Akuzat e Tabakut, përgjigjet ministri: Nga podiumi juaj dalin vetëm emocione çadrash

January 25, 2018 11:07

Akuzat e Tabakut, përgjigjet ministri: Nga podiumi juaj dalin vetëm emocione çadrash

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka replikuar sot me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në Kuvend.

Ndërsa Tabaku akuzoi qeverinë se po rrit varfërinë në vend, se nuk po kompenson pronarët dhe ish-të përndjekurit, ministri Ahmetaj e kundërshtoi me shifra.

Sot 290 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim, hanë një herë në ditë”,- u shpreh deputetja Tabaku.

Duke iu referuar shifrave të KLSH, Tabaku tha se pagesa për ish-të përndjekurit është përmbledhur në 1 mijë veta. “Ndërkohë e keni ulur me 43 mijë persona numrin e të përndjekurve politikë që përfitonin pagesë”,- shtoi ajo.

Nga ana e tij, ministri Ahmetaj tha se jo vetëm që varfëria e papunësia janë ulur, por edhe ish-të përndjekurit e pronarët e vjetër kjo qeveri është e vetmja që është vënë në lëvizje.

“Në 2012 ishin dy kategori që këta i kanë vënë me ngjyrë, pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit, pikërisht këta politika juaj la pa asnjë lekë. Tani ka mbetur kësti i tetë i të gjallëve, ua ka dhënë kjo partia komuniste që nuk i deshte, kjo i paska paguar të gjitha paratë këtyre cent më cent. Qeveria e PS vendosi 50 mln dollarë që t’i kompensojë denjësisht, por nga podiumi i PD dalin emocione çadrash. Jeni bërë qesharakë, vini këtu dhe thoni është rritur varfërua, po u rrit mes viteve 2008-2012. Papunësia është ulur me 4 pikë, nuk është rritur, nuk është ulur mjaftueshëm por ishit ju që e rritet. Sipas BB-së varfëria arriti kulmin në 2012-ën”,- u shpreh ministri.

January 25, 2018 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim