Rama reagon përsëri ndaj akuzave të PD-së: Bashën nuk e padita se ndjej keqardhje

January 10, 2015 14:29

Rama reagon përsëri ndaj akuzave të PD-së: Bashën nuk e padita se ndjej keqardhje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri sot për akuzat që Partia Demokratike ka bërë ditët e fundit për lidhje mes tij dhe personave me precedentë penalë. Rama shprehet se personat qe permend PD kanë qenë aktiv në prishjen e fushatës së PS-së gjatë vitit 2011.

Reagimi i plotë i Ramës:

“Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjera qe i ke bere apo je ne gjendje t’i besh vete!”, thote Emmanuel Kant-i. I cili me kujtohet sa here i degjoj lehaqente te shpifin ndaj meje. Dhe kur lehaqenia vjen prej atyre qe kane qene tete vjet ne pushtet, kryeminister, ministra te brendshem apo kanakare te spikatur te pushtetit qe iku, thenia e Kantit behet tronditese. Shpifin duke na akuzuar, duke me akuzuar, per çfare kane bere vete! U duket se ne jemi njesoj si ata dhe tanime qe jemi ne qeveri, bejme ate qe benin ata vete; bashkeqeverisim me krimin; e perdorim policine si ure lidhese me krimin; perdorim kriminelet per te trembur opoziten.

Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne – me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges -, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen.

Gjate ketyre diteve te kesaj ofensive shpifjesh kam menduar vetem nje gje: Sa shume, o Zot sa shume mire ka bere vota e 23 qershorit per kete vend! Ka shkulur nga pushteti nje skote te lidhur fort me krimin dhe ka hapur rrugen per ta çliruar policine nga kthetrat e krimit! Ajo vote historike i ka dhene krahe perpjekjes me serioze e me te qendrueshme antikrim qe nje qeveri shqiptare ka bere ndonjehere.

Nuk do t’i kerkoj zyres sime juridike te shkruaje padine e dyfishte edhe per Lulezim Bashen, njesoj si per dy bashkepunetoret e tij me te ngushte ne lidershipin e PD – vajmedet PD ku te lame e ku na mbete!

Sepse, ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçerise politike qe ka ne krah, kryetari i sotem PD eshte peng i trishtueshem dhe i shumefishte qe meriton vetem keqardhje.

Nderkohe, padyshim, mospaditja prej keqardhjes e Lulezim Bashes, nuk do te perbeje asnje pengese ne zbardhjen e çeshtjes. Le te japin dy shquparaket e tij te vajmedetshem nje prove te vetme per lidhjet per akuzat e ketyre diteve nga foltorja e PD, dhe Kuvendi le te zgjedhe nje kryeminister tjeter. Por ne te kundert, ky eshte rasti qe kjo politike e shpifur e lehaqenies ndaj kundershtarit vetem per te çoroditur opinionin, te ndeshkohet ligjerisht ne menyren me shembullore”.

January 10, 2015 14:29
Komento

26 Komente

  1. LALI January 10, 14:37

    tani ke merita coj ne gjygje ose shko jo tiolero ketu e tolero atje dhe popullin e thjeshte fute ne burg per 500 leke

    Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. January 10, 14:53

    O’EDVIN RAMA,je bere per tet vajtuar or gjalko?!!Po,a’je krieminister apo je nji pseudokriminister?Po,ti e ke edhe arren edhe cekanin ne dor or jahu.Po,mblidhe kuvendin dhe beri ca ligje qe tet japin doren e lir,ty dhe prokurorve e gjykatsve,te shkarkosh te gjythe llumin e sali serbit,dhe nishanin,dhje llallen dhe zaganjorin apo zagarin e kushtetutes,dhe le te behet drejtsi ne kete shtet,se perndryshe mbarove dhe ti si fatos nano,se sali serbi nuk flen ne dafina.
    Popullit e premtove shum gjera qe nuk behen per nji mandate,por ca gjera po mund te behen,pra ti shkarkosh nishanin,llallen dhe gjithe ata qe te futin drir neper rrota,tja derzosh drejtsis,para sali serbin,lulzim serb bashen,nishanin,dhe te gjithe me radhe,atehere ka fitue populli qe te zgjodhi ke fitue ti,dhe ne zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshem i kryshe dhe ato premtime qe te kan ngel.Por,qe te fitosh dhe nji mandat duhet kryekriminelin dhe banden me sali serbin ti burgosi drejtsia ti gjykoi gjygjsia,dhe ti je i fituar bashke me popullin.Po,pse te mos e akuzosh dhe bashen,pse ai qenka perkeqardhje sipas teje,ai qe shiti detin,ai qe vodhi rugen e kombit,ia qe vrai me 21,janar,perate te keshkeqardhje eshte nji,gabim i madhe i joti shoku edvin qe dote kthehet bumerang,keqardhja e jote kete dije.

