Akuzat e PD, Policia: Drejtohuni prokurorisë

August 10, 2016 15:34

Akuzat e PD, Policia: Drejtohuni prokurorisë

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të bëra nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Policia ka kërkuar nga PD-ja që ti drejtohet prokurorisë për akuzat e faktuara.

Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik Partia Demokratike opinioni ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj.

Policia e Shtetit në respekt të këtij opinioni ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: nuk ka asnjë tërheqje në këtë luftë kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Edhe për PD-në përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë.

Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”, thuhet në deklaratën e PD-së.

August 10, 2016 15:34
Komento

1 Koment

  1. Juglindori nga Korça August 10, 16:58

    Pergjigje jashtzakonisht e qarte dhe e sakte e Policise se Shtetit . Na çane koken , dhjete here ne dite nga zyrat e shqupit , here Paloka e here kuklla te tjera PD-iste , çfare marrezira nuk nxjerrin nga goja . Po , si mund te deklarosh ne emer te PD-se , qe policia mbron parcela te mbjella me marihuane , per llogari te Tahirit , apo Rames , si mund te deklarosh , qe nje i kerkuar nderkombetarisht , paske drekuar ne nje nga restorantet e Himares me zvendes drejtorin e policise , qe ky i kerkuar , kalon i qete pushimet afer Rames dhe nen mbrojtjen e tij ? Po mire , more zoterinj te opozites , po pse na ofendoni kaq rende ? Kaq budallenj qenkemi neve si popull , sa te besojme keto perralla , qe shpikni juve dite per dite ? Po mire , neqoftese keto idiotlliqe , qenkan te verteta , pse na i thoni neve njerzve te zakonshem , ne konferenca shtypi te pa numurta , çfare prisni nga neve , neve si publik i thjeshte , do shkojme te arrestojme Kryeministrin , ose Ministrin Tahiri ? Dyert e Prokurorise , a i dini juve zoterinj te opozites ? Pse nuk shkoni t’i kallzoni dhe te filloje ndjekia penale (prokurorine e kini tuajen , Llallen , ju e kini emeruar) , po na derdellisni neper te ashtuquajtura konferenca shtypi ? Ore , po kini turp e namuz juve , qe po na mbysni me genjeshtra nga shtate here dite , ka tre vjet qe nuk pushoni ? Kur do te thoni nje gje te vertete ndonjehere ? Po rrini more rehat , se u bete gazi botes . Tani , na nxorret nje teori tjeter , nuk shkoni ne zgjedhje , me Qeverine Rama , sepse nuk paska garanci per zgjedhje te ndershme . Po pse , more zoterinj , cilat zgjedhje , na i paska vjedhur e manipuluar Rama ? Po si ka mundesi , qe gjithmone , ato qe kini bere vete , ia atribuoni kundershtareve tuaj ? Kerkoni Qeveri Teknike ….po kush jeni juve , more opozitare , qe na i vendosni fatet e qeverisjes se vendit , kur nuk kini as 40 deputete , ndersa maxhoranca ka afro 90 deputete ? More , a jeni ne vehte juve ? Po si haruat kaq shpejt , qe ne fund te legjislatures se kaluar , edhe pse mbetet ne minorance , blete 2-3 deputete mga PS-ja dhe e mbylles me 73 deputete , ndersa sot maxhoranca ka 90 deputete , ndersa ju kerkoni Qeveri Teknike . Ty , moj e dashur opozite , ç’te te qaje nena me pare ……me keto mend qe ke .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*