Akuzat e opozitës, Rama: Mbështesim hetimet, mos tregoni gjëegjëza, sillni prova

April 17, 2014 11:43

Akuzat e opozitës, Rama: Mbështesim hetimet, mos tregoni gjëegjëza, sillni prova

Qeveria është e gatshme të  bëhet pjesë e hetimit lidhur me akuzat e demokratëve për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës. Kryeministri Rama u shpreh sot në Kuvend se maxhoranca ka vullnetin e plotë për të nxitur hetimet lidhur me këto akuza.

“Kjo qeveri është aq serioze, sepse jemi këtu çdo të enjte, për t’u përgjigjur për çdo pyetje tuajën. Nuk kemi çdo ditë tjetër të javës për ju. Kemi punë të tjera. Puna jonë është të bëjmë detyrat e shumta që kemi dhe puna juaj është që çdo ditë të merreni me ne. Harrojeni që ne jemi ata të mençurit që përpiqen të nxjerrin gurin që hedh budallai në ujë.

Ministrja foli qartë edhe për ata që duhet ta dinë se kush janë kufijtë kur një ministre flet për një çështje të tillë. Një gjë është e sigurt: vullneti ynë për të nxitur hetimet është i plotë. Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e këtij hetimi. Nuk besoj që ka opozitë në botë që të jetë kaq qesharake që e ndërton procesin e komunikimit me qeverinë si një gjëegjëze. Ne e dimë kush e ka hallin dhe ai hall të çon deri në pikën që mushkonjat i bën avionë që ulen e ngrihen mbi Divjakë, por edhe avionët të ulen mbi Levan-Tepelenë, ku edhe mushka thyen këmbët”, tha ai.

April 17, 2014 11:43
Komento

15 Komente

  1. ?!?! April 17, 11:56

    Brave qeverite shqiptare !!!

    Paskan tharre lagunen e Karavastase dhe kane ndertuar aeroportin e Divjakes ?!…

    Ndaj presidenti ‘recitonte’ per rruget me kamiona, lagunat me aviona, …dhe populli me mballoma !

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit April 17, 13:31

    Shpifjet do te vazhdojne, perderisa deri me sot, nuk eshte denuar asnje politikan per shpifje.
    Ju kujtohen akuzat e Sali Berishes, ne rastin e vrasjes se deputetit Hajdari, nxinte i teri, duke dhene fakte neper gazeta dhe para kamerave, por qe asnjehere nuk i dha keto fakte, ne prokurori, megjithese u thirr disa here te deshmonte ato te “verteta” qe ai dinte.
    Me kujtohet nje dalje publike e ish kryeprokurorit, ne TV, kur deklaroi se Sali Berisha eshte thirrur disa here ne prokurori, por nuk ka guximin te vije.
    Prandaj them, se shpifjet do te vazhdojne, perderisa nulet e saleshet, nuk merren te pandehur per shpifje.
    Edi Rama duhet te krijoje nje standart te ri, urgjent duhet te denoncoje ata politikane qe akuzojne mediave, ti coje ne prokurori dhe ne qofte se jane te verteta, natyrisht duhet gjithe qeveria te merret e pandehur, ose ne te kundert, ai qe shpif, te denohet me burg.

    Reply to this comment
  3. shefi April 17, 17:48

    zoti rama ju edhe rilindasit tuaj jeni bere tragjikomedia e ketij kombi. ky popull ju dha voten jo per te lozur e ka kush e ka po per te punuar. njera pale akuzon dhe tjetra mohon dhe prokuroria apo gjykatat flene gjume. ky eshte shteti qe ju premtove shqiptareve ?

    Reply to this comment
  4. MALUKATI April 17, 21:09

    HEDHIN SHASHKA PER TE MBULUAR ZULLUMET E TYRE PO E KANE FAJIN KETA KOK PA LARE QE I LENE E BREDHIN SI KUAJT HERGJELE

    Reply to this comment
  5. fat man April 17, 21:16

    PD nuk ka asnje program, ajo cdo dite meret me thashetheme me ato te pijetoreve te lagjeve , sic kane ne ekipin e tyre pijanecin qe pi raki me pace, Ristanin qe rri thumb. Cdo dite hedhin shasha tymuese me Mut Noken, Bajalldine e Laureshat per te shperngulur vemendjen nga krimet e tyre ne 8 vite dhe mbarevajtjet e puneve te Qeverise Rama. Me Ramen te gjithe votuesit e majte kam mendim tim, qe nuk bien dakort me thenie e tij, ku tradhetarit e kriminelit Sali, i eshte mirenjehes per Kosoven, ku ai e tradhetoi dhe e shtiti tek kasapi Miloshevic.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi April 17, 23:45

    Më duket një taktikë dinake e berishës për të intriguar naton dhe për ta futur atë në lojë!? Por me këtë gur të vrasë dhe zogj te tjerë!? Të baltosë,të krijojë hapësira për provokime te tjera, ta bëjé mazhorancën të humbase kohë “me nxjerjen e gurit të budallait nga pusi” etj.etj. Z. Rama,-një frazë do te mjaftonte: “shkoni në prokurori”! Dhe pastaj të merej llalla me përsheshin që kërkon të bëjë saliu. Ku ka më mirë se përsheshin me dhallë ta gatuante zoti llallë ! Po bini në kurthin e “humbjes se kohës me cicmicra”!? Shqiptarët nuk po gjejnë bukë për përshesh…? Kjo është çështja!?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 17, 23:47

      @ Më duket një taktikë dinake e berishës për të intriguar naton dhe për ta futur atë në lojë!? Por me këtë gur të vrasë dhe zogj te tjerë!? Të baltosë,të krijojë hapësira për provokime te tjera, ta bëjé mazhorancën të humbase kohë “me nxjerjen e gurit të budallait nga pusi” etj.etj. Z. Rama,-një frazë do te mjaftonte: “shkoni në prokurori”! Dhe pastaj të merej llalla me përsheshin që kërkon të bëjë saliu. Ku ka më mirë se përsheshin me dhallë ta gatuante zoti llallë ! Po bini në kurthin e “humbjes se kohës me cicmicra”!? Shqiptarët nuk po gjejnë bukë për përshesh…? Kjo është çështja!?

