Kryeministria: Pretendimet për kreun e Kuvendit, të pashoqëruara me fakte

September 4, 2015 12:20

Kryeministria: Pretendimet për kreun e Kuvendit, të pashoqëruara me fakte

Drejtoria e Komunikimit e qeverisë, sqaron se “në datën 27 Gusht 2015, është kërkuar një koment nga Kryeministri lidhur me disa pretendime, të pashoqëruara me fakte, që nje gazetare e agjencisë BIRN ngrinte për Kryetarin e Kuvendit”.

Për të verifikuar pretendimin, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance që citohej nga gazetarja si burim i informacionit për të cilin kërkonte prononcim.

“Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje: Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i ndonjë praktike korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd”, – thuhet në njoftimin e KM-së.

Ka patur disa reagime pasi agjencia në fjalë ka shkruar në një artikull se kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta ka marrë ryshfet nga DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.

BIRN thotë se e mbështet akuzën në një deklarim të zyrës ligjore që mbron OSHEE-në kundër DIA-s, Clifford Chance.

Pronari i DIA-s, (Debt International Advisory) Kastriot Ismailaj është në arrest, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ, në bashkëpunim me ish kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Pas publikimit të këtij artikulli nga disa portale, kryetari i PD Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp.

Basha ka kërkuar nisjen e hetimeve për të zbuluar atë që, sipas tij, rezulton “skema më e madhe e korrupsionit në vend”.

“Ilir Meta ia ka dalë mbanë t’i shpëtojë drejtësisë herët e kaluara, por këtë herë, Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur që të kërkojë dorëheqjen e kreut të Kuvendit”, tha Basha, duke shtuar se Rama e Meta “do të përballen me qytetarët” etj.

Pas Bashës ka dhënë një deklaratë për media kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Petrit Vasili tha se Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë. Sipas tij vërtetësisa e shpifjeve të tilla është e njëjtë me vërtetësinë e sondazhit të SOROS në 2013 dhe shtoi se çdo kërkesë e opozitës do të trajtohet me prioritet në Kuvend.

Pas Vasilit ka mbërritur edhe reagimi i Kryeministrisë, e cila përgënjeshtron që zyra ligjore që mbron OSHE-në në gjyqin me DIA-n të ketë përmendur emrin e Metës në deklarimet e saj.

September 4, 2015 12:20
Komento

68 Komente

  1. Gjin Bue Shpata September 3, 21:05

    mos u merrni me meten, merruni vetem me nje njeri (berishen) dhe pas tij edhe me fshiresen e kembeve te tij, bashen. vetem te keta fokusohuni. eshte loje e vjeter e berishes shperngulja e vemendjes nga vetja tek te tjeret, me shpresen e kote se do shpetoje. pinoceti, sic tha edhe sh. brace, u denua me burg madje kur ishte fare plak, berisha do kete te njejtin fat si te gjithe homologet e tij diktatore! Vetem urojme sa me pare!

    Reply to this comment
  2. LOVE September 3, 21:27

    edhe kur te dalin fakte , me qetesi dhe dashuri perseri i pafajshem eshte .
    o shoku Like ,a te thashe une te rrije me Berishen ? a te thashe ??
    ashtu si late kete vend juve ,2 vjet jete kishte Rama ,dhe ti perseri ne pushtet do vije .
    nuk deshe ,tu duk vetja i zgjuar te gatuaje ngjala te jargosura …haji tani .
    tani eshte bere corbe dhe me nderkombetaret qe the ti Like ….
    jo se dhe ata “me qetesi dhe dashuri” i heqin qafe ata si ty ….
    e more me yrysh te madh ,zgjodhe ministrite e tua ,u bere kr kurVendi …kokepalare

    Like , mos e nxirr me ate ham-hamin e Vasilit , dhe thuaj atij ish hetuesit ne ate shpk qe e quan drejtesi te mos sillet sikur eshte vete gjykates ,prokuror dhe gjyqetar …hajt se Hagjinastua vetem buk me kos do te haje …ka gruan te squt ai

    Like ,dhe sa kohe mendon te jesh pushtuesi i shqiptareve ? dhe sa kohe ,se 25 vjet kaluan
    dhe sa kohe mendon se duhet tu vjedhesh dinjitet dhe te ardhme ??
    nuk ka ndonje moment qe te vjen ndermend te thuash “mjaft” , dhe ti e ke gruan te squt
    apo mos ka ndermend te zevendesoje Negjmijen dhe ajo ?
    Mjaft Like ,mjaft ,se lakmia e pushtetit te ha koken !