    Reply to this comment
  3. Solisa January 10, 16:08

    I dashur Edi! Bukur shume i thua fjalet, s’ka te dyte. Shume gjera po mundohesh t’i besh mire e me mire dhe Shqiperine ta fusesh ne binaret e ligjit e te shtetit ligjor. Deri ketu shumicen e shqiptareve i ke dhe do t’i kesh gjithnje me vete, por nese shqiptaret do te largohen shume shpejt prej teje, shkaku i pare dhe i fundit, shkaku i vetem do te jete hezitimi Juaj per mosndeshkueshmeri. Ne kete pike shqiptaret nuk do te te pranojne asnje justifikim, jo po KLD, jo po presidenti, jo po Llalla, jo po 6-mujoret, etj., etj… Shqiptaret t’i dhane te dyja: edhe gurin edhe aren. Nese nuk i perdor kjo do te thote “paaftesia Juaj dhe fatkeqesia e tyre e dyfishte”…
    MOSNDESHKUESHMERIA E SHKAKTAREVE QE E KATANDISEN SHQIPERINE NE KETE GJENDJE VAJMEDETI QE PO E VUAN PADREJTESISHT SOT DO TE JETE FUNDI I KARIERES SUAJ POLITIKE…

    Reply to this comment
  4. LORA January 10, 16:46

    E prisja kete qendrim te Kryeministrit te shqiptareve,,,,I qarte,I sakte,ne kohe.
    Kjo eshte e vetmja menyre qe mbron shtetin e shqiptareve ,perkunder lehaqenerise brekedhjere
    24-vjecare si misionare agjenturore per krethemeljen e tij.
    Mos u ndal Kryeministri I Rilindjes se njemendte.

    Reply to this comment
  5. Eraldi January 10, 17:07

    Po perse sekelldisesh kaq shume ti Zoti Kryeminister? Apo te duken gjera te reja shpifjet e PD-se? Nuk besoj se qendron aty problemi yt.

    Problemi yt qendron te e verteta qe thone ata njerez te cilet te votuan dhe te besuan per nje qeverisje me te mire. Por interesi yt eshte, se do qe keto te verteta ti futesh te shpifjet tradicionale te PD-se apo opozites thjesht.per te justifikuar keqeverisjen tende.

    Reply to this comment
  6. Vendos ligjin - per kedo-jo selektive January 10, 17:17