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit April 18, 05:21

        Zoti Zaimi, lufta kunder peshqeve te medhenj te korrupsionit, sapo ka filluar.
        Para ca kohesh, te thashe qe Edi Rama, kerkon ta qethe Saliun nga krahet, ta leje ate zbuluar dhe nje nga keta qe i mbante shpatullat ngrohte Saliut, eshte edhe Visho Ajazi, per vete informacionet qe jane ne SHIK.
        Ketu Saliu si gjithmone, per te mbuluar nje krim tjeter, hedh shashken e rradhes, te “avioneve te droges”, pse jo neser edhe te “nendeteses 105”, qe ben urbanin Vlore-Brindizi.
        E shkarkuan Vishon se denoncoi trafikun e droges, do gerthase Saliu dhe saleshet, kerkon te fuse edhe NATO-n, ne sherrin shqiptar.
        Por Saliu ka hallin se me ikjen e Vishos, i dalin zbuluar shume afera.
        Per kete ai hedh shashken.
        Por Edi Rama kete rradhe sduhet ta lere thjesht nje gjeagjeze, por duhet me ne fund, qe dikush qe shpif, te denohet.

        Reply to this comment
  7. fat man April 18, 03:08

    Shoku Edvin leri furcet se jemi vete bojaxhinj, a ke me piktura te skaduara si ato qe i dhurove Ilir Kokekatrorit per 45 vjetorin qe dukej si 75 vjec, nga krimbi qe ha brenda per vjedhjet e bera dhe ato qe do te bej me ty, se me Sali C4 mbaroi pune, po pate staqe qe ke plot, dhuroi disa shokut Arvizu me neshtetesi amerikane dhe origjine meksikono- joponeze. Tung, mos harro futi nja dy viza thithje m,e tub te gjate nga ai mielli zero, se je jashte loje, toc.

    Reply to this comment
  8. Analisti April 18, 08:07

    I shon me trishtim deklarimet e politikaneve ne Kuvendin e Shqiperise dhe jam mjaft i
    brengosur se çfare mostra kemi zgjedhur per te na perfaqesuar ne si popull ne parlament.
    Per zhurmen qe behet ne parlament dhe ne politike, per rastin konkret, mendoj:
    – Informacioni i SHISH apo i SHIU, eshte informacion, ai duhet te vertetohet e te faktohet.
    – Ne momentin qe ky lloj “informacioni”, shitet tek ata qe nuk kane lidhje, ne rastin konkret tek
    perfaqesuesit e PD-se dhe Berisha, ky informacion nuk ka më vlerë, pasi eshte dekonspiruar dhe nuk mund te vertetohet, pasi eshte e veshtire, qe me zhurmen qe u be, te perseritet veprimi.
    – Me vjen peshtire kur degjoj tullumbacet e PD-se “analistet” Artan Hoxha dhe Bejtjen qe burimi i informacionit eshte SHIU. Duken qe nuk marrin vesh, ose u eshte errur mendimi, sepse asnjehere sherbimet intelegjente nuk jane burim informacioni, burimin ato e kërkojnë.
    – Duhet patjeter një ligj, qe edhe politikanet te pergjigjen per mbroçkullat qe deklarojne ne parlament, siç ishte rasti i Imamit dhe Berishes per SMS qe tregonin dje. Si duket ata jane organizatoret te trafikut te droges ne Shqiperi, se vjedhje, korrupsion dhe vrasje kane bërë sa u ka dashur qejfi dhe asnjë ferrë nuk u ka hyre ne këmbë.
    – Organet e policise se shtetit, prokurorise apo te SHSH duhet te punojne me vetmohim, pasi edhe ne Shqiperi ekziston mundësia e tranzitit te drogës edhe me avionë.
    – Presidenti (nëse kemi te tillë), kryeministri dhe drejtuesit e sherbimeve sekrete duhet te marrin masa e të nxjerrin pergjegjesitë, për dekospirim të informacioneve, që rrezikojne sigurinë e vendit.

    Reply to this comment
  9. info analitike April 18, 08:49

    Per nje qeveri kalamajsh nuk eshte aspak cudi qe kemi rene ne nivelin e gjeegjezave.
    I tregon Rama dhe ministrat e tij e me pas i pergjigjet Berisha me shpuren e vet e militantet valevisin neper forume flamujt blu e mavi ne ekstaze. Nuk na mbetet vecse te “rilindim” shprehjen e vjeter : Perpara per fitore te reja!
    Rama thote se qeveritaret deshmojne seriozitete kur vijne te raportojne ne kuvend nje here ne jave. Mua me duket se ata vijne te bejne gallate me opoziten e te tregojne ca “llogje kavaje”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*