    Reply to this comment
  3. Darius September 3, 22:00

    Love
    Dashuria vllazerore klanore Berisha,Meta,Rama…..se keta jane te gjithe 1,u thye kur vellezerit amerikane i thane Vllazerise se Tiranes,ca do beni….?se Almir Rrapo eshte bere i penduar ne Usa,per te eleminuar denimin me vdekje,dhe tregoi 60 baza dhe 16 vrasje, te bera ne emer te VLLAZERISE SE TIRANES,emrat e permendur te Metes,Shkelzenit,te cilet jane nder kokat e Vllazerise.
    Dhe dashuria e papritur u bekua me nje darke me ngjala Rama-Meta,per te mbuluar vrasjet e 21 janarit,dhe Super-dosjeve me korrupsion.
    Tani Meta dhe Lesh e lija,partia shtepiake,po ndjen fundin qe po troket,dhe Vllai Rama nuk eshte me ne gjendje ta ndihmoje.
    Per me teper mund te klikoni dhe web e FBI,per Almir Rrapon..dhe dashurine Vllazerore Klanore.

    Reply to this comment
  4. SHISHJA E RAKISE September 4, 01:28

    epo kur flet dhe basha
    po ti more smerlap mordenar vrave 4 njerez ne bulevard dhe jeton prape pleher

    Reply to this comment
    • demokrati September 4, 01:40

      Sikur të mos ishte po i njëjti Lulzim Basha që heshti kur Ilir Meta fitoi pafajësinë për videon 700 mijë euroshe Meta-Prifti , tani që është në opozitë thotë se ish-aleati i tij në qeveri i ka shpëtuar drejtësisë. Për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, kur Ilir Meta është me Edi Ramën është e papranueshme që ai t’a kthejë në normë mashtrimin dhe korrupsionin, ndaj dhe sipas tij opozita është e vendosur që ta çojë atë para drejtësisë.

      Morali e donte që zoti Basha ta kishte bërë këtë denoncim edhe kur ishte aleat me Ilirin. Por lufta politike e deshi që pas publikimit të lajmit se kreu i Kuvendit është I përshirë në afera korruptive me borxhet e kompanisë CEZ, kryetari i opozitës të dalë vetë në foltorte për të sulmuar Ilir Metën, duke risjellë në vëmendje të shkuarën e tij dhe akuzat për korrupsion.

      Reply to this comment
  5. . September 4, 01:39

    Vetë Ilir Meta nuk ka reaguar ende për këto akuza, ndërsa ka heshtur në kor gjithë asambleja e deputetëve socialistë që nuk lë rast pa reaguar edhe për urinimin në kryeqytet. Arsyeja pse? Ndoshta e majta progresiste është e kapur nga marrëveshja e 1 Prillit dhe pamundësia e saj për të qenë shumicë pa ndihmën e Ilir Metës. Çuditërisht edhe ish-kryeministri Berisha, shumë vigjilent dhe aktiv me akuza dhe denoncime ndaj mazhorancës nuk ka thënë asnjë fjalë për akuzat ndaj Ilir Metës.

    Reply to this comment
  6. arber September 4, 01:42

    peralle nga e kaluara
    dhe kush flet per Meten?
    Luli i rruges se kombit dhe i vasjeve te 21 janarit
    pastaj flet dhe Ramushi i 3 mij eurove pasuri
    Fuck you all!

    Reply to this comment
  7. beni September 4, 01:44

    Akuza politike behen plot

    E verteta eshte qe pas Ramës, lideri i dytë me besimin më të madh në vend është Ilir Meta me 44.5% të preferencave të qytetarëve të intervistuar.

    Kreu i LSI vjen me një performancë në rritje pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri.

    Nuk ka një përqindje të kënaqshme lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka marrë pëlqimin e 30% të qytetarëve, – thuhet në sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News.

    Në këtë sondazh është përfshirë edhe ish-kreu i PD Sali Berisha.

    Gëzon 27.2% të besueshmërisë – sipas IPR Marketing.

    Eshte agjencia qe ka parashikuar dy here sakte rezultatin e zgjeddhjeve keshtu qe… qepeni gojen dhe bindjuni popullit

    Reply to this comment
    • ziku September 4, 01:46

      Rama, lideri me i preferuar?
      Per cfare valle?
      TURPI U MBULOFTE,o socialiste frikacake!!!
      Per cfare u duhet pushteti kur nuk jeni te zote ta USHTRONI ATE???
      Kur tall menderewn nje SUPER KRIMINEL si Berisha me ju,atehere per cfare duhewni ju???
      KULMI ME GJYTYRYMIN NISHANI,qe po ju ben ZBOR e po tallet me ju!!!
      Edhe Gerveni,TRADHETARI qe firmosi shitjen e detit,ka guxim e ju kundershton!!!

      CFARE SHTETI JENI JU KUR NUK JU PJERDHIN VARTESIT???

      Reply to this comment
  8. predator September 4, 01:49

    Meta dhe gjithe te tjeret e kane ngjyer nga pak kjo dihet..
    Por Rama dhe Meta pavaresisht kusureve, jane shume em afer njerezve normale edhe kur flasin edhe kur ironizojne etj…
    Kurse Berisha ka ndjenje te theksuar inferioriteti dhe kete e shpreh ne te gjitha fjalimet e tij..

    Un I ndjek me vemendje fjalimet e tij jo sepse ato jane interesante por dua te kuptoj se cfar e shtyn qe niveli I diskutimit te tij te jete kaq I ulet.

    Ne jeten time eshte hera e pare qe degjoj nje doktor te jete kaq agresiv dhe I pa edukuar …Kam takuar me dhjetra doktor te periudhes se Berishes por dhe sot brenda dhe jasht vendit dhe gjeja qe te bije ne sy eshte menyra dhe kultura e tyre ne te folur..

    Kam pershtypjen qe ne rinine e vet Berisha eshte ndjere shum inferior ne rrethin shoqeror ku studioj dhe kur mori doktoraturen por dhe me pas, nevojen qe kishte per te qene dikushi e bazonte ne shfrytezimin e te gjitha rrugeve dhe perdorimin e te gjitha menyrave per te vendosur personalitetin e tij ,domethen ti je miku me i mire deri sa ta kam nevojen dhe me pas armiku im ..

    Por ky inferioritet paska qene kaq I forte saqe vazhdon dhe sot por me nje ndryshim qe sot nuk ka me as profesionin e doktorit as pushtetin gje qe e ben teper nervoz ne diskutimet e tij ..Do kisha vetem nje keshille si qytetar per Berishen : Te RESPEKTOJ VETEN dhe jam I sigurte qe te tjeret do e respektojne shum me teper …

    Te njejten keshill kam per Bashen qe ngjan kaq qesharak kur akuzon Meten saaaaaa nukdi cte them si mund te jet kaq komik

    Reply to this comment
  9. i pavarur September 4, 01:50

    Nuk e di kush esht kjo agjencia Brin dhe nuk m bejn pershtypje keto akuza qe ciklohen e riciklohen

    Une them qe Meta dhe Berisha kane te dy arsye per ta urryer Ramen.

    Dhe besoj se Rama nuk e honeps dot Ilirin.

    Nuk do cuditesha sikur ne nje te ardhme te afert Rama e Basha te behen bashke kunder metes

    Reply to this comment
    • . September 4, 01:51

      Meta nuk ka asgje me Ramen sepse nuk lka pse te kete.
      Rama punon per Meten padashur sepse Rama kujton se do votohet prape edhe duke i braktisur socialistet rrugeve.

      Meta nuk ka asgje as me Saliun. Se po u fut Saliu brenda, me logjike duhet te futet edhe Meta.

      Shkurt, te tre mbajne njeri tjetrin dashur pa dashur

      Reply to this comment
  10. one 15 September 4, 01:52

    shqiptaret po ikin per azil jashte shtetit dhe shqiperise po i vjen varferia , papaunesia , rritja e cmimeve te energjise , te produkteve dhe karburantet . Te mos flasim pastaj per legalizimet dhe mjekesia falas qe ishin mashtrime.

    Po kush te na mbroj nga keta??
    Lul hollandezi i gjirizeve te amsterdamit qe e ka ber mutin mullar nga shitja e detit te rruga e kombit dhe vrasjet e 21 janarit??

    Reply to this comment
  11. vezhguesi September 4, 01:54

    rama e basha jane te dy pederaste politike qe jane projektiar nga Soros per te bashkeqeverisur
    Meta ka me teper bole se keta ndaj nuk e duan

    Reply to this comment
  12. gani usa September 4, 01:57

    “Shkëlzeni ka qenë në videot e Dritan Priftit. Ti më the që shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Ti e di mirë këtë muhabet”,

    E ka thënë Meta si replikë ndaj Berishës ne 5 mars 2015 ne Kuvend

    Reply to this comment
  13. alban September 4, 01:57

    Do ta kete me nyje Ilir Meta qe u dhemb kaq shume ketyre te saliut edhe pas 2 vjetesh !

    Reply to this comment
  14. astrit September 4, 01:58

    Ja Shqipetaret e blogjeve……keta jane Kurvat e Shqiperise nga te cilet ju prisni te ardheme per femijet tuaja.
    Gjithashtu keto fjale Metius-Berishius-Ramius,perforcojne ate cka flitet nen ze me vite qe…TE GJITHA VIDEOT E D.PRIFTIT AI JA KA BESUAR TOM DOSHIT,dhe historia e Tom Doshit,nuk qenka e fallsifikuar sic po mundohen ta nxjerrin Kurvat e Politikes,po e vertet.Video per Like Floririn,Per Zenin,Ramen,Saliun……si perfundim asgje ska per te ndodhur,se Polikurva te tjere nuk kemi,dhe Europi nuk sjell me Princ Vida per te drejtuar Kopete shqiptare te cakorduara.
    Rrofshin Plerat e Politikesh shqiptare dhe marrshin nga ditet e njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  15. vlore 97 September 4, 01:59

    Ja dhe Rilindja e zonjes Rama.
    dhe opozita e zonjes Basha.
    Hapni dhembet o milet se gje tjeter nuk keni cfare prisni. Keta zjejne te gjithe ne nje kazan. Do bejne Shqiperine keta by..mutrit, vrasesit dhe hajdutet. Mjerim ku jemi katandisur.