    Z. Kryeminister,
    Jo seleksion , jo keqardhje, prandaj ky popull te dha voten. Kerko te zbatohet ligji njesoj per te gjithe. Mos u terhiq nqs do te besh shtet.
    Ku eshte reforma per drejtesine, kane kaluar shume muaj mbas shtatorit ku deklarove lufte kunder korrupsionit ne drejtesi. Deri tani asgje. Puna jote nuk jane deklaratat per keqardhje,
    por lufte pa kompromis me ata qe shkelin ligjet e shkruara te Republikes Shqiptare.
    Puno me cdo individ te Gjykates Kushtetuese, kjo eshte puna jote, jo shkrime cdo dite ne Facebook sa here qe pjerdh PD, ka shume te tjere qe mund ta bejne amortizimin e shpifjve
    monstruoze dhe pa skrupull.
    Banda Saliniane ka detyre te ngreje “furtune” ne gote per cdo eveniment, detyra jote zbato ligjin, Kushtetuten, kjo eshte fortuna qe do te shkule nga rrenjet krimin, qe bandat sllavo-greke me kujdes ngriten ne Shqiperi per te vertetuar dogmat e tyre se Shqiptaret nuk mund te bejne dot shtet.
    Vota e 23 Qershorit ishte plebishitare kunder kesaj bande, prandaj kurr mos u terhiq, mos u tremb, lufto si trim, si Shqiptar.
    Banda me kryetarin e saj famekeq (SRB) ka vene te gjitha baterite, fuqite e saj, per destabilizim, shkaterrim te cdo gjeje Shqiptare, per ti merzitur Shqiptaret, per tua bere vendin sketerrre, sot ka shume nga ne brenda ose jashte vendit kane turp te thone
    qe jemi Shqipetare, ky eshte suksesi me i madh i SRB.
    Megjithate SRB po e ndjen se fundi i tij do te jete i pashmangshem, per krimet e tij qe i ka shkaktuar dhe po i shkakton Shqiperise dhe Shqiptareve.
    Prandaj puno per Shqiperine dhe Shqipetaret, qe Shqipetaret te ndjehen Shqipetare dhe te duan Shqiperine.
    Qenve qe lehin vuri zjarrin qe te dha ne dore ta mbash lart si pishtar 23 Qershori.
    Terheqja, zbythja dhe keqardhja jane tradheti ndaj 23 Qershorit

    Reply to this comment
  7. lili January 10, 17:31

    Nuk eshte hic e bukur kur kryeministri i vendit Tim perdore fjale si lehaqen: deshumanizimi i kundershtarit eshte hap i pare qe pushtete diktatorial perdorin kur fillojne fushatate kunder ‘armiqeve’.japi i tjeter i shpalluar apo jo i shpalluar eshte vritni qente! Kjo eshte vertetuar ne cdo konflikt edhe ka nje littérature te plot mbi kete terme neper rraftet e universiteteve boterore. Pra nuk eshte hic mire perdorim i keso gjuhe per nje kryeminister. Gjuhe e kohes enverian.

    Reply to this comment
  8. v January 10, 17:44

    O Zot sa shume mire ka bere vota e 23 qershorit per kete vend!
    Kjo eshte fjalia me e bukur e thene me shpirt prej Kryeministrit.
    Ai me shume se kushdo ka kushtet, mundesite dhe vullnetin per ta shpartalluar kete menxyre
    qe po i plas shpirtin shqiptareve.
    Te durojme pak e do te ndjehemi te shpetuar.Pas nje dite te akullt do te dale edhe diell.
    Ngushellimi i perhershem i shqiptareve, kur sheh se sa shume po neperkembet.

    Reply to this comment
  9. dardan January 10, 17:59

    Zoti kryeminister na behet qefi ne radhe te pare, qe SHqiperia u pranua kanditate per ne BE,por mos dergjo lehaqente se ashtu i marrin urdhrat nga qeni kryesor,por vazhdo me reformat,ne fusha te tiera dhe fute SHqiperine ne endren shekullore ne EUROPE.

