Akuzat ndaj Kajmakut, VOA: PD po ndjek strategjinë si me Pjetrin

August 24, 2019 20:18

Akuzat ndaj Kajmakut, VOA: PD po ndjek strategjinë si me Pjetrin

Në Shqipëri Partia Demokratike dha sot disa detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, i cili sipas saj rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. PD duket se po ndjek të njejtën strategji si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri duke nxjerrë hap pas hapi të dhëna në mbështetje të akuzave të saj.

Sot Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi shtroi tre pyetje që përfaqësojnë dhe elementë të rinj në lidhje me zotin Kajmaku, duke kërkuar të dijë se “çfarë përfaqëson data 14 Janar 2003” për kryebashkiakun e Vorës, se pse ai “nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?” dhe “çfarë lidhje ka me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi?”.

Përmes një postimi në rrjetin social të datës 6 Gusht 2019, zoti Kajmaku ka pranuar se ka ndryshuar emrin në vitin 1996. “Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen”. Por Partia Demokratike megjithatë flet për nje emër tjetër të përdorur sipas saj nga zoti Kajmaku, jo Jorgo Toto, por Jorgo Toro.

Kryebashkiaku i Vorës, është shprehur gjithashtu se “pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qënë i dënuar apo jo”. Por sipas PD-së, emri tjetër që ajo thotë se lidhet me zotin Kajmaku, pra Jorgo Toro, ka tjetër amësi dhe atësi.

Pak ditë më parë, PD-ja ju drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar prej saj nisjen e verifikimeve duke qenë se sipas saj ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik. Si shkresë së PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke” dhe se “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia, shkruan VOA.

Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike, ashtu si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar.

 

 

 

b.b/dita

August 24, 2019 20:18
Komento

4 Komente

  1. Eno August 24, 20:56

    Hamendja ime, por jo pa të drejtë besoj. Ky Gaz Bardhi më duket një”frocio” si edhe salinjani, pilitik, idiotër me dashje në mekanizmin e lulit dhe edit, se po shkanë nga detyra hanë të gjatin.. Më saktë dua të them se edvini dhe lulushi po bëjnë në bashkëpunim një lojë qelbësirash në kuriz të Shqipërisë. Çfarë meritojnë?!

    Reply to this comment
  2. Genti August 24, 21:36

    Po ashtu eshte ka shoke djalin e Mejdanit.

    Reply to this comment
  3. Andi August 25, 16:40

    Qenkan me te vertete trapa keta te PD, po e justifikojne epitetin komunista dhe spiuna keta !
    Po a ka shqipetare qe ka dale jashte, ciladoqofte arsyeja, te mos kete problem me shtetin ku ka shku.
    Une jame rregullu ne Norvegji qysh prej 26 vjetesh (ika nga Tirana ne 1993), vitin e dyte mbasi me mbaroj leja ka^m ndenjur pa vize gati 12 muaj dhe punova ne nje ndermarrjje pastrimi ne te zeze. Me kapen ne fund te atij viti dhe u desh te pagoja 12 euro ose 30 dite burg. Pagova (edhe me ndihmen e disa miqeve shqipetar) dhe ja hodha nuk me kthyn ne Shqiperi. Rifillo0va studimet ne drejtesi qe pata lane ne gjysem ne Tirane dhe sot kam kabinetin tim ne Oslo qysh prej 8 vitesh ne te drejten penale. Kam kriju familje, ble shtepi dhe dy feijet e mi shkojne ne kolegj privat dygjuhesh.
    Pse ju tregova kete jeten tim ? Per te thene qe une nuk jam KRIMINEL. Jane kriminel ata komunare dhe politikane (Basha, Berisha etj…) qe kane vjedh e vra ne shqiperi dhe qe jane t lire sot. Nuk jane Kriminel ata qe kane marre rreziqe per te fitu buken e gojes dhe per te ndihmu familjet nga vendet ku kane shku.
    Kjo eshte per tu çuditur ! Valdin Pjetri qenka KRIMINEL sepse qenka denu per perdorim te prodhimeve ilicite dhe na qenka i paster kasta e PD me Lulin qe genjen per diplomen ne Hollande. Ai ka qene i regjistru ne Universitet por nuk ka marre asnje diplome. Pra genjen. Pa marre me mend milionat qe ka vjedh si inister dhe vrasjet me urdherat e tij. Kurse media e dobet e shqiperise merret me me mbiemrin e Kajmakut (atehere qe dihet qe me mijera shqipetare per arsyeje te punonin kane nderru emrin ne Greqi por nuk kane bo krim) dhe jo me rrenat e LULIT.
    E habiteshme, qofshi ju dhe qofshim ne qe jemi kaq injorante.
    Faleminderit per botimin e ketij mesazhi.

    Reply to this comment
  4. Lili August 25, 17:06

    Nuk eshte krim qe ke ndryshuar emerin per me mbijetuar , eshte krim kur ti nuk e tregon kete kur te lypet e kur pretendon per nje post zyrtar! Pse nuk ka treguar? Sepse e di se ligji e kap pra qillimisht qe ne start ky e fisa te tjere po shfaqin deshire per mos me respektuar ligjin! Edhe duan me zbatuar e me vu ligj? E juve si juriste ju doket normal kjo pune!!!!
    Edhe si penaliste duhet ta dini se krimi i ndryshimit te emerit edhe krimi per traffik te lendes narkotike nuk peshojne njesoj n’aspektin shoqerore! A doni ju te te qeverisni nje trafikant droge? Pyetni pak norvegjezet cka do te thone ne kete rast! Qenki po aq i rezikshme si jurist sa keta !
    Perndryshe fajin pse basha and co nuk jane ne burg, jane keta qe jane ne pushtet e nuk i kerkojne Prokurorise me vepruar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*