    Reply to this comment
  16. orp September 4, 01:59

    Ta kete kuptuar populli valle se nga kush eshte qeverisur dhe kush po e qeverise?!kjo eshte vetem 1/10000-ta e pislliqeve qe keta i dine njeri-tjetrit!!

    Reply to this comment
  17. plaku September 4, 02:02

    Zoti Meta dhe zoti Rama ju lutem jepini fund kesaj cmendurie berishiane. Eshte skandaloze ky durim qe populli shqiptare po tregon duke ju ndjekur ne keto dashuri-urrejtje burrash kurva.

    Ju lutem shume nuk eshte koha te degjojme brockullat e ketij kriminelit te PD. Eshte koha qe sali berisha te dali para gjykates dhe te japi llogari per krimet e tij te panumerta. Te marri dhe djalin e tij ne krah se eshte kriminel dhe te pergjigjen per krimet nje per nje.

    Kjo qe po ndodh po tregon nje shtet Jo serioz, qe I ka hapur rruge nje krimineli te beje si te doje. Ne gjithe boten kriminelet lidhen nuk u jepet fjala dhe te pordhosi nje popull te tere.

    Tani me kete qe po shohim nuk eshte me faji I berishes, ai nuk di te beje ndryshe, eshte faji juaj qe e lini kriminelin te lire. Sa me shume ta lini te lire, AQ me shume do te torturoni popullin shqiptare dhe veten tuaj.

    Dhe etu nuk po flas per para korrupsioni se nga ato keni te gjithe

    Reply to this comment
  18. viktor September 4, 02:02

    Politikanet qe te gjithe jane qen rrugesh.

    Reply to this comment
  19. gerdecar September 4, 02:05

    e c na duhen keto muhabete kur jane ende pa gjykuar VRASJET???

    FEMIJET E GERDECIT TE SHTRIRE SI AI FEMIJA SIRIAN BUZE DETIT PA JETE???

    Krimi vazhdon te mbetet jetim ne Shqiperi!Llomotitet nate e dite , per “friken” qe i ka hyre kriminelit , po ne fakt krimineli llomotit gjepura per aritjet, dhe eshte krenar per krimet..Hajdeni po ju a u mbajti , une destabilizoj gjithe vendin me arme e me “trimat” e mij…! O Shtet! O Qamet!..Hidhen trendafila ne tretuaret qe u lane me gjakun e pafajshem ne 21 janar, dhe asgje me teper…populli i kapur peng nga loja vrasese e politikaneve per te mbajtur llogoret e pushteteve personale!HIPOKRIZI E MADHE!

    Reply to this comment
  20. vera September 4, 02:08

    jesoj jane Ps Pd Lsi dhe bishtat e tyre
    Kush mendonn te kunderten eshte ose miop ose idjot ose bashkhajdut dhe intrigant si Edi Rama

    Reply to this comment
  21. . September 4, 02:10

    ky vend nuk behet

    Reply to this comment
  22. fshatar me toke September 4, 02:11

    PA denuar Sali Berishen me burgim te perjetshem dhe sekuestrim te pasurise keto te tjerat jane llogje pazari.

    Reply to this comment
  23. rajmond September 4, 02:12

    Te nderuar komentues te gazetes se dashur Dita

    Vendosja e piketave sese do ti sherojme plaget qe kane lindur gjate tranzicjonit do ti shtjellojne nje nga nje defektet e tije dhe cdo kush do te marri ate qe i takon .Saliu ne pushtet nuk ka cenuar vetem ndjenjat shpirterore te atyreve qe jane vrare ne Gerdec e 21 janar 2011 por dhe te shume shqiptarve te tjere qe kane humbur dicka nga qeverisja e tije. Ashtu is la sistemi i shkuar te persekutuar po keshtu eshte krijuar nje ushteri me shqiptare te trajtuar keq dhe me gabime per hire te ndryshimeve .Ne se te paret kane nje rruge drejte zgjidhjeve te dytet do te sherohen kur te vendosim shtet me nje demokraci me cilesore se kjo qe kemi .
    Plaget kerkojne kohe te sherohen dhe une kam besim ,se duke bere durim dhe i dhene mundesi Qeverise se re te punoje ,do ti kaperxejme brenda nje kohe te shkurter defektet e krijuara nga e shkuara .
    Po te me hapesh zemren do ta gjukoja Saliun e te tjere me ate mllef qe ai ka vepruar. Veprimet e tije ai i gjukon se ka ushtruar detyren per te mbrojtur shtetin e te drejtes .Por ka harruar te ushtroje detyren per te mbrojtur te drejtat e qytetarve qe i besuan qeverisjen .Le te shpresojme qe keto ceshtje delikate te marrin nje rruge te qete e te llogjikshme per te ecur perpara. Te mos nxitohem me percaktime te parakoshme e te na rrembej pasjoni per hakmarrje.

    Reply to this comment
  24. soll lili September 4, 02:13

    …ja pra krisma nuk ka patur.

    Reply to this comment
  25. aviator September 4, 02:15

    po cfare korrupsioni me Dian dhe Keshin…
    Ilir Meta e Sali Berisha duhet te shkojn brenda per vrasjet e 21 janarit.
    Sa shpejt harrojne shqiptaret!

    Reply to this comment
    • real mf lalzi September 4, 02:15

      aviator
      nuk e di cfare eshte 21 janari per ty, por per mua jane 4 te vraret. Protesta u be per Meten me bllok, por deri ketu jemi ne normalitetin demokratik te nje vendi. Nga momenti qe u ben vrasjet e me tej, nis “21 janari”. Kush dha urdher per vrasjet? Si do ndikoje ky krim i rende ne karrieren e Sali Berishes, Lulzim Bashes, keto jane pyetjet per 21 janarin. Po te ishte vetem per protesten ndaj Metes, 21 janari do ishte nje dite e zakonshme protestash te opozites, tashme e harruar

      Reply to this comment
  26. Turp Edi Rama. September 4, 02:18

    keto qendrime te Rames ndaj Metes vetem sa na fyejn me shume ne te majteve te vertete.
    Se pari Rama u be kryetar i PS-se ne menyre te turpshme. Kongresi i partise nuk e votoi programin e tije dhe vetem me nje telefonate live ne vizion + e Fatos Nanos ku i bente thirrje te majteve ta votonin Ramen e beri Kryetar.
    Se dyti Rama me dhune futi ngrupin e Bashkise Tiranes ne struktura drejtuese dhe grupin e Soros. Me kete veprim dhe me frymen e xhaketave te reja e te vjetra Rama krasiti dhe shfarrosi faren e majte dhe e zevendesoi me G99.
    Se treti nuk e mbajti kurre fjalen duke u bere arrogant me aleatet tradicionale duke ndryshuar kodin zgjedhore vetem per ti lene jashte parlamentit dhe keshtu la jasht mijra vota te majta. Me tej fajsoi K.Islamin se i shiti zgjedhjet dhe akuzoi me qindra numerues te cilet u zgjodhen me shume kujdes dhe sakrifikuan dite e nate pa gjume.

    Gjate gjithe karrieres se tije politike ky piktor i deshtuar nuk e mbajti nje here fjalen me asnje bashkpuntore te tije. Ne 2007 beri kualicion me Meten dhe mbas fitores e genjeu duke mos punesuar asnje nga kualicioni fitues. Me tej Rama beri disa puce duke u shtrire ne greva dhe protesta te dhunshme, kryesisht kunder Metes dhe Berishes.
    Mbas 4 viktimave qe dolen per Ramen ne shesh ai ben aleance me Meten.
    Po rilindja ku eshte??Qeveria e re me nje fryme ndryshe ku eshte?
    Une mendoj se ky zotria kerkon pushtetin me cdo kusht. Kaq ! Une mendoj se Shqiptaret nuk meritojne Ramen. Me kete veprim te fundit Rama deshmon makjavelizmin e tije dhe rrezikshmerine qe pasqyron.

    Reply to this comment
  27. a.kasatrati September 4, 02:22

    Bashkimi mes PS-së dhe LSI-së ka një plagë që vështirë se do të shërohet pa marrë hapa të guximshëm nga kualicioni i imponuar.
    Plaga që kullon është 21 janari i vitit 2011. Protagonistët e bashkimit duhet të garantojnë një rinisje të procedures hetimore e ndëshkimore të 21 janarit. Me këtë vendim do të përthahen sadopak ato plagë që vështirësuan jetën e njerëzve të pakënaqur me gjëndjen e shqiptarëve.
    Zoti Rama, në mbështetje të parezervë të zotit Meta, duhet ta gatisin Shqipërinë për në BE. Ata duhet të ndërmarrin hapa radikalë drejtë çdo gjëje e cila ka pënguar Shqipërinë të jetë ajo që na e dhuroi Natyra.
    Nëse themi, e çdo ditë po themi, se populli shqiptar është populli më i vjetër në Europë atëherë pse nuk jemi edhe më të mirët në Europë?! Këtu është një çështje, e cila rrallë herë është dalur në publik për tu diskutuar. Cfarë na mungon neve që të jemi shembull i mirë për popujt tjerë?
    Mendoj se duhet të pushojmë të pjellim armiq brënda Shqipërisë, mendoj se gabimet duhet të ndëshkohen edhe nëse ato prekin më të afërmit të pushtetarëve, mendoj se prioritet i çdo politikani, që është në pozitë, duhet të jetë mirëqënja e qytetarëve, mendoj se rruga e vetme për të ecur drejtë Shqipërisë stabile dhe të joshur nga të tjerët është të funksionojë institucioni i përgjegjësisë.
    Të ndërpritet përsëritja e hidhur e historisë së shqiptarëve, ku klasifikimet për kundërshtarin kalojnë etiken njerëzore. Një shqiptar për një palë është patriot, për tjetrën tadhëtar. Shqiptari në fjalë, i cili mund të jetë kundërshtar yti, ose është patriot ose tadhëtarë. Të bëhemi realë dhe të çmojmë veprën e jo përkatësinë.
    Unë kam kohën dhe mundësinë që të përcjell trendet brënda dhe jashta Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha viseve shqiptare ku janë autoktonë. Më mundon shumë, madje më shqetëson fakti që në të gjitha vendet shqiptare partitë politike e kanë tjetërsuar popullin, e kanë helmosur me deklaratat e liderëve të tyre.
    Unë edhe një herë do të kërkoja nga liderët, me theks të veçantë në Shqipëri që t’i qasen punës e jo hakmarrjes.
    Askush mos të guxojë ta ndotë ligjin me veprime, të cilat sjellin pasoja për popullin. Ata që kanë shkelur ligjin e që, për arsye të pasqaruara, nuk janë ndëshkuar, le të fillojë procedura e ndjekjes penale.
    Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do t’i afrohen Europës së Bashkuar.

    Reply to this comment
  28. erion September 4, 02:25

    pavaresisht se cfare inskenohet tani me akuza te para ca viteve per ryshfete Metes kur eshte bere nje gjyq per kete pune, kuptohet qarte nga deklarata e Kryeministrise qe punet mes Rames e M

    Reply to this comment
  29. . September 4, 02:28

    Meta me Nanon dhe Berishen jane koka e Mafies shqiptare! Mjere Rama me ke ka te beje!

    Reply to this comment
    • kameleon September 4, 02:29

      HAHAHAHA mjere rama thote. Rama eshte super mafioz, dhe une jam i majte qe e them. Mafja e ka kapur ramen prej bolesh sado qe ai bola nuk ka, mafia e betonit dhe ajo e kokaines.

      Reply to this comment
  30. t gjith njsoj September 4, 02:29

    Jane mbaruar llafet per keta hajdute
    Por vetem zoti I ardhte hakut qe te shpetoj njehere e mire ky vend se e ka marr peng me te gjitha poshtersirat.

    Reply to this comment
  31. branko September 4, 02:32

    Ilir, ruaju nga ata qe te puthin ne buze

    Reply to this comment
  32. liridon September 4, 02:33

    Ta ketë ngrënë dhe Likja “ngjalën” vallë?
    Ku i dihet, kush ndejti me Salën dhe nuk i plasi tëmthi, shpretka apo mëlçia, zemra apo kafka??????????
    Eeee mër Like dikur ka qenë një shprehje, “mos u fut o trim” ti u fute, tani fundi për hajër dhe ishalla kupton se tafmaja për lekë nuk ta zgjat por vetëm ta shkurton jetën.
    Tung.

    Reply to this comment
  33. surelist September 4, 02:34

    O Edvin qe njeher e mbron e njeher e sulmon Liken

    Mbaje mend nji llaf:

    te keqen e ke dhe do ta kesh nga bqrat qe te puthin b… se ta dine trurin skic provincial dhe delirant

    Reply to this comment
  34. emigrant September 4, 02:35

    Sa burra kurva

    Reply to this comment
  35. red por jo i kuq September 4, 02:36

    e sa leke thuhet qe ka marre meta nga kjo afere?
    ku mund ta lexojm shkrimin e plote?

    Reply to this comment
  36. une September 4, 02:37

    Meta, Berisha, Basha Rama, bandit qenefesh, hajna e puçista

    Reply to this comment
  37. bashkim September 4, 02:39

    Askush në të majtë nuk ka pse të frikësohet. Unë di ti lexoj mirë lëvizjet e Ilir Metës. Ai do të jetë aty, brenda koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, një prej pikave kryesore të koalicionit, me pretendimet dhe ambicjet e tij që asnjëherë nuk i ka fshehur.