    Reply to this comment
  10. I.Troplini January 10, 18:13

    “Lehaqenia”, e atyre qe sot paskan vendosur te ngrejne siparin e teatrit, per te luajtur pjesen e radhes,,,,nuk habit dhe nuk ve ne dyshim asnje shqiptar, Z.Kryeminister. Mos e mundoni Emanuel Kant, per te sqaruar “psikologjine” e ndyresise se provinces shqiptare dhe perversitetin e nje vrasesi ordiner si Sali Berisha. Kant, kam pershtypjen, nuk do ishte marre fare me krijesa dhe gjallesa te tilla. Per te, ata do ishin figura qesharake, qe i bejne hije tokes kot.
    Ne qershor 2015, ne do kemi Z.Rama, plot 2 vjet ne zyren e Kryeministrit te Shqiperise.
    2 vjet nuk jane nje kohe e gjate, po te kesh pasur ne plan, te besh mrekullira. Per ate qe e kishte seriozisht me votuesin e tij, ceshtjen e drejtesise dhe venien e saj ne binaret e se drejtes, duke vene vrasesit dhe mashtruesit ordinere ne banken e te akuzuarve,,,,,,kjo do kishte qene nje kohe, jo fort e shkurter.
    Z.Kryeminister.!!! Cfare kerkon prej nesh?
    Te dalim te brohorasim, qe me ne fund “po i tregohet vendi Berishes dhe te tijve” nepermjet denoncimit tuaj ne Prokurori? Apo te mundojme sarkazmen, per te qene ne gjendje te durojme realitetin mbytes dhe cfilites qe perjetojme ne kete vend,,,,duke thene qe Kryeministri po luan rolin e tij,,,,ndersa Berisha luan ate qe din te luaj me mire.?
    Shqiperia eshte vendi i xhuxhave Z.Rama. Ate qe xhuxhat e quajne mal,,,diku tjeter e quajne fole milingonash. Xhuxhat mbyten me nje luge uje. Xhuxhat jane aty, per te gajasur pjesen tjeter te botes, me vogelsine e tyre dhe pamundesine per tu bere kurre te barabarte me boten perreth. Cdo gje, duket si teater ne kete Republiken tone,,,Z.Kryeminister.
    Perpara se te merrje voten tone, sokellije si luan malesh se nuk do kishe mandat te mbroje kriminelet me imunitet. Sot na je bere “xhuxh” dhe na tregon perralla me Emanuel Kant dhe “ligesine” e Berishes,,,,,,a thua se shqiptaret do e degjojne per here te pare nje gje te tille.

    Jo more Zoteri. Shqiptaret e ndjenin, edhe pa njohur teorine e Kant, se Sali Berisha eshte kriminel. Ata ju zgjodhen Juve, per te bere ate qe ben ai mban fjalen e dhene dhe jo per tu bere pjese e teatrit te felliqur te hijenave te provinces shqiptare.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F. January 10, 18:25

    Zoti Kryeminister!
    Qe opozita eshte jasht binareve dhe ecen si ai treni qe ka dale nga shinat, nuk do mend shume.
    Por e di se çfare kisha une per ju nese dikush nga ata te tute e lexon kete qe them?
    Aty ne rrjetet sociale punon vete apo me keshilltaret e tu?
    Se mire opozite nuk ke por ama kritikat e dashamiresve duhet t’i pranosh dhe madje kur behet fjale per tekniciene qe argumentojne çmimet e energjise dhe te naftes.
    Dhe jo vetem t’i pranosh ose t’i kundershtosh me argumenta por dhe t’i falenderosh dhe jo t’ua fshish komentet dhe t’i bllokosh, siç po lexojme rendom ne rrjetet sociale, se pastaj del bllof ne keto qe thua.
    Se nuk jane te gjithe lehaqeni, ne mos qofshin servilalegeni ata qe te rrine pas menderes. FB mos e perdor vetem per te te bere qefin dhe te te mburrin, por mbaje dhe per ata qe te kritikojne dhe nuk jane dakort me menyren se si e drejton ekonomine dhe reformat ne dem te popullit., ose kundershtoji me argumenta nese ke aftesi per kete pune.
    Se vetem Enveri idhe pas tij Saliu i dinte te gjitha.
    Deshtimi me i madh i nje politike eshte mbyllja e gojeve kritike.

    Reply to this comment
  12. Alfade January 10, 18:29

    Jo perralla !!! Act Now !!!

    Reply to this comment
  13. Mark uk January 10, 20:38

    Vertet po lehin,po ama po lehin ne qenin ma te madh sic jeni ju.

