eshte bere si tabele qitje. nuk e kane per here te pare blerjen e votave.

    Reply to this comment
  3. tesi May 24, 09:44

    Qe LSI i blen votat kjo s’ka as piken me te vogel te dyshimit, se nuk kane c’fare ofrojne pervec pares!

    Reply to this comment
  4. arsi May 24, 09:52

    Gjoja do ikin ne prokurori sikur kane te bejne me nje gjykate te pavarur!

    Reply to this comment
  5. berti May 24, 10:05

    Aman te gjykatat qe keni ne dore ju? Te ishin per te qenen gjykatat kishin futur Ilirin ne burg me kohe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*