    Koalicioni është kuzhina e vetme politike nga ku do gatuhen të gjitha zgjidhjet. Nuk jemi të sigurtë për detajet e tyre, por dy gjëra janë të sigurta:

    së pari, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane fiton cdo pale zgjedhje kurdo qe te behen dhe së dyti, që Ilir Meta nuk lëviz me djathtaz.

    Nuk është momenti të shpjegojmë arsyet e një pritshmërinë të sigurtë. Na mjafton vetëm ta dimë. Të tjerat në kohën e duhur.

    Reply to this comment
  38. opozitar i sfilitur September 4, 02:43

    me vjen per te qeshur qe ka akoma njerez qe nervozohen nga reagime si ky i Bashes per Meten kur me pare Meta e Berisha e Basha putheshin e ndukeshin me njeri tjetrin.

    Dhe do puthen prape.

    Sa te jete Saliu ne loje nuk ka stabilitet ne /shqiperi.

    Në një analizë të mëparshme, jam shprehur se Sali Berisha është një politikan i sëmurë. Ai është një politikan i papërgjegjshëm për cdo gjë që bën. Paranoja dhe deliri i madhështisë janë përkatësisht dy simptomat më të rënda që përshkruajnë sëmundjen e Berishës, të cilat në kombinim me njëra tjetrën e bëjnë atë tejet të rrezikshëm (por jo të keq). Berisha nuk ndjeu as më të voglën përgjegjësi për thyerjen e embargos dhe furnizimin me naftë të ushtrisë Serbe të Millosevicit, për tragjedinë e vitit 1997 ku u shkatërrua një shtet i tërë, për tragjedinë e Gërdecit ku u masakruan dhjetra familje, për vrasjet e 21 Janarit ku u egzekutuan katër protestues, dhe për krime pafund që lidhen me zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe mënyrën e qeverisjes. Në asnjë rast ai nuk mori përgjegjësi mbi vete. Si i sëmurë, Berisha nuk mund të pranojë/mbajë asnjë lloj përgjegjësie dhe është e pakonceptueshme që t’i kërkosh atij të mbajë përgjegjësi. Berisha na ka folur shumë herë (sidomos përmes 1997-ës, Gërdecit, dhe 21 Janarit) dhe na ka treguar se “përgjegjshmëria” është një fjalë e huaj për të.

    Reply to this comment
  39. gonxhe September 4, 02:45

    Ilir Meta, “Kingmakeri” apo Kurbani i Integrimit?

    Reply to this comment
  40. zhgenjimi September 4, 02:45

    Keto fjale kemi kohe qe i degjojme! Jane thjeshte persritje e bezdisshme, e cila nuk te con asgjekund! Kur do shohim qe te korruptuarit do te ndeshkohen ne menyre shembullore nga ligji? Reforma ne drejtesi duhej kryer me kohe, por, nuk kam besim se do e shohim ndonjehere te konkretizuar! Te pakten kete na ka ofruar pervoja! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  41. eliot September 4, 02:46

    kete popull qe jeton ne DEMONKRACI e sundojne bandat. Njehere banda Lsi-Pd dhe kelyshet e tyre ne rresht, here tjeter banda Ps-Lsi dhe ndonjehere tek e tek. Po gjithsesi jane banda te mirefillta.

    Reply to this comment
  42. korcar September 4, 02:47

    NUK DI AKUZAT NDAJ METES SA TE VERTETA JANE PERDERISA GJYKATA E LARTE IA KA HEDHUR POSHTE

    NEVERINE ME TE MADHE E KAM ME LULZIME BASHEN

    KUR FLET TI PER DREJTESI…… ,NA VIJNE ZORRET TEK GOJA E NA VJEN PER TE VJELLE ! MODELI I NJE POLITIKANI TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE DHE SHEMBULL I SHEMTUAR,SE SI NUK DUHET TE JETE NJE POLITIKAN .

    Reply to this comment
  43. dajti September 4, 02:47

    Shqiperia duhet te jete i vetmi vend ne bote ku korrupsioni, hajduteria, “zgjuarsia” maloko-katunareske dhe imoraliteti i nje klase politike e afte vetem per ti futur thiken kombit te vet shiten si virtyte. GELBAZA nga i pari tek i fundit jeni. Gjithashtu, vishuni me cfar do lloj petku qe te doni, populli e di shume mire se c’placka jeni e sa ju vlen lekura. Si i thone fjales, me ja u rrjep shtate lekure prap ata qe keni qene mbeteni.

    Reply to this comment
  44. ilir September 4, 02:48

    sa te kete budallenje ky vende ju mose I hiqni kembet nga uje uji i ngrohte ,deri kur popullit ti vine mendet e kokes, dhe tu a flake turinjeve legenin

    Reply to this comment
  45. . September 4, 02:49

    Ky politikan duhej te ishte me kohe ne biruce, por fale ligjeve dhe bishtnimeve te zakonshme ne jeten politike te cuditshme shqiptare, rri ne krye te legjislativit si pasha, pa i hyre gjemb ne kembe! Po ashtu Saliu e Basha. Te na rroje demokracia, qe po na e shterngon rripin dita dites. Turp!