    Reply to this comment
  14. arjani January 10, 20:56

    Ashtu vazhdo se je ne rregull. Qenit qe leh i thone nga anet tona te ha mune, dhe qenit kur i vjen ngordhja permjel ne dere te vet.Luli i vocerr bashke me halimnat xhuxhe coji perpara drejtesise se vetem atehere do pushojne se lehuri

    Reply to this comment
  15. dallaveri January 10, 22:17

    Ste vjen turp mor lopate furre,nuk na mjafoi enveri qe shyqyr qe smori nga ditet tona,Saliqeni,po edhe ti mor ipa ftyre,apo car ka se po e mbani dhe disa vjet pre meje,juve ju pelqen ta mbani.

    Reply to this comment
  16. Vlora January 10, 22:27

    Edi Rama vazhdon ne listen e mashtruesve politikane Shqiptare, te cilet perkedhelen nga turmat pa forme, pa llogjike, pa vizion dhe pa seder qe jane te destinuar te vuajne nen hyqmin e ketyre mashtruesve ordinere te katapultuar ne politiken Shqiptare.

    Edi Rama eshte pasaardhesi i Sali Berishes dhe pasaardhesi i Edi Rames do te jete si Sali Berisha, por me forme tjeter!

    Reply to this comment
  17. XH. Staravecka. January 11, 00:15

    Niveli yte intelektual dhe pjekuria jote politike o Edvin Kristaqe Rama eshte shume, shume larte me luli basha enuk ja vlene qe ti te humbaseshe kohe me kete lulin. Keto energji vazhdo ti konsumoashe per Shqiprine si dhe deri tani.
    Pershendetje.
    Vazhdo te punoshe si tani, edhe me shume ne kete Shqipri te mbytur nga LLUMI.

    Reply to this comment
  18. Kris 1 January 11, 05:12

    kur lexoj keto shkrimet e Edit ngasherehem dhe falenderoj Zotin.
    Faleminderit o zot qe na largove tiranin e Vucidollit dhe na vure mbi koke artistin e tirones
    tani kenaqemi duke ushqyer shpirtin ne galeri,e tunele.Na bej o zot te meshirshem me kundershtaret dhe te pameshireshem me miqte si Napoleoni yne
    Na e mbro kete dhurate qe me ndihmen tende morem me 23 qershor por te lutemi ta ndajme dashurine bashke.Na i ler pak ne toke qe ta shohim dhe ne .Te lutemi ule ne toke dhe ne e kemi gati kurbanin.

    Reply to this comment
  19. "Horri i Bulevardit" January 11, 06:51

    Edhe une mendoj se eshte nje kohe e humbur te merresh me shpifesit amatore, qe jane te detyruar, te lexojne budallalleqet e Plakut te SHQUP-it PD-ist.
    Eshte humbje energjie, qe ju si kryeminister, duhet ta shprhni ne pune konkrete.
    Lejen e ke me pash nga nje milion vota, per te ndryshuar njehere e mire, mireqenien dhe mendjet e shqiptareve, per mire.
    Natyrisht shpifjeve duhet ti jepet fund, qe shpifesit te perballen me ligjin.
    Shikoni gropen e re financiare, zoti kryeminister, qe fale jush dhe ekipit tuaj, u zbulua dhe ju be e ditur shqiptareve, ku viktima perseri jane shqiptaret.
    Keto para te vjedhura hapur nga qeveria Berisha, jane thaset me miell dhe parate e hedhura ne dobi te fushates elektorale nga partia demokratike.
    Eshte rasti me i paster i nje pjese te korrupsionit shteteror, ku kryesori ish ministri i financave duhet arrestuar urgjentisht dhe jo te lihet te jape “pervojen” e tij financiare, ku me shume se nje here, na rezultoi katastrofike.
    Ketu duhet harxhuar energjia juaj pozitive e juaja dhe ekipit tuaj qeveritar, zoti kryeminster, qe shqiptaret te shohin mbas dyerve te burgut, ish qeveritaret e korruptuar, qe shkaterruan cdo gje te mire, qe shqiptaret e ndertuan ne kohe.
    Kush shpif, duhet patjeter te perballet me ligjin.

