PS: PD të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale

April 4, 2014 14:36

PS: PD të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale

Partia Socialiste ka reaguar sot deklaratave të sotme të Partisë Demokratike ”për emërime të personave të inkriminuar dhe militantëve në Policinë e Shtetit”,

Në një deklaratë të shpërndarë nga selia rozë, PS i bën thirrje PD-së të zgjohet nga makthi i humbjes së zgjedhjeve dhe të bëjë opozitën ashtu siç duhet.

“Fatkeqësisht Partia Demokratike nuk po del dot nga rruga e rrënimit të vazhdueshëm post-elektoral. Sulmi i sotëm i liderit të vjetër në Facebook dhe zëdhënëses së re në ekran, flasin më shumë se çdo koment për dëshpërimin e partisë më të madhe në opozitë. Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm që akuzohen si kriminelë vetëm pse i shërbejnë shtetit nën uniformën blu, janë vazhdë e trishtueshme e rrënimit që ka përfshirë PD.

Ne e inkurajojmë qeverinë të largojë nga shërbimi publik çdo individ të kompromentuar me drejtësinë, siç bëri me të drejtë në 3 raste gjatë kësaj periudhe, por i bëjmë thirrje PD të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë që e sfidon qeverinë me alternativa e me argumente dhe jo një fabrikë shpifjesh e trillimesh që me opozitën e lidh vetëm emri”.

 

April 4, 2014 14:36
Komento

10 Komente

  1. Eri March 19, 20:40

    Rri si m.. nashi Laura.

    Reply to this comment
  2. Mark uk March 19, 21:40

    Kane kapur dy kapterra,gjeneralet po bejn namin as qe i shkon kujt mendja ti cenoj.

    Reply to this comment
  3. Eli March 31, 08:35

    Per 30 vjet kjo parti nuk rigjenerohet, Lara le nam se kuptoj pse P.D fshin bythen me ty cdo mengjes.

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit March 31, 10:05

    Pergjigje e sakte, pa norvozizem.

    Reply to this comment
  5. Analisti March 31, 11:14

    Kjo PD na eshte bere si simotra e saj Partia e Punes, qe i shikonte njerzit nga biografia.
    Te gjithe ata qe kane bere faje, kane bërë burgun per fajet e tyre,
    Spas PD-se nuk duhet te punojne ne struktura shteterore. Po deputeti Arben Ristani a duhet te jetë deputet , se edhe ai eshte i denuar???

    Reply to this comment
  6. Ti March 31, 12:19

    Ashtu si i katandisi qeveria e meparshme popullin shqiptar eshte e veshtire te gjesh dike pa nje klecke. Edhe njeriu me i ndershem iu desh te beje dicka te paligjshme te mbijetoje. Tani cani derrasa o parti kusaresh, ju humbete nami e nishani nga kjo toke.

    Reply to this comment
  7. RROTA April 4, 14:47

    More injorante se pari a eshte e vertete se jane emeruar ne Policine e Shtetit tre persona me precedente penal qe PD i tha me emer.
    Se dyti perpara se te sulmoje duhet te spjegohet se perse nje mori zyrtaresh shteterore jane emruar duke pasur precedente penal ku te tera denoncimet e PD kane rezultuar te verteta.
    Pushteti socialist eshte emruar per ti sherbyer popullit apo kriminelve. Sajane vrare vetem ne 24 oret e fundit. Strategji e terrorit per te vjedhur e centezin e fundit. Zgjohuni o truthare se po ju vrasin naten e diten e po jua marrin buken ne tavoline ashtu sic kane bere ne 68 vitet e fundit

    Reply to this comment
  8. klodi April 4, 16:06

    asgje nuk ka ndryshuar nga historite qe publikohen ne fb, me pare kete detyre ua kishte ngarkuar sistemit pergjues te Imamit dhe Visho Ajazit, tani e ben vete, halli i vertete nuk qendron tek ato cfare shkruan por tek milionat e eurove te zbuluara ne skema mashtrimi me tvsh-ne dhe gjobvenjeje per bizneset qe nuyk hynin ne monopolet e Gites dhe Xenit

    Reply to this comment
  9. fat man April 4, 16:53

    Sali C4 dhe SHQUP-i i vjedhur, aty ku ka seline Visho Ajazi-Lika eshte kthyer ne nje opozite e rendomte si ato grupet e jevgjeve qe merren me probleme te rastit ditore, per pazare te prishura per hekurishte e kanoce qe i mbledhin neper plehra dhe shahen e krihen mes tyre, se jane me gra te perbashketa si tek selia BLU. Po mbushtet viti qe shoqata PD dhe Sali C4 kane marre ckoc-out ne zgjedhjet e 23 qershorit , jane ne gjendje shoku dhe u ka rene semundja e tokes (epilepsia) e nuk po bejne nje analize, per kete humbje spektakolare te shekullit. Per ti ngritur ne kembe nga semundja e tokes ka vetem nje ilac: Duhet nje rrot k… prej hekuri qe ta shtrengoje fort me dore Sala&CO dhe do te permenden, perndryshe nuk ka shpetim, eshte nje kure e vjeter popullore, do zoti tek PD kjo do te beje efekt.

    Reply to this comment
  10. info analitike April 4, 19:26

    Kur do te dale PS-ja nga sindroma e te qenit ne opozite?
    Do te kuptohej sugjerimi i tyre per opoziten nese do te kishim te benim me nje qeveri qe po qeveris mire dhe me profesionalizem, por kur pozita e para e qullos me diletantizmin e saj, eshte mire te perveshe menget e te mos jape leksione.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*