    Reply to this comment
  46. dropull athine September 4, 02:50

    Meta eshte me i fuqishem se vete Edi. Ky vendos kush mund te iki e kush mund te rri. Ja njeh mir koken shqiptarit prandaj dhe e ka te lehte te rregulloi cdo gje ne favor te tij.

    Reply to this comment
  47. erind September 4, 02:51

    Ka maloke llapore si Sale Berisha,qe i doli boja,sa nje dite ka per ta perzene Liria nga shtepia,ka dhe katunare edhe me te zij se Saliu,por jane te heshtur,te qete,baba teqeje,si ky skraparlliu.

    Reply to this comment
  48. tomas September 4, 02:51

    Per Ilir Meten, qe te jete rehat dhe ta zere gjumi naten eshte:
    Te behet nje amnisti si ajo e ’97-s, per te gjithe krimet, perfshi ate ekonomik, njerezor…, perfshi periudhen 8-vjecare te qeverimit te PD dhe L:SI.
    Te shkojme perpara, gjithemone perpara
    Jo te kthehemi prapa.

    Reply to this comment
  49. LSI September 4, 02:52

    Vlera dalluese e LSI, përkrahja për njerëzit. Fuqia kryesore, rinia

    Vazhdoni lehni!

    Reply to this comment
  50. vladimir September 4, 02:53

    Keto parti private gradualisht po shnderrohen ne nje tumor te keq. Njerzit ne mjergullen e mashtrimit qe rrethon krejt klasen politike, zgjedhin ate qe per momentin ju jep nje molle, pa u kthjelluar qe “dhuruesi bujar” behet pronar i krejt kopshtit te tyre, fale asaj palovote. Fenomeni eshte masiv. Camet kane zaptuar sigurimet shoqerore, Iliri dikasteret me leke…. Republikanet, ekologjiket, greket bene te njejten me ministrit qe poseduan.
    Nuk dua t’i kthehem qoftelargut, por kete dhurate e kemi prej tij parasegjthash. E majta dhe e djathta, kur do zoti, jane dy kembet ku mbeshtet nje shoqeri. Gjthe ai harbim, manipulim votash kunder PS e tj etj, kur normalisht kembet zevendesojne njera tjetren qe te mund te ecet. Saliu konsumoi gjithe energjite duke goditur te majten. Ne kete sherr u instaluan partite private qe sot jane bere vendimtare ne skenen politike shqiptare, harbute e te paturpshme, qe rrembejne gjitheçka u del perpara.
    Le te shpresojme qe zoti Rama do ti veri kapak sherrit te vjeter e do te nisi ndertoje ura bashkepunimi me te djathten.

    Reply to this comment
    • . September 4, 02:54

      lexojeni ket Vladimirin me siper se ja kjo eshte fryma qe mbizoteron ne grupin e 99-shave te Rames sot.
      Lexojeni lexojeni
      Ura bashkepunimi me Bashen thote

      Reply to this comment
  51. ska September 4, 02:55

    Shih e shkruaj.
    Neveri, vertete neveri.
    Ku jemi e ku po shkojme!?!?

    Reply to this comment
  52. nona September 4, 02:56

    Kur agai te lidh kembet e duart , sigurisht qe pas agait do shkosh tere jeten se ndryshe te mbeten kalamajt pa buke.
    Le te provoj Edi Rama ti heqi nje Zvminister apo drejtor LSI e ta shikoj se si shkrihet qeveria per 24 ore.

    Reply to this comment
  53. sicili September 4, 02:58

    kur lexoj shkrime si keto me rysjfete dhe hajdut qe therasin kapeni hajdutin mendoj qe shqiperia e “rilindur” po ben kthim mbrapa si ne Italine e jugut te viteve 70′ ku vota ishte vote shkembimi e jo preference politike, ku vota blihej nga mafia e ku i gjithe fisi votonte per interes personal te dikujt qe ne fis ishte me i njohuri e me i fuqishmi.

    Reply to this comment
  54. molla September 4, 02:58

    nga vjedhja vime ne vjedhje shkojme

    Reply to this comment
  55. Arben September 4, 10:22

    CFARE THOTE KY PELLUA.

    Reply to this comment
  56. Baba Ali Tomori September 4, 12:09

    Rofte e qofte Like Floriri
    Ne shume mutra, me i miri.

    Reply to this comment
  57. info-analitike September 4, 13:05

    Pas perpjkejeve gjyqesore per te refuzuar demshperblimin kjo eshte nje tjeter shpulle nga ana e Rames per familjet e viktimave te 21 janarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*