    Reply to this comment
  20. antikomunist January 11, 06:53

    BOLL U QURRAVITE SI HOMO ENVERIST ME KEQARDHJE DHE MALLENGJIME O EDI RAMA, PO NXIRR PALLEN DHE TREGOJU BURGANXHINJVE TE SALIUT SE JE BURRE.

    se populli nuk te zgjodhi per te vajtuar si kukumjacke pylli ne media per fatin e keq qe ta rene ne hise me kete opozite burgaxhinjsh dhe kriminelesh vrastare, por per t’i rikthyer shpresat shqyptareve se Shqypnia mund te behet SHTET si gjithe te tjeret ne Boten Demokratike. Ja po t’i falim tollombacet elektorale per 300 mije vende pune, per shendetesi dhe arsim falas, per rritje famoze ekonomike, por nuk mund te falim qe ke lene Saliun dhe banden e tij vrastare, kusare dhe hileqare te livadhisin sikur te ishin ata qe kane fituar votat tona dhe jo ti o kryeministri qaraman Edi Rama.

    Kur gjermanet ishin para dyerve te Moskes, Stalini ra ne depresion total dhe u be tape me vodke qe ja jepte fshehurazi Byrose Politike bopdigardi i tij Berja. Ne kete gjendje mjerane u fsheh poshte krevatit dhe kur erdhi Marshalli Zhukov qe drejtonte luftimet per mbrojtjen e Moskes dhe e pa ne ate gjendje i tha:

    “MBLIDHE VETEN DHE DIL PARA POPULLIT RUS ME NJE DEKLARATE PER PARADEN E USHTRISE PARA MUREVE TE KREMLINIT!”

    “Po gjermanet?” pyeti i frikesuar Stalini Zhukovin.

    “TI BEJ DEKLARATEN PER POPULLIN RUS SE TE TJERAT I MENDOJ UNE”

    dhe keshtu ushtaret e Zhukovit nga Parada Historike para mureve te Kremlinit shkonin direkt ne llogoret e luftes per t’u perleshur trup me trup me gjermanet. Pas Luftes Berja tentoi ta shpallte Zhukovin si ARMIK ne nje mbledhje te posacme te Byrose Politike, por Zhukovi nxorri PALLEN nga cizmet e ku kishte fshehur dhe ja numeroi Berjes ne lule te ballit.

    Prandaj edhe te themi o Edi Rama:

    NXIRRE PALLEN O EDI RAMA DHE GODITE SI ZHUKOVI BANDEN VRASTARE DHE KUSARE TE SALIUT SA NUK ESHTE VONE.

    Reply to this comment
  21. shoku "Shpati " January 11, 07:28

    Thuaj mbase nuk e cojne me tutje kete ceshtje te denoncuarit pasi ketu te ne me dy deshmitare te rreme shkon ne Burg ! Teknologjia e re ben cudira …

    Reply to this comment
  22. Beni January 11, 08:22

    burg per keto kriminele qe hpifjen e kane si buke e djathe… keto shkaterruan Shqiperine

    Reply to this comment
  23. shpatar January 11, 10:20

    Nuk dua te shprehem se cfare mendon e bene Rama lidhur me shpifjet bastarde te kohve te fundit .Nuk me shqerson fakti qe po akuzohet K/Ministri i vendit tim .
    Si ne pozite dhe tani ne opozite shpifjet kane qene dicka te zakonshme e te qellimshme nga PD .Eshte pjese e menus qe i serviset popullit per ta corjentuar e larguar nga problematikat kryesore e reale .Qellim eshte per ta spostuar pergjegjsin tek kundershtaret politike .
    Ndoshta per Ramen keto skane rendesi por per ne dhe te lenduarit qe presin Drejtesi marrin nje karakter te vecante .Keto borie nuk kane objekt Ramen por shangien e pergjegjsise per Gerdecin ,21 Janarin ,abuzimet me financat e hajdutllekun qe eshte ulur kembekryq ne cdo qelize te shoqerise sone .Ulurine Basha se po kercenohet .Llogjike .Ai sa here qe vjen ndonje dite si ajo e 21 Janarit apo kur u kerkohet nga familjaret Eurodeputetve se Drejtesia nuk e ka thene fjalen e saje Lulushi mbush brek…. Cila eshte ombrella me e mire ? Keto karagjozlleqe se K/Ministri i vendit, me ane te kriminelve apo me ata qe eshte ne armiqsi me Lulin ,kerkojne jeten e tije .Shume e peshtire mbrojtja qe u kerkohet organeve te Policise. Per cudi nese ndodh nje skenar i tille ,qe eshte i mundshem per vete karakterrin hakmarres te shqiptarit,pergjegjsia do te jete e Rames. Luli do te shpallet hero i permasave te Mandeles .Do ti fshihen krimet e tije dhe vlerat do te jene me te medhaja se sa vdekja .
    Qekardhja z.Rama ,sic ta kane thene dhe disa komentues, eshte shenje dobsie jo per ty po per popullin qe pret ndryshimet e pritshme.Ty te ra ne pjese ta luash kete rol e te luftosh deri ne fund ne te gjitha fushat per ti kurorzuar me sukses .Ta kam thene dhe me pare :Me keto ritme ,pamvarsishte se kush te keshillon ,te duhen dhe 3 mandate per ti sheruar plaget e marra ne 24 vjete Rrum-Palle . Do ti kesh, apo nuk do ti kesh mundesite, kjo nuk varet as nga ty e as nga ndryshimet por nga populli qe te mbeshtet e voton . Teoria gure gure behet kalaja i perkete epokes se qepes .Tani situatat si te brendshme e te jashtme ndryshojne me shperjtesi kozmike .Luftohet te kapet cdo dite se me vone nuk arrin te mbash dhe ato qe ke kapur .

    Reply to this comment
  24. Sapa January 11, 10:26

    Shume bukur ka thene filozofi gjerman Immanuel kant mbi shpifjet por mos harro se ai ka thene edhe kete: “Wir sind nicht auf der Welt, um glücklich zu werden, sondern um unsere Pflicht zu erfüllen”.

    Immanuel Kant (1724-1804)
    qe e perkthyer do te thote:”Ne skemi ardhur ne kete bote qe te behemi te lumtur por qe te permbushim detyrimet tona”.Dhe tani ti si kryeminister qe je ke me shume detyrime se nje njeri i thjeshte!

    Reply to this comment
  25. Hm... January 11, 11:21

    Edi, trego keqardhje sa te duash per ceshtje personale por jo shteterore dhe publike. Nese thone se je i lidhur me krimin, nuk te synojne ty por prishjen e stabilitetit ne vend si kryeminister reformash ndaj eshte e pakuptimte keqardhja dhe meshira. Po keshtu, sa eshte kukull Basha, po kukulla jane dhe ata me poshte tij ndaj nuk ke perse ben dallime. 21 janari, deti, rruga e veriut etj jane arsye akoma me te forta per te mos treguar keqardhje me meshire ndryshe… cfare ka ndodhur me ty Edi Rama!

    Reply to this comment
  26. mëno January 11, 13:02

    Z. Edi po tretgion keqardhje per Bashen. Po a eshte e drejt qe te tregosh keqeardhje per nje person qe i ka grabitur taksapaguesve shqiptar 230 milione euro ne rrugen e Kombit, qe ka kryer nje akte tradhetie te rende duke u perpjekur te shes rreth 400 km katrore det nje shteti tjeter, qe ka qene drejtuesi kryesor dhe urdheruesi i 4 vrasjeve ne Bulevartin e Tiranes, qe prishi mbikalimin e Zogut te Zi per te bere te mundur shitjen e nje dyqani me çmim me te larte, qe u perpoq qe ta fuste shqiperine ne planet e akuzave te UDB serbe per shtepine e gjelber ne Burrel, etj krime. Po a ja vlen vertet qendrimi juaj? A tregon ai personalitetin e nje kryeministri, apo te nje sportisti te rendom te Dinamua? Duket se je ne nje vend qe nuk e meriton dhe e ule dinjitetin e socialisteve duke e zhytur ne Keneten e felliqur te Fatos Nanos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*