Akuzat e PD për Lincolnin e blinduar të vëllait të Ramës, si përgjigjet zv.ministrja e brendshme
Nga Arkiva
Zëvendës ministrja e Brendshmë Rovena Voda i është përgjigjur opozitës në lidhje me pyetjen e ngritur se përse nuk hetohet apo sekuestrohet automjeti i blinduar i vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe që vetëm para dy ditësh u përdor nga vetë Rama.
E ftuar në emisonin “Repolitix”, Voda tha se personat që ka përmendur Opozita, pra kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi nuk janë pjesë e subjekteve që janë caktuar për t’u hetuar dhe sipas saj, jo çdo makinë e blinduar i përket një grupi kriminal.
“Kjo duket fiks sikur opozita po bën shoë. Jo çdo automjet i blinduar i përket një grupi kriminal. Ne jemi pesë persona që caktojmë subjektet. Unë nuk di që personat që u përmendën të jenë pjesë e tyre. Nëse nuk janë pjesë e subjekteve atëherë nuk bëjmë dot gjë,”- tha Voda.
Një ditë më parë PD tha se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta është në pronësi të Olsi Ramës.
Në një status në rrjetet sociale, zyrtari i PD, Gazmend Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës.
Të njëjtën gjë, Opozita e ka denoncuar edhe sot.
d. a. /dita
Me mire vellai i kryeministrit me maqine Amerikane blindato,se capaculi malokut me cante te zeze,qe urdheronte ministrat dhe shefin e Ushtrise.
Hallall Olsi pobjeden Amerikane,se une nuk duroja pordhet tropojane.
Ku i beri paret per makine te blinduar?
Kjo vodo voda ça e ka se ka shoqen fiks për politike!!